Lista e 180 familjeve katolike e vitit 1736 në famullinë e “Kishës së Zojës së Shkodrës”

October 20, 2019 14:28

Lista e 180 familjeve katolike e vitit 1736 në famullinë e “Kishës së Zojës së Shkodrës”

Paul Tedeschini

 

Sipas Hamdi Bushatit  “lagja Tophanë asht fusha rreth 5 km jashtë qytetit të cilin Sulltani Mehmeti i II° Fatih e perdori per derdhjen e topave gjatë rrethimi të kështjelles Rozafat të Shkodres. Këtu u derdhen topat e mdhaj me materiale metalik, që solli ai vetë. Per shkak të  mungeses së rrugve të mira ai nuk kishte mundësinë me bartë artilerinë e randë deri këtu”.

Simbas urdhnit të Kalifit Omar të zbatuem edhe nga sulltani turk, kristjant nuk kishin të drejtë të banojshin në të njajten lagje me popullsinë musliman. Per këtë arsye katolikët që dikur kan banue në zonen e Qytetit të Vjeter të Qafes së Kalasë u detyruen të shkojnë me banue në periferi si në lagjen Kasenë mbas lumit Buna, Sh’Lavrendi, Qafa, Kishaj, Zarufa, Shiroka dhe Kepi i Madh, në lagjen Tophanë (që simbas Hamdi Bushatit quhet edhe Mahalla e Re), Arra e Madhe, Serreq, Gjuhadol, Dugajtë e Reja, në fshatin Rrëmaj 5 km jashtë qytetit afer zallit të lumit Kiri ku në vitin 1610 iu dha leja per të celebrue meshen. Këtu ma vonë u banë Varrezat katolike të  Rrëmajit.

Me zgjanimin e Shkodres drejtë veriut popullsia katolike shkodrane u detyruen të ikin edhe nga lagja Tophanë (Mahalla e Re) ku ato kishin famullinë e vet, Kishen e vet, famullitarin e vet Dom Pal Kamsin (viti 1736) per tu lirue vend popullsisë musliman që shtohej gjithnji. Por katolikt shkodranë nuk kishin mundësi të merrshin me vedi edhe Kishen e tyne, por moren me vedi Rregjistrat e pagëzimeve (lindjeve) dhe Rregjistrat e martesave dhe të vdekjeve, të cilat sot gjinden në Arkivin Qendror Shtetror të Tiranes, prej ku studjuesit kanë nxjerrë të dhanat rreth kësaj popullsie.

Në temen “Shkodra në periudhën osmane” shkruhet: ” …. Kah viti 1700 qela ( shtëpia e priftit) dhe famullia e lagjes Kazena u transferuan në Tophanë, afër selisë së bajlozit (perfaqesuesit) venedikas. I pari që e ngrehu shtëpinë në Tophanë si nënkonsull, qe Anton Duoda. Duoda shkruante më 1736 se qyteti kishte 1000 dyqane. Më 1745 Tophana ishte qendra e famullitarit me 180 shtëpi e 680 frymë dhe kisha e ndërtuar aty. Regjistri i Imzot Pal Kamsit përmend këta vendbanime të katolikëve: Tophana, Rëmaji, Kazena, Sh’Lavrendi, Qafa, Kishaj, Zarufa, Shiroka dhe Kepi i Madh…..” .

Famullitari i Kishes së Tophanes Dom Pal Kamsi.

Familja e njohur tregtare Kamsi e Shkodrës është ndër familjet më të vjetra shkodrane që figurojnë të shënuara që në vitin 1736 në regjistrin e pagëzimeve që ka mbajtur famullitari i Tophanes, Dom Pal Kamsi.

Një nga njerëzit e shquar të kësaj familjeje ishte Imzot Pal Kamsi. Ai ishte një nga figurat më të njohura të kishës katolike, i cili ka shërbyer si famullitar i Kishës së Zojës së Shkodrës në Tophanë, dhe me 25 maj 1742 është caktuar nga Papa Benedikti XIV si Ipeshkv i Shkodrës.

Dom Pal Kamsi shërbeu dhe në Tivar dhe shquhet për faktin se arriti të bënte për herë të parë regjistrimin në librin e kishës, në kohën kur ishte famullitar në Tophanë. Libri i pagëzimeve, pra regjistri i parë i popullsisë i bërë nga Imzot Pal Kamsi ruhet në Arqipeshkvi në Shkodër (sot në Arkivin Qendror Shtetror të Tiranes). Ai drejtoi dioqezën e Shkodrës për 29 vjet, ndërsa vdiq në Kuvendin Françeskan të Kastratit më 14 prill 1771.

Këtu jepet lista emnore e familjeve katolike e vitit 1736 në famullinë e  “Kishës së Zojës së Shkodrës” të lagjes katolike Tophanë ku famullitar ka qenë Dom Pal Kamsi. Këto janë nxjerrë nga Rregjistri i pagëzimeve-lindjeve në lagjen Tophanë – Shkoder e vitit 1736 volumi i I° (i parë) që ruhej në Arqipeshkvi në Shkodër  dhe që sot ndodhen në Arkivin Qendror Shtetror të Tiranes. Në Arkivin Qendror Shtetror të Tiranes gjinden edhe Rregjistri i pagëzimeve-lindjeve në lagjen Tophanë – Shkoder i vitit 1760-1777 volumi i II° si dhe të gjithë rregjistrat e viteve të mavonshme.

Kjo listë emnore gjindet edhe në librin dyvolumsh “SHKODRA DHE MOTET” me autor Hamdi Bushati :

Abrashi, Ashiku.

Babi, Belbaqori, Banda, Bardhi, Bashi, Batuçi, Beltoja, Berdica, Bjanki, Bibashi, Bobozi, Bojaxhija, Boriçi, Bushati.

Çapaliku, Çarkaxhija, Çeka, Çoba, Çobani, Çobi, Çurçia.

Dajçi, Daka, Dashi, Dedgudha, Dengilaj, Deniva, Demiri, Dika, Dobraçi, Doda, Dodmasej, Domnori, Drita, Dukagjini, Dushi.

Ejlli, Engjelli.

Galigadi, Gavoçi, Gega, Giadri, Gici, Gjota, Gjata, Gura.

Gjeçi, Gjeloshi, Gjergji, Gjinaj, Gjika, Gjonlala, Gjini, Gjura, Gjurashi (Gurashi), Gozzi (Gjoci), Grashi, Gruda, Guga, Gurakuqi.

Hoti, Hysenaga.

Junki.

Kabashi, Kakarriqi, Kalamashi, Kamsi, Kasneci, Kazazi, Kazena, Kiçi, Kodheli, Koleci, Komani, Kovaçi, Kosmaçi, Krajli, Kraja, Kranja, Krroqi, Kujxhija, Kukli, Kurti.

Lala, Lazri, Leka, Leniqi, Lezhëi, Lindi, Linëza, Logoreci, Lozani, Luka, Lufi, Luli, Llupi.

Marashi, Marjani, Marini, Markiçi, Marku, Matrishi, Mazi, Mazrreku, Melgushi, Memi, Mesi, Midha, Mjeda, Mida, Misloci, Mosli, Muzhani.

Ndoja, Negri, Nënshati, Nikaj, Nikanji.

Paci, Pali, Parruca, Preçi, Pema, Pepa, Pici, Pjetrushi, Pilota, Pistoli, Plauti, Prendçi, Prendanji, Prifti, Pulti.

Radoja, Radovani, Ramadani, Reçi.

Saçi, Saraçi, Sardari, Serreqi, Shahini, Sheldija, Shestani, Shiroka, Shkreli, Shpori, Shkjezi, Sina, Simiçija, Simini, Simoni, Sinadini, Spathari, Stani, Suma.

Tedeskini, Todri, Topalli, Troshani, Toksi, Tuzi.

Vakanji, Valanji, Vala, Vasa, Vasija, Vata, Vala, Vjerdha, Vladanji, Vuçi, Vuka, Vukashini.

Zadeja, Zanji, Zorba, Zojzi, Zuzi.

