Lirohen dy të akuzuarit për planifikim sulmi në ndeshjen ndaj Izraelit

November 7, 2017 17:44

Lirohen dy të akuzuarit për planifikim sulmi në ndeshjen ndaj Izraelit

Janë lënë të lirë dy nga katër të akuzuarit për planifikim sulmi gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndryshuar sot masën e sigurisë për Xhevair Fishtin dhe Medat Hasanin nga ‘Arrest në burg’ në ‘Arrest në shtëpie’ .

Ndryshimi i masës së sigurisë erdhi pasi ka përfunduar afati i paraburgimit ndaj tyre, ndërkohë që hetimi për ta vazhdon.

Xhevair Fishti dhe Medat Hasani akuzohen për ‘Veprimtari terroriste’ dhe ‘Nxitje të urrejtjes’.

Imami i vetëshpallur i xhamisë së fshatit Kastriot në Dibër, Xhezair Fishti  dhe  ish-efektivi i forcave komando të Ushtrisë Medat Hasani u arrestuan në nëntor të vitit të kaluar së bashku me shtetasit Bekim Protopapa me profesion mjek dhe berberin Ergys Faslija.

Të katër shqiptarët, dyshohet se do të ndihmonin disa shtetas nga Kosova dhe Maqedonia, të cilët po planifikonin kryerjen e akteve terroriste në Shqipëri, gjatë ndeshjes së futbollit mes kombëtares shqiptare dhe asaj izraelite që do të zhvillohej në stadiumin “Loro Boriçi”.

November 7, 2017 17:44
Komento

2 Komente

  1. Arben November 7, 19:09

    LUFTE E HAPUR NDAJ FESE ISLAME.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim