Kryepolici Didi largon “grupin çiftelia” nga Policia e Shtetit

Mariglen Mullai June 5, 2014 08:45

Kryepolici Didi largon “grupin  çiftelia” nga Policia e Shtetit

Pesë nga ish-krerët më të lartë të Policisë së Shtetit janë liruar nga detyra dje, pas një urdhëri të firmosur nga kryepolici aktual Artan Didi. Dy prej këtyre emrave, Tonin Voci dhe Nikolin Bala u akuzuan asokohe për lidhje me Arben Frrokun, të akuzuarin për vrasjen e komisarit të Kombinatit, Dritan Lamaj, pasi u publikua një foto me çifteli. Të dy ish-krerët e lartë reaguan, duke thënë se fotoja ishte shkrepur para acarimit të mardhënieve mes Lamajt dhe Frrokut dhe se nuk kishin njohje personale me të. Shefat e liruar nga detyra që nga 1 qershori mbanin gradën Drejtues i Parë, teksa detyra aktuale që mbanin ishte ajo e specialistëve të koordinimit në Drejtorinë e Studimeve Strategjike në Policinë e Shtetit. Në listën e të larguarve janë Astrit Halili, Tonin Voci, Arjan Bozhgaj, Nikolin Bala dhe Artan Cuku. Motivacioni zyrtar i lirimit është “shkurtim funksioni organik dhe pamundësi emërimi në një detyrë tjetër” neni 57 pika 2 gërma b e ligjit për Policinë e Shtetit. Sipas urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Artan Didi ndaj këtyre punonjësve të policisë ndërpriten marrëdhëniet financiare që nga data 1 Qershor 2014.

 

Grupi “çiftelia”

Dy nga emrat që spikasin janë Tonin Voci, ish-zv/drejtor i Përgjithshëm i policië dhe njëkohësisht ish-kreu i Krimeve të Rënda si dhe Nikolin Bala edhe ai ish-zv/drejtor i Përgjithshëm i Policisë dhe ish-drejtues i Forcave Operacionale. Një foto në Dajt, me Arben Frrokun, të akuzuarin për vrasjen e komisarit të Kombinatit, Dritan Lamaj, ku ata kishin pozuar me çifteli shkaktoi një debat të ashpër politik. Partia Socialiste i akuzoi këta ish-shefa për lidhje me Frroun. Të dy ish-krerët e lartë reaguan, duke thënë se fotoja ishte shkrepur para acarimit të mardhënieve mes Lamajt dhe Frrokut dhe se nuk kishin njohje personale. Në fotografi dukej edhe ish-nr 2 i policisë Agron Kuliçaj.

 

Tre shefat e tjerë

Një ndër emrat e tjerë që u largua nga policia është edhe Astrit Halili, ish-Drejtor i Standardeve Profesionale në polici. Por Halili ka punuar për një kohë të gjatë në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në polici, post në të cilin pati sukseset përkatëse në arrestimin e policëve të korruptuar, por edhe akuza të ashpra nga politika. Atë e akuzojnë politikisht për njohje me ish-kryeministrin Berisha. Arjan Bozhgaj, ish-drejtori i policisë së Fierit është i katërti në listën e të larguarve, ndërsa i fundit është Artan Cuku, ish-drejtori i policisë së Qarkut Vlorë dhe ish-zv-drejtor në Policinë e Tiranës.

 