(Në foto jepet fotokopja e Rregjistrit të pagëzimeve/lindjeve Volumi 2° i viteve 1760-1777 të Lagjes Tophanë në Shkoder e cila gjindet ne Arkivin Qendror Shtetëror në Tiranë).

October 20, 2019 14:28
Komento

9 Komente

  1. Pellazgos October 22, 16:18

    Katolike ne Epirin e Pirros dhe Ilyreve?
    Une di qe Njeriu ka pak dinjitet dhe meqenese eshte pasqyre e Zotit,nuk duhet abuzuar ne Emer te Tij.
    Krishterrimi si Diktature shpirterore e ardhur me krime me propagande,me gjak u nda ne Orthodhoks dhe Katolike ne 1054A.D.
    Kur ndahen bacet midis “vellezerve” te Xristos,apo Krisht pa kuptim,duhet te respectohet,ndryshe kjo mare eshte katandiset si nje pacavure perpara vete Zotit.
    Nuk e “kuptoj” pse dikush myslimane apo katolike ne nje vend Orthodhoks te ulen ne Kanapen e tjetrit dhe te “pretendojne” se besojne ne “Zotin” e paqes.
    Ku eshte diferenca ndermjet pushtuesve dhe te degjeneruarit fetare?
    A nuk eshte respekti vyrtiti themelore i Njeriut nga kafsha?
    Si nuk ju vjen turp,si katolikeve dhe myslimaneve qe kujtojne se po krijojne nje bote “me te mire” per femijte e tyre,kur dihet fare mire historia dhe e drejta e Saj ne kete Komb te Lashte.
    Kaq hipikrite jane keta,sa qe mendojne qe kane te drejten e “Zotit” te tyre te sillen si kafshe?
    Nuk me duhet asgje me teper se respect.
    Keta katolike dhe myslimane nuk kane pak “ndjenja shpirterore” ne qofte se e considerojne veten “njerez”!
    Si nuk ju vjen turp qe Perandori i fundit,e theksoj i Fundit i Romes e shpernguli Perandorine e Tij ne Bizant dhe vendosi gjuhen Greke duke hequr ate Latinen.
    Bazuar ne keto fakte historike,a nuk kane pak shpirt,ndjenja “ njerezore” keta te Mallkuar qe u mbajne ere gjaku duart e tyre?
    A nuk jane keta qe dogjen ne truven e druve shkencen,lirine,filosofine duke filluar me Ypatine e Aleksandrise,Galileon,Brunon?
    Per cfare “Drejtesie” flasin keta te pashpirt!

    Reply to this comment
  2. KOZi October 23, 16:32

    Ore cuna nga na del ky pellazgu ore ! Po Shqiperia eshte e do jete se ishte dhe eshte Katolike me Papen e Romes.Mos shikoni numerikisht,por katoliket e mbajten gjalle historine e gjuhen shqipe edhe pse ishin te rrethuar e te perzier me muslimane.Sepse te gjithe muslimanet e dijne se te paret e tyre ishin katolike. Me tregoni ne histori te Shqiperise nje Prift Katolik te vrare se fliste e shkruante shqip e propogandonte gjuhen shqipe? Asnje !!! Po ato shqiptare ortodokse qe flisnin,shkruanin e propogandonin shqipen kush i vrau ? Sa jane vrare dhe si e spjegoni juve. Erdhi greku nga Athina e i vrau ? Jo ore po shikoni pak filmin- Kur thrrret Sander Prosi – Tunxh bir !!!…….tung

