Lirimi i trafikantit, KLD hetim vendimit të gjyqtarit të Vlorës

October 12, 2017 15:48

Lirimi i trafikantit, KLD hetim vendimit të gjyqtarit të Vlorës

 

Këshilli i Lartë i Drejtësisë nisi verifikimet lidhur me vendimin e gjyqtarit të Vlorës, Arqile Basho dhe mënyrës se si ai ka liruar një të arrestuar për 5 tonë drogë në fshatin Llakatund.

Mësohet se inspektorët kërkojnë nga gjykata jo vetëm vendimet e shpallura dhe procesverbalet, por edhe mënyrën se si është rihedhur shorti i gjyqit, duke qenë se gjyqtari i mëparshëm që kishte vendosur “arrest me burg” ishte zëvendësuar me gjyqtarin Arqile Basho, që ka dhënë vendimin për lirim.

Por në dosjen “Llakatundi”, emër i marrë nga fshati ku u sekuestrua në disa shtëpi saisia rekord prej 15 tonë hashash, aktualisht nuk ka asnjë në paraburgim.

Prokuroria e Vlorës thotë se Gjykata e Vlores ka liruar të 7 të arrestuarit për drogë, një vendim që akuza pritet ta apelojë. Të dyshuarit kanë lënë qelinë njëri pas tjetrit, me argumentin se nuk provohet qe 15 tonët e drogës iu përkasin atyre.

October 12, 2017 15:48
Komento

4 Komente

  1. ??? October 12, 16:08

    5 ton dhe jo 5 tone, per te mos permendur pastaj nese eshte 5 ton apo 15 ton. Gazetar idiot!

    Reply to this comment
  2. mali October 12, 19:13

    Sic duket vettingu do filloje me Arqile Bashen,i cili,vendimin e lirimit te llakatundasit e ka marre duke e lyer mire rroten me euro.Arqileja nje gjyq formal per efekt pensioni,po te kontrollosh praktiken gjyqesore te gjashtemojorit te dyte te 2016 dhe te gjashtemujorit te pare te 2017 e coi nje vit e ca,me avokate Luljeta Cunin,kuptohet pa kerkuar dhe pa marre ryshfet,thjesht per njohjen e disa viteve pune.Kurse ky rasti i droges dhe vendimi ekspres per lirim nga burgu per 5 ton droge,eshte shume serioz.Para ca ditesh nje tjeter person u denua me burg vetem per disa gram droge,lexova ne shtypin e perditshem.Si ka mundesi te permbyset nje vendim i meparshem me arrest ne burg dhe te shnderrohet me lirim nga burgu per 5 ton droge?!Po shorti,si u zgjodh ky derdimen i quajtur “gjyqtar” Eshte nje rrjet merimange i gjithe qe me te drejte duhet shkulur ne ate gjykate dhe urgjentisht!

    Reply to this comment
  3. Arben October 12, 22:25

    PO KLD, QE E SHET VENDIN E GJYQTARIT

    ME 150,000 EURO, KUSH DO TA MARRE NE

    HETIM????????????!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  4. Arben October 13, 13:37

    LESHONI KOMENTET PER KRIMINELAT E KLD

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*