Lista/ 9 shtete europiane do krijojnë një force të re ushtarake

June 26, 2018 09:18

Lista/ 9 shtete europiane do krijojnë një force të re ushtarake

 

Nëntë shtete anëtare të BE kanë rënë dakord të krijojnë një forcë ushtarake evropiane për veprimin e shpejtë në kohë krize, një iniciativë e cila ka fituar mbështetjen e Britanisë së Madhe, e cila synon të ruaj lidhjet për mbrojtjen pas Brexit.

I drejtuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, ndërmarrja e përbashkët do të lejojë që forcat e armatosura kombëtare në të gjithë Evropën të bashkërendojnë dhe të reagojnë më shpejt së bashku.

Ministrat nga Franca, Gjermania, Belgjika, Britania, Danimarka, Holanda, Estonia, Spanja dhe Portugalia nënshkruan një letër angazhimi në Luksemburg të hënën.

Që nga zgjedhja e qeverisë së re, Italia është kthyer pas në mbështetjen e saj fillestare, por Roma nuk ka përjashtuar përfshirjen e ardhshme të vendit.

Macron përshkroi vizionin e tij të autonomisë strategjike për mbrojtjen evropiane në një fjalim kryesor të Sorbonës shtatorin e kaluar.

Zhvillimi ka shkaktuar ankth brenda NATO-s, ku zyrtarët janë të shqetësuar për çdo dublikim të roleve dhe largimit të vendeve evropiane nga SHBA.

Megjithatë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ishte në Luksemburg për diskutime mbi sigurinë dhe mbrojtjen evropiane përpara një samiti të aleancës ushtarake në Bruksel muajin e ardhshëm, u tha gazetarëve: “Unë e mirëpres këtë iniciativë, pasi besoj se mund të forcojë gatishmërinë e forcave. Ne kemi nevojë për gatishmëri të lartë që është pikërisht ajo që NATO po përqendrohet tani”, citon “Guardian”.

“Këtë nismë të re e shoh vetëm si diçka që mund të plotësojë dhe në fakt të përforcojë punën që po vazhdon në NATO për të forcuar dhe rritur gatishmërinë e forcave tona”.

a.s/dita

June 26, 2018 09:18
Komento

1 Koment

  1. MH June 26, 14:28

    Europa nuk po rrin duarkryqe e te baje sehire.Cdo sipermarrje te padeshirueshme ka dhe nji pergjigje,dhe nji godiotje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*