Lirimi i Genc Tafilit, Meta kërkon hetim për Gjykatën e Krujës
Nga Arkiva
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për lirimin nga burgu të Genc Tafilit.
Tafili është liruar me kusht nga gjykata e Krujës pasi kreu 17 vite burg, nga 25 vite burg që ishte dënuar për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftari
Presidenti Meta ka kërkuar menjëherë nga Inspektoriati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që në përputhje me kërkesat e ligjit, të fillojë urgjentisht verifikimin e rastit në fjalë dhe veprimtarinë proceduriale të kësaj gjykate.
“Presidenti i Republikës, me cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi u njoh me lajmin dhe reagimin publik të institucionit të Prokurorisë, për veprimtarinë e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, në lidhje me lirimin e shtetasit Genc Tafili, ka urdhëruar menjëherë Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që në përputhje me kërkesat e ligjit, të fillojë urgjentisht verifikimin e rastit në fjalë dhe veprimtarinë proceduriale të kësaj gjykate.
Presidenti i Republikës garanton se pretendimet e institucionit të Prokurorisë do të verifikohen nga Inspektoriati dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në përputhje me kushtet dhe kriteret e ligjit.
Presidenti i Republikës mbështet të gjitha institucionet ligjzbatuese dhe Prokurorinë në veprimtarinë e tyre, në luftën kundër krimit dhe sundimit të ligjit”, thuhet në dekklaratën e Presidencës.
Prokuroria ka qenë kundër, dhe ka vendosur apelimin e vendimit të Gjykatës së Krujës.
Prokuroria argumenton se vepra penale për të cilin ishte dënuar Tafili nuk përfiton lirim me kusht.
Genc Tafili kreu 17 vite burg nga 25 që u dënua për vrasjen e Arben Zylyftarit në vitin 2000 gjatë një shkëmbimi zjarri.
Uhuu “nje rishikim” nga Keshilli I Larte I Kenetes dhe te puth halla ne dy faqe.. Po beni “detyren”. Gjyqtari I Gjon Gjinit (me ore floriri) ne pensjon me leket e Tafilit.. Sa me qindra e qindra raste ka, kjo eshte nje pike beshtyme ne detin e korrupsjonit.. Vrasje e klasit te pare me paramendim te uniformes me 17 vite burg neto.. Cfare sistemi kolaps do shkoj po te ikni ju, ju kolaps jeni.. Per ibret te zotit…
Reagim i drejte