Lista “Basha”, kritikët Bode, Patozi dhe Kollozi mblidhen në takim kokë më kokë

May 26, 2017 17:22

Lista “Basha”, kritikët Bode, Patozi dhe Kollozi mblidhen në takim kokë më kokë

Partia Demokratike pritet të zyrtarojë sot në mbrëmje listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Në selinë blu qysh prej paradites së djeshme janë intesifikuar takimet e kryetarit, Lulzim Basha jo vetëm me partitë aleate por edhe me disa prej kandidatëve të propozuar nga baza por që lidershipi i partisë i sheh me skepticizëm për t’i përfshirë në lista.

Nën ethet e prag-hartimit të listave duket se janë përfshirë edhe deputetë apo ish-deputetë demokratë të njohur në të kaluarën si bashkëpunëtorë të afërt të ish-kryeministrit, Sali Berisha por që për shkak të qëndrimeve të tyre kritike ndaj Bashës mendohet se mund të lihen jashtë kandidimit ose të renditen në pozicione ku fitorja e mandatit do të ishte e vështirë.

Por rreth mesditës ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, deputeti Astrit Patozi si edhe ish-ligjvënësi demokrat i Qarkut të Vlorës, Ardian Kollozi, të njohur për qëndrimet e tyre kritike, kanë patur një takim kokë më kokë ku temë kryesore e bisedës ka qenë pikërisht lista e hartuar nga Basha, raporton News 24.

Pas këtij takimi mes tyre, Basha i ka thirrur ata në selinë blu, në bashkëbisedime të veçanta ku ende nuk dihet se çfarë është vendosur për karrierën politike të secili.

May 26, 2017 17:22
Komento

1 Koment

  1. Pilivesa ne dru May 26, 17:50

    Ahahahaha kta tre kritik??? Besniket e Saliut demek kritik te Bashes. O cna kenaqet!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*