Liqeni i Fierzës, thatësira mund të rrezikojë rënien në “pikën kritike”

August 6, 2018 19:45

Liqeni i Fierzës, thatësira mund të rrezikojë rënien në “pikën kritike”

Niveli i ujërave në basenin e Hidrocentralit të Fierzës mund të ulet ndjeshëm për shkak të mungesës së reshjeve të shiut dhe temperaturave të larta të muajit gusht.

Niveli i ujërave të liqenit të Fierzës ka arritur afërsisht 293 metra, pasi prurjet e ujit vazhdojnë të jenë të ulëta.

Liqeni i Fierzës, pavarësisht tendencës në rënie, vazhdon të jetë në nivele të pranueshme për periudhën, por rreziku për rënie në nivele kritike ekziston, për shkak të parashikimeve për motin e nxehtë dhe temperaturat e larta që do të shoqërojnë muajin gusht.

Gjatë muajit të kaluar, liqeni i Fierzës ishte pranë kuotës maksimale, për shkak të reshjeve të shumta që u regjistruan gjatë muajit qershor dhe fillimit të korrikut.

Në nivelin maksimal të tij prej 296 metra, liqeni i Fierzës ka një kapacitet ujëmbajtës prej 2.7 miliardë metër kub ujë. Ndërsa në nivelin e të ashtuquajturës “pikë e vdekjes” (242 metra), kapaciteti është 1.2 miliardë metër kub ujë, që nuk shfrytëzohet për prodhim energjie.

s.a/dita

August 6, 2018 19:45
Komento

2 Komente

  1. niku August 6, 22:01

    Artikull pa lidhje. Ne gusht eshte afer kuotes maksimale dhe ju thoni ne rrezik. Ne kete periudhe zakonisht eshte te 280 metra ne vitet e kaluara. Sivjet korriku ka qene me shira dhe liqeni eshte plot. Ne shtator tetor mbushet prape.

    Reply to this comment
  2. Shkelzeni August 7, 08:36

    Po u qane dhe sivjet qafshi kembet 100%e kunderta e artikullit realiteti.Mundet qe dikush ka vendosur te.vjedhe indirekt.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*