Liri Lubonja: Kur Shyqi, xhelati i sistemit, zgjidhej deputet i Partisë Demokratike për Shkodrën

December 16, 2015 16:03

Liri Lubonja: Kur Shyqi, xhelati i sistemit, zgjidhej deputet i Partisë Demokratike për Shkodrën

Prej ditësh, në frontin e përplasjeve mazhorancë-opozitë, është shtuar dhe një emër: Shyqyri Çoku, ish-hetuesi i të ndjerit At Zef Pllumi dhe i profesor Sami Repishtit. Ai u dekorua nga Ministria e Mbrojtjes si veteran i kategorisë së parë në kuadër të përvjetorit të Çlirimit, jo nominalisht por në grup, deri sa u zbulua si precedent nga media, e që më pas opozita e shndërroi në kauzë, në funksion të diskretitimin të qeverisë, që sipas saj po nderon xhelatët e diktaturës.

Dhe, pavarësisht versionit të kryeministrit Rama, ku rasti, më shumë se atë e qeverinë tij vinte nën akuzë Berishën si president në vitin 1994, njeriun që sipas tij ua sanksionoi me ligj, si nderimin e si shpërblimin financiar me një pension ekstra, zbulohet një tjetër rast ku po një person me emrin Shyqyri, jo Çoku por Çela, me statusin “xhelat i komunizmit”, jo thjesht është nderuar si adashi i tij Çoku, por madje është bërë dhe deputet. “I PS-së…”, do thoshte dikush. Jo, i PD-së.

Dhe ky fakt, vjen nga një pasazh rrëfyes i Liri Lubonjës në librin e saj memuaristik, “Larg dhe mes njerëzve”.

Komentet më pas janë të tepërta.

“….Një pasdite, Todi dhe unë, me një bidon plastik pesë litërsh, u nisëm për fat, por më kot. Duke menduar se ai mund të na buzëqeshte në Torovicë, lamë rrugën rurale dhe dolëm në asfalt, në nacionalen.  As që na kishte shkuar nëpër mend ai caku, kufiri ku duhej të shkonim. Nuk arritëm të hidhnim asnjë hap. Si për dreq, një motor që po udhëtonte me shpejtësi drejt Shkodrës, ndaloi. Në të ishte Shyqi, zv/shefi. Me atë trupin e tij të bëshëm, hapin karakteristik që u jepte posti dhe pesha këtyre individëve, eci drejt nesh, citon “Tesheshi”.

“Pse keni dalë këtu, a e dini se nuk u lejohet?” foli rëndë, ashtu siç ia kërkonte funksioni që kishte. I thamë se ishte errësirë, se…por atij nuk i duheshin hallet tona, ndaj po me ato tone lëshoi kërcënimin:

“A e dini se për këtë shkelje shkoni në burg?”

Todi, i zemëruar, ia ktheu:

“Nuk më tremb më burgu mua, sepse prej andej po vij”.

Disa çaste heshtje. Shyqi nuk e zgjati. I hipi motorit dhe u nis. Ne u kthyem në kamp me bidon bosh.

Ndoshta këtë episod nuk do ta shkruaja. Do të radhitej më dhjetëra e dhjetëra të tjerë të të gjithë shefave, inspektorëve, operativëve të Degës së Brendshme me të cilët patëm të bënim ato shtatëmbëdhjetë vjet. Porse me Shyqin ndodhi ndryshe, një gjë e papritur, e habitshme për mua që vazhdoja me atë naivitetin tim të pashërueshëm. Duke lexuar listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, ndër ata të Shkodrës, lexova: Shyqyri Çela. I zgurdullova sytë, e rilexova.

“Nuk mund të jetë ai”, mendova. Dikush tjetër ka po atë emër, mbiemër. Por jo, ishte ai, Shqyi ynë që u bë deputet i parlamentit demokratik të Shqipërisë.”

