Lista e 3018 kandidatëve që garojnë për 165 kuotat e miratuara

August 13, 2019 13:55

Lista e 3018 kandidatëve që garojnë për 165 kuotat e miratuara

Gara për degët e Arkitekturës

Gara për studimet e larta në një nga tre programet e Fakultetit të Arkitekturës për pranimet e reja të 2019-s duket se do të jetë e ashpër. Kjo për shkak të numrit të madh të maturantëve që kanë kërkuar të konkurojnë në këto degë dhe kuotave të mundshme të pranimit të miratuar më herët nga Universiteti Politeknik i Tiranës.

Në Fakultetin i Arkitekturës dhe Urbanistikës garohet për programet e integruara të studimit: ▪”Master i Shkencave në Arkitekturë-Profili Arkitek”,  “Master i Shkencave në Arkitekturë-Profili Urbanist”, si dhe për programin e studimit “ Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn”. Sipas të dhënave të detajuara nga drejtuesit e këtij universiteti në garë për studimet e larta në këtë fakultet janë 3018 kandidatë, prej të cilëve vetëm 165 do mund të fitojnë të drejtën për të vijuar studimet e larta përgjatë vitit të ri akademik që do të iniciojë në muajin tetor. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar listën e 1569 kandidatëve të identifikuar sipas kodeve përkatëse që do të konkurojnë në profilin Interieri dhe Dizajn, 977 kandidatët që do të konkurojnë në profilin arkitekt, si dhe listën e 472 kandidatëve që garojnë në profilin urbanist.

Për secilin prej tyre jepet e detajuar edhe mesatarja e studimeve të shkollës së mesme. Në vijim të shkrimit gjeni të detajuar edhe formulën se si do të bëhet përzgjedhja e fituesve të rinj në këtë fakultet. Fituesit e raundit të parë do të shpallen në fund të muajit gusht. Në udhëzimin e miratuara më herët nga Ministria e arsimit, Sportit dhe Rinisë saktësohet procedura e regjistrimit të fituesve të raundit të parë do të zhvillohet në 7 faza 48-orëshe. Çka do të thotë se vija e fituesve do të spostohet me përfshirjen e fituesve të rinj për çdo fazë 48-orëshe të mbylljes së regjistrimeve. Kështu çdo aplikant fitues duhet të paraqitet pranë institucionit të arsimit të lartë ku është shpallur fitues për të bërë regjistrimin si student brenda 48-orëve. Në të kundërt e humbet degën e studimeve që ka fituar.

Aplikanti pasi ka bërë regjistrimin me dokumentacion dhe ka nënshkruar në regjistër, ka të drejtë që të çregjistrohet në datat e përcaktuara për të vijuar sërish aplikimin në raundin e dytë. Për këtë ai duhet të paraqesë një kërkesë për çregjistrim pranë sekretarisë mësimore të fakultetit ku dhe është regjistruar, duke tërhequr dokumentet e dorëzuara. Nëse nuk e kryen këtë proces brenda aftit të vendosur, ky kandidat nuk ka më të drejtë që të ndryshojë degën e studimit për vitin e ri akademik.

Renditja e fituesve do të bëhet sipas kësaj formule:

Formula për fituesit: 0.6 * Mes(VKM) * Kkoef. Shkollës* 1000 + 0.4 * T(Testi) * 100

  • Mes(VKM) është  nota mesatare e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për vitin akademik 2019-2020, sipas Ligjit Nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë, në Republikën e Shqipërisë” neni 74, pika 1;
  • Kkoef. Shkollës, koeficienti i shkollës së mesme, për vitin akademik 2019-2020.
  • T(Testi), rezultati i testimit, i organizuar nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, i cili përbëhet nga katër (4) komponentë:
  • Test i arsyetimit logjik 25% (25 pikë) .
  • Test i kulturës së përgjithshme 25% (25 pikë).
  • Test i historisë dhe historisë së arkitekturës 25% 25 pikë.
  • Test i vizatimit dhe prezantimit 25% (25 pikë).
August 13, 2019 13:55
Komento

1 Koment

  1. Suzana August 13, 14:24

    A mund ta fitoj arkitekturen me profil arkitekt me mesatare te pergjithshme 9.14 ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin