LISTA: 29 dokumentet që nuk kërkohen më në sportelet shtetërore

February 19, 2018 20:27

LISTA: 29 dokumentet që nuk kërkohen më në sportelet shtetërore

Nuk do të jetë më e nevojshme që të sorollateni nëpër sportelet e institucioneve shtetërore për siguruar dokumentet që ju duhen për kryerjen e procedurave të ndryshme. Tashmë këto dokumente do të sigurohen online nga vetë sporteli i institucionit shtetëror në të cilin do të drejtoheni për kryerjen e procedurave përkatëse.

Në vijim, listA e 29 dokumenteve që nuk kërkohen më nga sportelet shtetërore, si për qytetarët, ashtu edhe për bizneset.

 Për qytetarët:

  •  Certifikatë familjare.
  • Vërtetim për pagimin e kontributeve për individin.
  • Konfirmim për gjendjen aktive të mjetit.
  • Vërtetim për lejen e drejtimit.
  • Autorizim për rifitimin e lejes së drejtimit.
  • Karta e shëndetit.
  • Vërtetim pensioni.
  • Ekstrakt i thjeshtë/historik (Qytetar).
  • Certifikatë nga akti i vdekjes.
  • Certifikatë nga akti i martesës.
  • Certifikatë nga akti i lindjes.
  • Dhënie e informacionit koordinativ për çdo pasuri të paluajtshme.
  • Informacion zyrtar i pasurisë për individët dhe institucionet.
  • Konsultim i kartelës së pasurisë së paluajtshme.
  • Lëshim kopje kartele të pasurisë.
  • Lëshim kopje të fragmentit të hartës kadastrale.
  • Lëshim vërtetim pronësie.
  • Lëshim vërtetimesh (negativ/pozitiv).
  • Verifikimi online i gjendjes juridike të pronësisë dhe të dhënave të tjera të pasurisë së paluajtshme.
  • Kopje te vërtetuara të dokumenteve tekniko-ligjore, në të cilat bazohet Regjistri i Pasurive të Paluajtshme.

 

Për bizneset :

  • Konfirmim për gjendjen aktive të mjetit.
  • Vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti.
  • Vërtetim për përgjegjësitë tatimore.
  • Vërtetim për regjistrim të investitorit.
  • Vërtetim për pagim detyrimesh.
  • Vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën).
  • Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit.
  • Ekstrakt i thjeshtë/historik (Biznes).
  • Certifikatë Regjistrimi.

p.k/dita 

February 19, 2018 20:27
Komento

3 Komente

  1. Kris 1 February 19, 21:31

    Me sa duket po fillon clirimi i qytetareve dhe administrata do te filloje te punoje.clironi nga vargonjte dhe institutin e sigurimeve shoq dhe ministrine e drejtesise

    Reply to this comment
  2. Arben February 20, 06:50

    per 29 qe hiqen129 shtohen

    Reply to this comment
  3. Alban prifti April 16, 21:52

    Pershendetje kam bere nje kerkese ne bashki per ndryshim destinscioni te prones nga objekt banimi ne njesi pune.Mund te me thoni ju lutem afatin kohor se kur mund te kem nje pergjigje faleminderit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*