Lirohet polici që ishte i ulur në tavolinë me Elton Çiçën

July 20, 2016 11:12

Lirohet polici që ishte i ulur në tavolinë me Elton Çiçën

Lirohet polici Alban Trimi që u gjend i ulur në tavolinë me Elton Çiçën, që u vra në një lokal kohë më parë në Bllok.

Gjykata ka zbutur sot masën e sigurisë për të, nga ”arrest me burg” në ”arrest shtëpie”. Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata caktoi ditë më parë masën “arrest në burg” për shtetasin Alban Trimi, i cili dyshohet se gjatë kohës që ishte ulur në tavolinën e lokalit ku u vra Elton Çiça, ka prishur provat.

Çiça, me funksion oficer policie në Komisariatin nr.5, në Tiranë, është i dyshuar për veprat penale të “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, “Shpërdorim i detyrës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

“Nga veprimet e deritanishme hetimore të Prokurorisë së Tiranë, rezulton se i dyshuari, i cili ka qenë i pranishëm në atentatin e ndodhur në datën 01.05.2016 në lokalin “D..N…” në Tiranë, ku mbeti i vdekur shtetasin Elton Çiça, ka fshehur armën e zjarrit dhe telefonin celular që mbante me vete viktima.

Pas kqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë së lokalit ku ndodhi ngjarja, Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhërin e ndalimit ndaj tij, si i dyshuar për veprat e mësipërme. Urdhëri i ndalimit është ekzekutuar nga ana e Policisë së Shtetit pas dy ditësh, për faktin se ai nuk u gjet. Nga verifikimet rezultoi se i dyshuari ka qenë në Tepelenë, në varrimin e viktimës Elton Çiça dhe më pas është kthyer në Tiranë, ku është bërë i mundur edhe ndalimi i tij”, bën me dije Prokuroria.

July 20, 2016 11:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim