LISTA: 17 gjyqtarët në garë për Strasburgun

April 20, 2018 14:31

LISTA: 17 gjyqtarët në garë për Strasburgun

Kryeministria ka bërë publike listën e 17 gjyqtarëve që kanë aplikuar në garën për të qënë gjyqtari i ri i Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Në një njoftim të fundit, kryeministria njofton zyrtarisht emrat që kanë aplikuar, për të cilët thekson se më parë duhet të kalojnë në procesin e Vettingut.

Njoftimi i Kryeministrisë

Në kuadër të procesit për zgjedhjen e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Këshilli i Evropës i ka kërkuar qeverisë shqiptare të paraqesë listën me propozime për tri kandidaturat më të përshtatshme për këtë pozicion.

Më poshtë paraqitet lista e aplikantëve për kandidat për pozicionin e mësipërm, sipas renditjes alfabetike:

Altina Xhoxhaj

    Arben Braçe

    Asllan Karaj

    Darian Pavli

    Darjel Sina

    Elira Kokona

    Genci Bilali

    Jonela Kita

    Marjana Semini

    Oriona Muçollari

    Përparim Kalo

    Rezarta Tahiraj

    Sinan Tafaj

    Sokol Berberi

    Sokol Hasani

    Sonila Bejtja

    Suzana Frashëri

Siç është komunikuar edhe në njoftimin për aplikim,

Duke marrë në konsideratë rëndësinë e integritetit profesional e moral, si dhe pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë shqiptare, por edhe të përfaqësuesve shqiptarë në trupat ndërkombëtare gjyqësore, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, aplikantët për kandidat për pozicionin e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në GJEDNJ do t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit kalimtar (Vetting-ut), si më poshtë:

Aplikantët për pozicionin e gjyqtarit në GJEDNJ, që mbajnë funksionet e parashikuara nga pikat 3 e 4 (fjalia e parë), të nenit 179/b, të Kushtetutës, rivlerësohen ex officio, nga institucionet e rivlerësimit;

Aplikantët për pozicionin e gjyqtarit në GJEDNJ, që vijnë nga radhët e ish-gjyqtarëve, ish-prokurorëve, ish-këshilltarëve ligjorë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, të cilët kanë punuar në këto pozicione të paktën tre vjet, do t’i nënshtrohen parimeve të pikës 3, të këtij njoftimi. Por, nëse dëshirojnë, mund të rivlerësohen nga institucionet e rivlerësimit, në përputhje me pikën 4 (fjalia e dytë), të nenit 179/b, të Kushtetutës;

Aplikantët e tjerë, profesionistë të së drejtës, që nuk përfshihen në kategoritë e përmendura në pikat 1 e 2, do t’u nënshtrohen parimeve që qëndrojnë në themel të procesit të rivlerësimit (Vetting-ut), të cilat lidhen me çështje të vlerësimit të pasurisë, kontrollit të figurës dhe të vlerësimit profesional, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.

Pas përfundimit të këtij procesi si dhe vlerësimit të dosjeve të aplikimit, aplikantët do të njoftohen për kryerjen e intervistës.

o.j/dita

April 20, 2018 14:31
Komento

3 Komente

  1. Adih April 20, 17:18

    Paga e nje gjygjtari ne Strasbourg eshte sa roga e nje ministri ne Gjermani.Nuk e di e mbajne per vehte 100% kete rroge apo e ndajne me ata qe i emerojne .(Metode Kineze)Me gjithate ne gjykaten e strasbourgut ,keta gjygjtare nuk kane shanc fare te lepijne ndonje kocke ,nuk vjen fare ne pyetje dhe me kryesorja ,nuk i fershkellen njeri ,per te mbrojtur vendimet kundra shtetit Shqiptar ne Strasbourg.,. Eshte per te qare e per te qeshur ,shteti i drejtuar nga neokomunistet kondra prone ,te ketyre 28 viteve ,i ka humbur te gjitha gjygjet ,dhe akoma shkelet kushtetuta ,konkretisht per pronat ,dhe paguajme ne delet qorre me taksat tona keto milioana Dhe ky Rama anti prone del e komonikon pa pike turpi dhe jep udhezime , Sinqerisht ,une personalisht nuk do punoja gjygjtare ,e aq me shume ne gjyk e Strasbourgut ,se do me vinte turp, kur politikanet e shtetit tim te pjerdhur e hajdut e te pa pergjegjshem , shkelin te drejtat e njeriut, nenin 181 posacerisht per pronat. Qofshi ju o gjygjtare, si punoni ,ju ka rene morali dhe dinjiteti ne hale.,e pa besueshme .

    Reply to this comment
    • Evropa April 20, 19:41

      Akoma se ke kuptuar qe gjyqtaret ne Strasburg nuk mbrojne shtetin por e gjykojne ate kur 15 te drejtat themelore te mbrojtura nga Konventa e te drejtave te njeriut shkelen nga te treja shkallet e gjykatave shqiptare.

      Reply to this comment
  2. info analitike April 20, 18:54

    U ne barcalete kjo Pune. Ore po 3 nere UA kthyen e Sokol Berberin nuk e hoqet qe nuk e hoqet nga lista.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*