Lirohet nga burgu adoleshentja palestineze që dhunoi ushtarin izraelit

July 29, 2018 11:34

Lirohet nga burgu adoleshentja palestineze që dhunoi ushtarin izraelit

Ahed Tamimi, e njohur si adoleshentja palestineze, që u filmua duke i dhënë një shuplakë ushtarit izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar nga forcat e shtetit hebre, është liruar pas tetë muajsh në burg.

Videoja ku Ahed Tamimi goditi ushtarin jashtë shtëpisë së saj në Nabi Saleh vitin e kaluar u bë virale dhe u duartrokit nga e gjithë bota. Për palestinezët ajo u bë simbol i rezistencës ndaj okupimit izraelit, por shumë izraelitë e shohin atë si një krijuese problemesh që kërkon reklamim.

Ajo u prit me duartrokitje teksa u kthye në qytetin e saj. “Rezistenca do të vazhdojë derisa okupimi të hiqet”, i tha ajo turmës.

Gjashtëmbëdhjetë vjeçare në kohën kur dhuroi shuplakën fatale, mbi të fillimisht rënduan 12 akuza për sulmin, nxitjen, ndërhyrjen dhe hedhjen e gurëve.

Në mars, ajo ra dakord të pranonte fajin për katër nga akuzat, duke përfshirë nxitjen dhe sulmin. Ahed Tamimi u filmua nga nëna e saj, Nariman, duke bërtitur dhe duke sharë dy ushtarë në rrugë më 15 dhjetor 2017. Incidenti u transmetua në faqen e Facebook të Nariman Tamimit dhe videoja e konfrontimit u pa gjerësisht. Në pamjet e publikuara duket teksa ajo godet në fytyrë një ushtar dhe kërcënon tjetrin.

Ahed Tamimi tha në një seancë dëgjimore para gjyqit se ajo kishte sulmuar ushtarët, sepse ajo kishte parë ata të gjuanin kushëririn e saj 15-vjeçar Mohammed në kokë me një plumb gome të njëjtën ditë.

Rasti i Ahed Tamimit nxiti një shpërthim të pikëpamjeve thellësisht të kundërta mes izraelitëve dhe palestinezëve. Pas incidentit, Ministri i Arsimit i Izraelit Naftali Bennett tha se ajo meriton të “kalbet në burg”.

Nëna e saj u akuzua gjithashtu për nxitje në mediat sociale dhe sulme. Për palestinezët, ajo është bërë një ikonë kombëtare pasi ata e shohin si akt trimërie gjestin e saj ndaj ushtarëve. Fytyra e saj është shfaqur në muret e rrugëve dhe postera, ndërsa një peticion online i organizuar nga i ati i saj duke bërë thirrje për lirimin e saj grumbulloi 1.7 milion firma.

l.h/ dita

July 29, 2018 11:34
Komento

1 Koment

  1. Arben July 29, 15:10

    Civile palestineze e paarmatosur, qe ka dhunuar

    Ushtaret cifut.

    O juve qe shpikni nga keta tituj ku ti keni.

    Sionistet do te paguajne me gjakun e tyre nje me nje

    Te gjitha krimet qe kane bere.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*