Liria e fjalës dhe si e shoh unë Europën

Naser Aliu January 13, 2015 13:13

E kuptoj lirinë, e kuptoj barazinë, e dua lirinë dhe e dua barazinë në mes njerëzve. Pa dallim gjinie, kombi apo moshe. Respektoj edhe vetëpërcaktimin gjinor. Le ta ketë mundësinë çdo njeri ta jetojë jetën e vet. Kush dëshiron ashtu siç bëj unë, duhet të orientohet vetëm në Kushtetutë, kush dëshiron të orientohet në religjion, le ta bëjë, me rëndësi është të mos synohet asgjë me dhunë. Ajo që jepet me dhunë, në rastin e parë, hidhet poshtë. Unë nuk kam asnjë nevojë për religjion, por vetëm për shtet ligjor, sepse dua të jetoj sot, jo dje.

E dua lirinë e fjalës, të shprehjes dhe pluralitetin e mendimeve. Dua dhe përpiqem të respektoj çdo ligj dhe normë të këtij shekulli dhe të kësaj Kushtetute. Dua mbi të gjitha barazinë e grave. Vetëm kjo barazi na bën të lumtur sepse na çarmatosë nga dëshira dhe pasioni për të shtypur ata që duam. Kam kuptuar mirë se unë nuk mund të ndryshoj botën, por kam marrë edhe vesh, se unë mund të jetoj i lumtur, kur pranoj të tjerët dhe universin e tyre paqësor. Çdo njeri paqësor, është një humanist. Për çdo njeri që rrezikon paqen, ka edhe një qeli të sigurt diku. Çdo fjalë e jona duhet të jetë në shërbim të përmirësimit të jetës.

Kam kolegë pune budistë, zenudistë, myslimanë, shiitë, katolikë, protestantë dhe ateistë. Të gjithë kundërshtojnë dhunën. Ata janë të gjithë njerëz të mirë dhe paqësorë. Nuk e shoh të arsyeshme as unë të distancohem nga një shqiptar që i pat prerë kokën kunatës në Gjermani, por as nuk pres që çdo mysliman të distancohet nga veprat që nuk i ka bërë dhe me të cilat nuk pajtohet. Distancimin duhet ta bëjnë ata që predikojnë, edhe atë, para popullit. Përndryshe një ditë do ta humbin të drejtën e predikimit. Mosdurimin ndaj islamit në rritje, mund ta parandalojnë predikuesit.

Nuk e dua censurën, por nuk dua të ofendojë bindjet private të njerëzve. E tmerrshme ishte masakra e Parisit. Plot ankth dhe trishtim ishte edhe ndjekja e tyre. Europa është çliruar nga obskurantizmi i vet, por popujt myslimanë nuk kanë arritur akoma tek ky iluminizim dhe eksportimi i iluminizmit dhe demokracisë, nuk mund të bëhet siç veprohet me prodhimet industriale. Shekuj kanë kaluar për t’u ngjitur Europa aty ku gjendet sot.

Hesbollahu që njihet si parti radikale, akuzoi terroristët se po dëmtojnë islamin. Kështu bëri edhe një gazetë nga Indonezia. Kjo e fundit shkruante se për ta ishte e huaj karikaturimi i profetit, por që për këtë të vriten njerëzit, ishte krejtësisht e papranueshme. Kundërshtoi edhe gazeta turke Hüriet.

Nëse përpiqem ta ndryshoj njeriun sipas dëshirës time, kurrë nuk do të jem i lumtur, sepse do të vuaj vazhdimisht për shkak të bindjeve të tyre dhe refuzimit permanent.

Ne duhet ta ndryshojmë veten, jo të ndryshojmë të tjerët. Unë ekzistoj për botën, jo bota për mua. Bota mundet pa mua, por jo unë pa botën. Bota është e bukur dhe mahnitëse pse ka shumëçka, por do t’ ishte dëshpëruese sikur të ishim të gjithë të njëjtë. Bukuria qëndron në diversitetet. E dua Kushtetutën sepse është rezultati i debateve, i ekspertëve dhe në fund, i Kuvendeve. Besoj në epërsinë e tyre intelektuale dhe përkulem para ligjeve që ata aprovojnë. Ky fakt më bën njeri të lumtur dhe më zhvesh nga prepotenca mashkullore: misogjinia dhe përbuzja e njerëzve për shkak të racës, bindjeve fetare apo orientimit seksual.

I kuptoj ata që iu bashkangjitën marshit. Shumë prej tyre, nuk janë pajtuar me karikaturat, por akti barbar prodhoi efekt të kundërt, sa edhe gazetat më konservative, në shenjë solidariteti me revistën, i publikuan në Perëndim. Rritja e fobisë ndaj islamit dhe akuzimi i të pafajshmëve, do të shkonte në dobi të terroristëve. Giovanni Sartori në hyrje të librit të tij “Homo Videns” sjellë këtë dialog të Aldous Huxley, Brave New World:

“Pse nuk iu jepni njerëzve libra mbi Zotin?”

“Për të njëjtën arsye për të cilën nuk u japim atyre Otellon; janë të vjetër; janë mbi Zotin e atëhershëm, qindra vite më parë. Jo për Zotin e sotshëm”.

“Mirëpo Zoti nuk ndryshon”.

“Po, mirëpo njerëzit ndryshojnë.”