Tenderat e reklamave, në Prokurori Imami dhe Burgaj: Respektuam ligjin

Për t’u dhënë “dorën e fundit” hetimeve për abuzimet me tenderat e reklamave, prokurorët e njësisë Task-Forcë, në Tiranë morën në pyetje ish-ministrin e Mbrojtjes Arben Imamin dhe ish-drejtorin e Policisë së Shtetit Hysni Burgajn. Nga burimet pranë organit të akuzës mësohet se 2 ish-zyrtarët e lartë janë pyetur për rreth dy orë mbi çështjen e tenderave të reklamave, që janë administruar nga ushtria dhe policia para 4 vitesh. Për abuzimet e pretenduara se kanë ndodhur në vitin 2010, ish-zyrtarët e dy institucioneve më të rëndësishme të sigurisë në vend janë pyetur edhe disa ditë më parë nga prokurorët e çështjes. Burime nga organi i akuzës së kryeqytetit kanë pohuar se Imami është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni, duke qenë se drejtonte Mbrojtjen, në kohën kur janë kryer abuzimet. Sipas dëshmisë së Imamit e të gjitha proçedurat e tenderimit janë kryer në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave. Gjatë pyetjes së djeshme Imami insistoi se kishte zbatuar ligjin dhe se nuk kreu ndonjë shkelje. Me këtë tender punoi komisioni i vlerësimit të ofertave në Ministrinë e Mbrojtjes. Bëhet fjalë për një shumë 1.2 milion euro që është shpenzuar në këtë drejtim, duke përdorur argumentit e futjes së ushtrisë shqiptare në aleancën e madhe të NATO-s. Të gjitha spotet janë kryer duke pasqyruar arritjen e ushtrisë shqiptare, përfshirë këtu dhe futjen e saj në NATO. Edhe Hysni Burgaj ka përdorur të njëjtën logjikë në shpjegimet e tij, ku mësohet se ka sqaruar pozicionin e tij, sipas të cilit vetëm sa ka respektuar VKM-në, në procesin e tenderimit. Akuzat u bënë publike më 9 dhjetor të këtij viti, kur Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli tha se Imami se kishte abuzuar me 1.2 milionë dollarë të taksapaguesve shqiptare, me “shpërdorim të detyrës” dhe “shkeljen e barazisë në tendera”. Ndërkaq, e njëjta akuzë është ngritur edhe për Hysni Burgajn, i cili është akuzuar nga drejtuesit aktualë të Ministrisë së Brendshme se ka abuzuar me 3 milionë dollarë. Në dosjen e akuzës thuhet se Burgaj dhe ish-zyrtarë të policisë së shtetit favorizuan kompani të caktuara mediatike, në vitin 2010, kryesisht një televizion kombëtar. Në fokus janë disa spote televizive për liberalizimin e vizave, të financuara nga Policia e Shtetit.

Mariglen Mullai June 5, 2014 08:45
Komento

21 Komente

  1. Naimi, Burrel June 4, 16:57

    Gjate i keni mbajtur ne ato poste, çfare prisni nga ata qe i jane lepire Sali Berishes per gjithçka. Te mos harrojme se pikerisht ky takem organizon shume paudhesi ne kete vend. Ne rrethe keni ende militante te PD-se qe nuk meritojne me shume se çobanë.

    Reply to this comment
  2. Nevrus June 4, 17:24

    Lirohen drejtuesit duhet shkruar, dhe jo ish drejtuesit.Pas lirimit ato behen ish.

    Reply to this comment
  3. Naci June 4, 18:08

    Tani grupi qiftelia te pregaditet per koncertin e radhes tek burgu i burrelit. Keshtu i priten fijet Sali kriminelit…..por kujdes mos te ndertoj fije te reja te kesaj natyre rilindja.

    Reply to this comment
  4. ben June 4, 19:45

    Eshte shkarkuar grupi ” Ciftelia”

    Reply to this comment
  5. baffo June 4, 20:19

    Jeni te vonuar duhet te ishin shkarkuar me pare boll i degjuam tuj kenu rrok me cifteli tani po presim te kendojne ne QELI

    Reply to this comment
  6. Meteh June 5, 06:34

    Z.Tahiri & Didi,pastroni policin nga qelbesirat e Saliut qe te shpetoi shqiperia,te gjth i kaloni ne “SKANER”,jeni me vones.

    Reply to this comment
  7. ARBEN June 5, 07:45

    Nuk e di nese vegjeton prape ne pelicin e shtetit kllouni Gjergji Jorgo

    Reply to this comment
  8. SEMI June 5, 08:14

    JAN SHUM PER TU SHKARKUAR , POR KENI VENDOS SHUM DREJTUES QE NE KOHEN E PD KAN QENE DREJTORA DHE PER KETE JAN TE REVOLTUAR ANTARET E SE MAJTES QE AKOMA PAS 9VITESH JAN TE PAPUNE .

    Reply to this comment
    • Tani June 5, 20:49

      Mua si shtetas i thjeshtë, pa lidhje me partitë politike, nuk më rruhet fare që të majtët kanë 9 vite pa punë. Po ashtu më bëhet qefi që morrat politikë të djathte po zbythen prej këtyre zyrave. Zyrat e shtetit nuk janë zyra pune, hiqeni nga mendja atë gjë. Vendin e punës ta marri ai që përmbush kriteret dhe jo ai që ka librezë partie në xhep.
      Nqse kjo llogjika juaj e punësimit me baza partiake konsiderohet e pranueshme ai shtet nuk ka për t’u bëre kurrë shtet funksional.