    Reply to this comment
  3. Pellazgos October 23, 19:36

    Po se Epiros i Pirros ishte Greke,zoti me comentin KOZI dhe lufta e Tij per clirimin e Magna Grecias qe sot eshte jugu i Italise.
    Sepse nuk ka patur popullsi italiane ne Al-bani,por Greke.
    Bile,pengjet qe moren Osmanet nga nje mashkull per cdo shtepi ishin Greke Orthodhoks.I thone 1100 vjet Perandori Greke Bizantine para Osmaneve zoti KOZI,me institucione vetem Greke.
    E ” kupton” ty cdo te thote Perandori absolute?
    Shqipetare u quajten ata qe u islamizuan apo u katolizuan pas renies se Perandorise Osmane,kurse Epirotet qe i thonin Kostandinopolis prepara Turqise i thone akoma.
    Po ashtu per Agios Saranda,Argjirokastros,Moskopolis jo Voskopoje etj.
    Ty nuk e kupton qe Ilyret e Epirit ishin Greke qe i thonin Polis qitetit nga Cita.
    Si mendon ti qe po te qe Kastriotis qe mori flamurin Greke te Bizantit dhe te shikonte Xhamite e Osmaneve si kerpudhat ketu, do i vinte mire?

    Reply to this comment
    • Epiriot me Zemer e Shpirt October 25, 15:05

      Gjin Bue Shpata, shkatërroi përpara Artës ushtritë e bashkuara të Serbëve, grekëve, Napolitanëve dhe Bizantëve, duke siguruar despotatin e tij deri sa vdiq në vitin 1400. Mënyra se si u fitua beteja e Artës, është për të theksuar, se kjo mënyrë u përsërit disa herë prej Skënderbeut në rrethimin e Krujes. Gjin Bue Shpata i la ushtritë armike të rrethonin kryeqytetin e tij dhe vetë qëndroi jashtë. Pasi u lodhën kundërshtarët nga rrethimi i gjatë, nga goditjet e papritura dhe të vazhdueshme nga jashtë dhe sulmet e të rrethuarve nga brenda kështjellës, ai u ra përsipër si rrufe dhe i shpartalloi krejt, duke zënë rob Kryekomandantin e tyre të ekspeditës anzhuine. Huan Fernandes Heredia. Kjo fitore e madhe rriti autoritetin dhe prestigjin e Shpatajve Arbereshe. Në këtë kohë, vritet despoti i Janinës dhe vendin e tij e zuri Izoul Buadelmonti, me origjine italiane. Në vitin 1390 ai përgatiti një ushtri dhe sulmoi Gjin Bua Shpatën. Arbereshet e kundërgoditën dhe e shpartalluan në panik. Izouli u përgatit prap për betejë duke iu drejtua për ndihme Sulltan Bajazitit të I-rë. Kështu vazhduan disa beteja të udhëhequra nga komandantë Osman të zotë, si Timurdashi, Melkushi, nga serbi Jan Uroshi dhe napolitani Karl Doko, të cilët i erdhën në ndihmë Despotit të Janinës. Epiriotet të udhëhequr nga Gjin Bue Shpata, kanë qenë të papërkulur dhe i thyen pa mëshirë. (Nga historiaët Komnen – Prokëll). Sulltani i dërgoi Despotit Izoul një nga komandantët më të zot, Evrenozin, me një ushtri të konsiderueshme, në vitin 1396. Gjin Bua Shpata u informua për lëvizjet e kundërshtarit, i priti në pozicionet “Drisko” Evrenozi dhe Jashi (Oficer madhorë turk), pasi pësuan humbje të mëdha, u tërhoqën me turp. (“Burimet byzantine”, f. 24). Përsëri Izouli sulmoi Arbereshet. Beteja u zhvillua në Mesopotam afër Delvinës, më 9 prill 1399. Arbereshet u mbrojtën dhe u hodhën në sulm me trimëri, duke zënë rob vetë Izoulin dhe arhondët e tij. Robert Izoulin, e lëshuan kundrejt shpërblimit prej 10.000 florinj. Më 29 tetor1399, vdiq Despoti Gjin Bua Shpata. “Burrë i fuqishëm, i admirueshëm e lavdi e Arbërisë. Vendin e tij zuri i vëllai, Zguro Shpata,“Vëllamëri” bashkësundimtarë. Një vit më vonë, i biri i Gjin Bua Shpatës, Maurik Shpata, pushtoi Janinën dhe e mbajti deri ne vitin 1418. Këtu merr fund sundimi i Shpatajve, që zgjati 60 vjet, në luftë të përgjakshme me armiqtë më të mëdhenj të kohës. Në një kronikë të “Tokove” janë shkruar 3924 vargje, ka mjaftë të dhëna me rёndësi për Arbereshet(Epiriotet). Shpatajt, burra të dëgjuar, të pashëm dhe trima. (Kronika, f. 44-56)