Marrë nga: “Larg dhe mes njerëzve”, (fq.284-285),

December 16, 2015 16:03
Komento

11 Komente

  1. Uskania December 16, 16:08

    Shyqi është një njeri që e nderon Shkodrën.Zonjë, mos i përplas hallet e tua te njerëzit e mirë.Kush ishit ju para se të dënohej Todi?

    Reply to this comment
    • intelektuali December 16, 16:48

      Po si s’ke pak turp moj MUTE enveriste qe flet ne kete menyre te pashembellt per nje vend qe po aderon t’i bashkohet moralit te BE-se. Po kush ishit ju o kriminela gjakatare te Enver Pederatit perpara se ky sadist ANTIKRISHT t’ja shiste BYTHEN dhe Vatanit Moskes dhe Beogradit dhe te eliminonte intelektualet properendimore dhe t’i zevendesonte ata me kafshe prehistorike te Partise se Punes, ashtu sic keni mbetur deri me sot o MUTER dhe jashteqitje te ndyra komuniste.

      Reply to this comment
      • ^^!!!^^ December 16, 18:35

        Ti mundet ti veshesh vehtes tate cdo lloj Kostumi ,
        por Intelektual ,apo dicka te tille, qe do nenkuptonte nji qenie intelektuale , s’ke asgje perbashket ,
        sepse ti nuk je njeri ne radhe te pare ,perpara se me qen intellektual .
        Nji intelektuale ,di te rrespektoj ,di te kuptoj e i drejtohet nji nene ,
        nji gruaje te nji moshte te thyer …me rrespekte jo si njeri ordiner .

        Mundet te kesh gjithcka kunder me Fatosin .djalin e saj ,
        ashtusi kemi edhe ne ,shume shqiptare per karakterin e tij si opinionist ,apo analist ,por nenen duhet t’ja rrespektoshe ,
        ashtu si do te pelqente edhe ty te rrespektonin prindrit e tu te tjeret ,e mos ti ulnin me fjalore rrugesh .

        Reply to this comment
        • intelektuali December 16, 23:43

          Je shume idiot dhe DUDUM nga intelekti se kritika ime e ashper, por e drejte eshte kunder shpellarit apo shpellares USKANIES ne DITA qe eshte vemje dhe jashteqitje pa moral qytetar e Partise se Punes dhe jo kunder zonjes se nderuar Lubonja, qe megjithese nga familje komuniste dru me pre te Partise se Punes paten guximin t’i kundervihen pederastit sadist Enver Hoxha, ashtu sic e kishin bere shume kohe me pare prinderit properendimore dhe antikomuniste te intelektualit dhe qe per kete gje u masakruan pabesisht nga Diktatori pa shkolle totalisht i paafte dhe idiot Enver Hoxha ne dallim nga Liri Lubonja e Todit e cila i mbijetoi gijotines enveriste.

          Reply to this comment
  2. TJ December 16, 16:19

    Po kush eshte sot Fatos Lubonja?! Nje servil i klasit te pare!

    Reply to this comment
  3. corrovodasi December 16, 16:28

    Pa pyete tet bir ,e di ai kete rast? Pse nuk ka shkruar ? Po jo moj ,moter Liri, ata xhelat qe I perkrah saliu jane xhelat demokrat. Ja po u drejtohem Ju motra Liri. A ishte xhelat Xhaferr Deva per Saliun ? Jo . Xhelat ishin 84 bije nenash qe skuqen rruget e Tiranes pasi I vrau Xhaferr Deva. JO me kot ia hoqi emrin rruges “Deshmret e 4 shkurtit” psi ata ishin xhelat. E Xhaferrin ,po te ishte gjalle do ta kishte deputet , me shume se ai Shyqyri Celen qe prmendni ju. PO nuk ivuri emrin e Xhaferrit rruges ,po te nipit te tij. E dihet qe nipi per dajen le koken . Ndaj kur kujtojme nipin ,kujtojme dajen. Eh moj moter Liri, Shqiperia eshte bere corap ,apo lesh e li si I themi ne te moshuarit,pasi edhe une jam po thuaj ne moshen tuaj. I thuaj atij tet biri te shkruaj edhe per keta Shyqot,por edhe per Xhaferret e Saliut e jo vetem per Edi Ramen qe eshte kundra jo vetem I Xhaferreve ,por edhe I Shyqove.