      Reply to this comment
  9. Artit June 5, 09:48

    E si mund te hyjme ne Evrope ne me keta militante injornate qe komentojne ketu. Fatkeqsi e madhe e kombit shqiptar, sepse nuk e dine fare qe mes ketyre emrave kishte njerez te ndershem te perkushtuar qe kane punuar me shume me te majten dhe biles jane te majte ne gen brez pas brezi dhe e kane mbajt punen nepermjet profesionalizimit e jo militantizmit… Por sot e rendeishme eshte te jesh militant i njeres apo tjeteres pale dhe i ke te gjitha! Mjere ky popull!!

    Reply to this comment
  10. Jozi June 5, 09:50

    LLUMI SHOQERIS SHQIPTARE

    Reply to this comment
  11. pro dhe kunder June 5, 10:19

    -me vjen mire per reformat,qe po ben Tani ,por duhet te mos vishni me pushtet njerez qe nuk dine te perdorin pushtetin,dhe gabojne se s’dine te perballen me shoferat,s’dine ti s’qarojne..dhe zbehin..

    Reply to this comment
  12. alfa June 5, 10:29

    Qelia , vetem qelia per keta hajna !

    Reply to this comment
  13. pro dhe kunder June 5, 10:43

    …punen e tyre kur u marrin patentat,se s’dine ti s’qarojne.Po te drejten e shoferit kur eshte ne rregull kush e mbron??

    Reply to this comment
  14. info analitike June 5, 11:06

    Kane hequr grupin ciftelia e kane vendosur grupin gerneta.

    Reply to this comment
  15. inf June 5, 11:14

    jane mbledh kreminelat e policese
    hajdutet grrabitsit e njerzeve te gjithe kane nji simbol don Berishen
    kryetar banditin tradhtarin vrasesin .
    ky eshte grupi çiftelia i kryesuar nga krye hajni salih .
    Ne butg ju o rrencake ju o kreminela qe keni vra e pre njerzit diten per diell

    Reply to this comment
  16. Fari Balliu June 5, 14:35

    More cpaska ndodhur? po si hiqen nga policia keta “Personalitete”????Po i shkreti nipi i Metushes (Arjan Bozha) si beri gje luli,se mbesen e Metushes e ka grua Luli!?….More po si i lat nje vit ne pune keta ?? Po ka krim ne shqiperi,qe te mos kene gisht keta??? Turp qe i late kaq kohe,dhe shyqyr qe i shporret!!

    Reply to this comment
  17. bledi June 5, 17:41

    futen ne greva urie keta plehra,,nje vit behet tani e keta akoma ne pushtet,ky eshte kulmi,socialistet pa pune e keta livadhisin vete e familjaret e tyre,ka nga ata qe ne muajin e fundit te pushtetit te pd nderruan teseren e tani prap jane ne detyra, i shesin dhe tangarllek njerezve te thjeshte socialiste.duhet te filloje dhe skaneri per detyra me te thjeshta si drejtor shkolle p.sh.te iken truri kur degjon se persona te cilet kane grisur kepucet per fushate kunder ps jane akoma ne detyre se gjoja kane nderruar teseren,mos te harrojme se zgjedhjet lokale jane afer e keta drejtore punojne nen rrogoz kunder ps,eshte e sigurte se ata mezi presin te nderrojne prap teseren..!

    Reply to this comment
  18. Talebani June 18, 11:45

    Shqiptaret jane te zhgenjyer nga rilindja e Rames. Pse ia dhame voten qe te vepronte njesoj si Pd?! Edhe heqjet nga puna po behem me mllefe personale dhe krahinore. Sa per dijeni Astrit Halilaj ska lidhje me “grupin çiftelia” . Ska qene asnjehere ne dreka a darka me ata tipa dhe ska lidhje karakteri dhe personaliteti I tij me ata te çiftlise pavaresisht se eshte tropojan. E njoh personalisht dhe nese do ishin gjithe tropojanet si ai, do ishte ndryshe .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*