      Pjellzgare ,ne ate kohe te Gjin Bue Shpates Arbereshet ishin Katolike.Njejte edhe ata qe u shtyne ishujveapo ne Athine.Ne kuader te kryeqezatesse kryqtareveEvropiane kunder Kostandinopojes te uzurpuar nga PontoGreket dmth turkogreket edhe tenjejtet e tyre Aziatike siriane afrikan,Armen etj u mobilizua Kryqezata Evropiane per te cliruar Kostandinopojen.KuAziatet kaukazine greko Armene bene aleance me turmat nomade Turke qe u quajten me pas Osmane.Tine atekohederdimen ishe ende ne Bullgari sepse ti je bullgar(turkosllav) i ortodoksuar.
      Masakrate Bizantit te dyte dmth Bizantit Osman kunder Arberesheve te Morese edhe Epirit u bene me urdher te Sulltan Fatihut me kerkse te Despoteve Greke.Sepse pushteti ne Bizantin Osman ishte i ndare ndermjet Grekeve edheTurqve.Po ti je coban Sarakacan ose sic njihen ne histori VllehoBullgar ose me saktene emrtimin origjinal Pechengo-Kikchak.Prati nuk ke lidhje me Epirin edheas Ilirine ,natyrishtas me kohen nefajle .Ti je dydnje nomade me status te vecante ngaShtetiOsman pasi je i se njejtesfare me turket edhe maloket.Je pechengo-Kipchak.Po keto vitete emigracionit ne Greqine moderne .prape koqet e Arberesheve ke lare ,duke ditur qe ne greqine moderne 5 milion shtetas greke jane me origjine te paster Arbereshe. Ne fakt soji yt na e nderruan emrin nga Arbereshe ne Skyptari.Historikisht ju kemi shtruar ne dru ,edhe keshtu dot e jete deri ne fund te botes.Na keni lodhurme genjshtra si ju edhe malokeria.Te dy jeni nga enjejta origjine ,prandaj vuani nga te njejtat siptoma.Siptomen e mungeses se Personalitetit .Servile legjendare e kelysha perher te dikujt.Njher te Arberesheve(qe paturperisht te dyja palet po doni tjua manipuloni historine).Edhe pse flisni gjuhen tone prape na urreni me shpirt.
      ..P.s. Redaktori te lejoje komentin.Mos ta censuroje.

      Reply to this comment
  4. demo October 25, 10:17

    Te keqen e Mark-ukut,se i ka bere dy klase shkolle ne Malsi,po ky Pellasgos e ka bere kursin e analfabetizmit tek pijetore Jorgos ne Jorgucat me gjyshin e Kacifas.
    Po te ishte Pirro grek mor shejtan budalla,nuk do te quhej Pirro Epirit,
    Pirro u therrit nga Tarantinet me origjine ilire per ti mbrojtur kunder Romakeve.
    Pirro Epirit luftoi kunder grekeve te Lakedemonit dhe i shpartalloi.
    Konstandini i Madh me origjine Ilire krijoi Perandorine Romake te Lindjes,mor idjot nuk krijoi perandorine greke,se greqia ishte nje grumbull vendbanimesh buze Egjeut e paperfillshme per Perandorine Romake.
    Ke degjuar ti o IDIOT GREKAFON per ndonje lufte greko-romake?
    Po per ndonje lufte greko-turke?
    Nuk ka perandori greke ne histori,Prandoria Romake e Lindjes,qe ju greket e quani Perandori greke,deri diten qe u pushtua nga Turqit osmanllinj ligjet,nomet i shkruante ne gjuhen Latine.
    Gjuhen Latine ne Kishen orthodokse te Lindjes E NDALOI ME FERMAN SULLTAN MEHMETI II
    Sulltani emeronte edhe Patrikun e Stambollit dhe detyroi gjithe prifterinjte e perandorise Osmane te flisnin greqisht.Prandaj ju kot i shani Turqit.
    Turwqit kane luftuar kunder Shqiptareve,kunder hungarezeve,kunder rumuneve,por jo kunder nje bisht grekerish ne lagjen Fsanar qe furnizonin me prifterinj kishat dhe manastiret qe mbanin gjalle sundimin turk.
    Ju grekerit e sotem qe shani turqit dhe mallkoni sulltanet, jeni si Sali Berisha qe shan e mallkon diktaturen dhe Enver Hoxhen,qe e mori nga picke e semes ne nje shpelle te Tropojes dhe e uli ne qoshe te Oxhakut te vet.
    Mos kishin qene sulltanet e Turqise,ju grekerit sot nuk do te existonit fare ne Ballkan.Keta evropianet qe binden Sulltan Mahmutin te formoje shtet grek ne Albani,do ta kishin krijuar shtetin grek ne fundesirat e Pondit ne brigjet e detuit te Zi,sepse vetem atje ka greke origjinale me gjak dhe gjuhe greke.
    Edhe boll o idiot analfabet fole percart perrallat qe te tregon pijeshitesi.,