Sa më parë kleri të kuptojë se njeriu ndryshon, aq më të lumtur do të jetojnë njerëzit dhe popujt. Edi Rama prezantoi me sukses qytetërimin e lartë shqiptar. Na bëri edhe një herë krenarë. Ne jemi ata klerikë që u shfaqën në fotografi me Edi Ramën. Kjo gjendje nuk ndryshohet as me luftë, as me dhunë. Ne jemi kombi më delikat në Europë. Në tolerancën fetare qëndron mbijetesa si komb, përndryshe përjetojmë fatin e fqinjëve, ku religjioni ka krijuar kombe. Dhe, sa herë vriten njerëzit në emër të zotit, më bie ndërmend Enver Hoxha…

Naser Aliu January 13, 2015 13:13
Komento

6 Komente

  1. Urimi Kukes January 13, 14:07

    Gjithcka e sakte z. Aliu

    Reply to this comment
  2. Era January 13, 15:31

    Ku e ke llafin o Ali? Se rreth e qark i ke rene dhe s’merret vesh se cdo te thuash

    Reply to this comment
  3. shqiptar sharri. January 13, 16:19

    jo,gjithcka e sakt urimi kues!
    E’para naser aliu,nuk i bie pikes,ai shkon verdall dhe nuk shkon ku duhatdhe ne funde e thot sesa here jan vrare ne emer te zotit,me shkon mendja te Enver Hoxha.
    Cka ka dashte te thot,une e kuptoi mes rreshtave.Se,enveri paska vrar ne emer te ti,une keshtu e kuptoi.Po,verdall shkon,se nuk e thot se eshte hipokrit,nuk eshte realist dhe jodemagog,po te dyja i ka hipokrit dhe demagog.Thot se krejt njerzit jan te mir ne fet e veta,ndagort,por pse nuk e thot se menxyren e ktyre teroristve fanatik musliman por dhe te krishter dikushi i ushqen me ushqimin e paras,lekut,dollarit,sterlinges,euro,e kshtu me radhe.Neser del prap ajo gazet satirike me levdatat ma te mdhaja per 3,milon kopje!!
    Cfar i thon ksaj,a’nuk i thon hudhje benzin zjarit,a nuk i thon edhe nji provokim ndaj 2,miliard muslimanve,qe mesigura nji miliarde e gjysem jan kunder ktyre fanatikve terorist,a nuk i percmon kta musliman ky veprim i ksaj gazete qe bene punen e djallite te dreqit,ne emer te liris,fjales dhe shkrimit,pra ne emer te demokracis demagogjike???Pra,kjo nuk eshte rastsi,krejt predikusit musliman thon,se ne fen ton nuk i kemi,asnji profet me portrete,apo karikatura,pra isa,muhameti,aliu,musa jan po tonet,por nuk i kemi me fotografi aqi me pak karikatura.Pse,kta nuk e respektoin kodin e muslimanit?A’kene bere muslimanet karikaturat e fes krishtere,jo nuk i kan bere se kodin e vet e respektoin,por i respakktoin dhe profetet krishter.Kurse kta lujn me karikaturen e muhametit si me qen,PINK PANTER,e jo profet.Pra une i bie pikes.Pas ktyre menxyrave qendroin,mosadi,izraelit,dhe sherbimet si:udb-kgb-cia-dhe ajo angleze e franceze,te paguara nga lobi i armeve qe prodhohen me shumic per te vrar e shkatruar popuj e shtete,dhe e bejn ne emer te fes islame,kjo eshte e verteta,e jo enver hoxha apo ndonji qefli i pa din e pa iman.

    Reply to this comment
  4. Etem January 13, 18:02

    Enver Hoxha ndaloi te ligen, keshtu e kuptoj une

    Reply to this comment
  5. info analitike January 13, 20:25

    Ja se sin e ndaloi te ligen Enver Hoxha, le ta lexoje me vemendje ky i shqarrit se i freskon pak idete:
    http://www.gazetatema.net/web/2015/01/13/dossier-historia-e-shqiptarit-qe-tentoi-ti-shpetoje-burgut-serb-por-perfundoi-ne-ferrin-komunist/

    Reply to this comment
  6. Damiano Damiani January 15, 01:56

    Ti i ” infos ” je mendjelehte. Ai burri i denuar ( na duhet te ndiejme dhimbje, apriori ) mund te kete qene nje njeri i ndershem por, po kaq mundesi ka pasur, qe te kete qene edhe nje individ te cilin UDB e futi ne burg ne Jugosllavi dhe pasi e perpunoi dhe e beri te vetin, i tha: ” Shko ne Shqiperi, tregoju se te kemi burgosur, na shaj sa te mundesh por mos harro te besh kete dhe ate, te mbledhesh informacione sekrete, te besh njerezit e pakenaqur me shtetin e atjeshem dhe te zbatosh porosite qe ne do te dergojme nepermjet rrjetit tone agjenturor…etj” keto duken si fantazi por keshtu ka funksionuar dhe keshtu funksionon edhe sot kjo bote. Ka pasur me qindra kosovare te ndershem qe paten ardhur ne Shqiperi dhe vazhduan edhe shkollat e larta dhe nuk i gjeti asgje e keqe. Ka pasur edhe nga ata qe e pesuan. Se, sa e pesuan me te drejte dhe sapa te drejte, kete nuk mund ta percaktojeasnjeri nga ne por vetem arkivat.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*