    Reply to this comment
  4. Lezhjani December 16, 17:44

    Na ishte njehere nje shoqe me emrin LIRI e tjera e tjera e tjera e tjera……

    Reply to this comment
  5. SuloKapedani December 16, 20:46

    Kèta lloj janè majmun me fytyre njeriu qe veprojne dhe flasin si tu dale fati para dhe mbrapa jetes tyre.Kur u djeg nga e djeshmja ,kruhen dhe bertasin dhe e kunderta rehatohen.Keta luftojne me morrat e trupi te tyre.

    Reply to this comment
  6. Nazim December 16, 22:53

    ore njerez, kapni thelbin e paragrafit te fundit , mos u merrni me Lirine:

    “””””Ndoshta këtë episod nuk do ta shkruaja. Do të radhitej më dhjetëra e dhjetëra të tjerë të të gjithë shefave, inspektorëve, operativëve të Degës së Brendshme me të cilët patëm të bënim ato shtatëmbëdhjetë vjet. Porse me Shyqin ndodhi ndryshe, një gjë e papritur, e habitshme për mua që vazhdoja me atë naivitetin tim të pashërueshëm. Duke lexuar listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, ndër ata të Shkodrës, lexova: Shyqyri Çela. I zgurdullova sytë, e rilexova.””””””

    Thelbi i ketij paragrafi eshte, qe sali qeni i ngre kur i do qefi xhelatet e komunizmit, dhe i zbulon dhe i hedh poshte, dhe i perdor si karde kunder komunizmit e Maxhorances, kur ja do puna ndryshe.

    Lereni Lirine rehat se i ka vuajtur aq vite sa te kete te drejte te flase. por nga toni i atyre qe shkruajne ketu duket qe jane qehajajte e sali vicidolit!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  7. alphade December 17, 00:24

    Nje shenim: Kam mbetur i shtangur kur kam marre vesht se Liria ishte motra e mikut tim
    te zemres , Guro Zeneli.
    Nderime dhe respekte per ju zonja Liri ! Nuk e kam lexuar librin tuaj ! Ne te ardhmen do
    t’me jepet mundesia per ta lexuar . Ndjej thellesisht vuajtjet tuaja: dihet nga te gjithe per-
    versiteti i luftes se klasave ne sistemin qe iku. Por lufta e eger e klasave po zhvillohet tani,
    ku gjysma e popullsise eshte hedhur kunder gjysmes tjeter. Percaresi me i madh i kombit
    shqiptar quhet Sali Milloshevici. Kjo perben tragjedine me te madhe te kombit shqiptar qe
    me ”stragjedine e tij te tensionit” , banden e tij mafioze e ka shndrruar,idem, ”Trustin e
    Lulelakres”,naziskin …….!!!!!

    Reply to this comment
  8. Saliu Komunist i pabese dhe serb.. December 17, 00:42

    As me shume e as me pak z. Liri ka permendur nje emer si Shyqyri Cela qe ka qene Z/Shef i Deges se Brendeshme e ku …. ne Shkoder, pervecse nje krimineli dhe besniku te Partise Komuniste nuk mund ti jepej nje tjetri ky ofiq i larte, ne DIKTATURE. Cfare doni me shume ore Pukjan prej Shkodre qe mbroni nje kriminel, pse ju djeg bytha apo keni hallin te mos preket Krimineli Komunisto-Fashist Sali Enver Bisha. Toca.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*