    Reply to this comment
  5. demo October 25, 16:14

    Edhe nje te vertete do te them ty o pellasgos,megjithese e di qe djallezia e injorantit mund te hiqet aq sa hiqet helmi prej gjarperit..
    Greket e sotem jo si shtet,as si popull por si FANTAZEM Orthodhokse,u krijuan nga sulltan Mehmeti i dyte,qe ishte grek,sepse kishte nenen nje skllave greke haremi.Eshte sulltan Mehmeti qe krijoi Patrikanen greke te Stambollit,sepse i donte te krishteret e Perandorise Osmane me nje koke,me nje gjuhe,me nje kombesi.Pas vitit 1453 kur u pushtua Kostandinopoja,ne kishat e Perandorise shkruhet vetem greqisht,;ne kishat hapen shkolla greke dhe prifterinjte psallin vetem greqisht.
    Qe te jap nje fakt.Karl Thopia ndertoi Manastirin e Shen Gjon Vladimirit ne vitin 1355.Kushtimi i tij eshte ne tre gjuhe:Ne Latinisht,ne Sllavisht dhe ne greqisht.
    Pas Pushtimit te Konstandinopojes nuk do te gjesh me latinishten ne kishat e Perandorise Osmane.
    Edhe Patrikana sllavo-vllahe e Ohrit u mbyll ne 1767 me urdher te Patrikanes greke te Stambollit dhe ferman te sulltanit.
    Bile urrejtja e grekerve te Stambollit shkoi deri aty sa nxiten sulltanin te digjte qytetin vllaho-shqiptar te Voskopojes,sepse ky qytet tregetaresh financonte Patrikanen e Ohrit.
    Sot djallezia greke ja ka faturuar prishjen e Voskopojes,shqiptareve.
    Por sido qe gjarperi grek vjell vrer propogande,ekzistojne dokumenti i dhespot Dhanilit drejtuar klerikeve te Voskopojes qe te shkaterrojne shtypshkronjen dhe te djegin librat me gjuhen e djallit.
    Ekziston fermani dokument i Pashait te Manastirit,qe urdheron derebejte qe te shkaterrojne Voskopojen.

