Lirohet Endrit Dokle, anëtari i bandës së Durrësit i dënuar me burgim të përjetshëm

January 14, 2020 17:51

Lirohet Endrit Dokle, anëtari i bandës së Durrësit i dënuar me burgim të përjetshëm

Është liruar nga burgu Endrit Dokle, anëtar i bandës së Durrësit dhe i dënuar më parë me burgim të përjetshëm.

Ka qenë gjyqtarja Enkeleda Hoxha, në Gjykatën e Krujës, që ka marrë vendimin për lirmin e Doklës.

Avokati i Dokles ka deklaruar gjatë seancës se klienti i tij “ka kryer 25 vite burgim dhe është sjellë mirë”.

Ai gjithashtu deklaroi se Dokle nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Dokle kishte kërkuar më parë rrëzimin e dënimit me burgim të përjetshëm, por kërkesa nuk u pranua nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2017.

Ndërkohë që Gjykata e Krujës ka vendosur tani për lirimin e tij.

Përveç burgimit të përjetshëm si anëtar i bandës së Durrësit, ku akuzohej për disa vrasje, plagosje dhe krime të tjera, Doke ishte dënuar edhe me 16 vite të tjera heqje lirie për shkak se drejtonte trafikun e drogës nga burgu.

Ai ishte anëtari i vetëm i bandës që ishte dënuar me burgim të përjetshëm, por tani, ashtu si shumica e anëtarëve të tjerë, do të rikthehet sërish i lirë në rrugë.

 

l.h/ dita

January 14, 2020 17:51
Komento

2 Komente

  1. mirel January 14, 17:58

    Shume mire. Shqiperia po i rikthehet 97es.
    Koha te qerrohen dhe ca plera te tjera.
    Njeri tjetrin do vrasin, po me kete rast te heqim qafe dhe politikanet do jete shume mire.

    Reply to this comment
  2. Rruga e Elbasanit January 14, 18:45

    I dashka vajtur Namikut per nje kafe, “shyqyr qe t’u liru nipcja”!
    Drejtesia qe “e ka marre ne dore Amerika” qe “po e reformon Amerika” apo “nen kujdesin e Amerikes”…dhe pastaj Kronika e Zeze “U vra Filan-Fisteku, dyshohet per hakmarrje. Viktima ishte me precedente penale per vrasje…”
    Kjo eshte ajo Drejtesia “alla amerikane” qe na paska importu ketu Sekretaresha Leyla e Rruges Elbasanit. Ta gezojme!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*