    Reply to this comment
  6. Pellazgos October 25, 17:31

    O demo,pa na shpjego aresyen pse quhet Saranda dhe jo dyzete?
    Pse flasim anglisht dhe jo Gjermanisht?
    Sepse,kush humbet luften,humbet cdo Gjergj dhe ai qe fiton ben ligjin.
    Ne qe quhemi Epirote dhe ju myslmane e quajme Kostandino-poleos Stambollin turk.
    Ne nderojme Ilyrin Kostandin dhe qytetin ne Emer te Tij,ju qe “hiqeni” si te “Lashte” pse nuk e nderoni por e mohoni?
    Mos jini budallenj?
    Jo mor jo,se Perandori Kostandin I Madh,vendosi gjuhen Greke ne Bizant,ishte Perandori i fundit e theksoj,I fundit I Romes dhe kjo ka rendesi.
    Prandaj Greket quheshin Romios se kane lidhje me Romen,e ndertuan ata te ardhur nga Troas ne Dhhardhanele.
    Ndryshe Ilyre Kostandin do vinte gjuhen “Shqipetare” gjuhe zyrtare dhe nuk ishte nje kryetare kooperative.
    Nuk ka as edhe nje dokument nga Ai ne gjuhe “shqipe” me Alfabet latin apo Greke.
    Ju perdoreni dhe ju kane lare “trurin” pushtuesit dhe armiqte tuaj,por ju nuk kuptoni.
    Vleresimi i nje Misionare d.m.th spiune e Papes ne Epir apo Al-bania mbi nje Perandore,tregon fare qarte se cfare lidhje kini ju me historine.
    Cdo komb do mburrej me nje Perandore si Ilyri Kostandin,por hajde te mbushesh “mendjen” tuaj.
    Kjo tregon qarte qe ju nuk kini lidhje me Ilyret.

    Reply to this comment
  7. demo October 25, 19:10

    Totius Orbis Imperator,Keto fjale jane te shkruar ne permendoren e Konstandinit te Madh pas fitores se Uskudarit mbi bashkeperandorin Licin ne vitin 323.Mos te duken greqisht keto fjale,o i shituri tek greket Pellasgos. Nuk je as grek,se nuk di greqisht.
    Ti thua qe Konstandini futi gjuhen greke ne Perandorine Romake ..Nuk eshte e vertete.Edikti i Milanos,qe legalizon krishterimin ne 313 eshte shkruar ne gjuhen latine.
    Konstandini eshte i biri Konstantit bashkeperandor ne kohen e Dioklecianit,i lindur ne Nish te Dardanise,qytet ilir dhe me vone krejt shqiptar,i falur serbeve nga turqit ne 1878,pas shpartallimit te ushtrise turke ne Bullgari nga trupat ruse,..Thuaj atij banakjerit grek qe te meson ty,se nuk ka asnje dokument ne gjuhen greke te nenshkruar nga Kostandini i madh.
    Ti pyet pse quhet Saranda dhe jo dyzet?
    Saranda e sotme e ka nje emer Iliro-Epirot.Ne lashtesi quhej Onkezmi.
    Ne shek.e VI es.aty zbarkoi nje koloni cifute te krishtere,qe nderyan nje Manastir qe e emeruan MANASTIRI I 40 SHENJTOREVE.Pas pushtimit te bregdetit te Shqiperise dhe Greqise nga Vencianet,keta e perkthyen emrin ne Santa Quaranta.
    Pas pushtimit turk te Shqiperise,kisha greke e perkrahuir nga turqit osmanllij,e pershtati emrin Venecian ne gjuhen greke Saranda Penda.
    Sepse turqit osmanllinj kishin armik kryesor Venjedikun dhe jo fantazmat greke qe nuk egzistonin.Sepse ne Ballkan para vitit 1830 nuk kishte popull grek.
    Greqia eshte nje krijese hibride me popull shqiptar,popull vllah,popull sllav,qe u detyruan nga prifterinjte te mesojne gjuhen greke te manastireve.
    Per te sajuar kete amalgame hibride rane dakord shtetet perendimore Anglia,Franca,Gjermania qe detyruan Turqine,te abdikonte nga territoret e Atikes dhe Morese per te formuar nje shtet artificial qe me marreveshje e quajten Greqi.Meqe shqiptaret arberore(arvanitas,qe banonin Athinen)) nuk po ja duronin dot pordhet presidentit te pare te ketij shteti qe vetequhej Johan CapoD`Istria e vrane fare.Sepse ky bir kurve shitej si rus,si Evropian,por ne fakt ishte nje Gjirokastrit me origjine nga Terbaci Vlores,qe quhej Gjon Gjika. Atehere ne 1840 prune ne Athine nje mbret gjerman,qe quhej OTTO,me shprese se do ta pranojne te gjithe Arberoret,mjafton qe te quheshin greke.
    Hajt tani e mos shkruaj budallaleqe per ti bere qejfin grekomaneve,se ti Pellasgos nuk je as grek.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*