Lista e barnave/ Manastirliu: Nëse do ketë mungesa, drejtorët përgjegjës

May 5, 2018 13:39

Lista e barnave/ Manastirliu: Nëse do ketë mungesa, drejtorët përgjegjës

Askush nuk mund të drejtojë më pacientin apo familjarin, që të blejë ilaçe jashtë spitalit. Lista esenciale e barnave do të shpallet brenda datës 15 Maj në çdo pavijon dhe shërbim urgjence dhe drejtorët e spitaleve do të jenë përgjegjës nëse do te ketë mungesa të këtyre barnave”.

Deklarata u bë nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë konferencës shkencore të zhvilluar në Lezhë, me rastin e 50 vjetorit të krijimit të spitalit rajonal të Lezhës.

Sipas ministres Manastirliu, këtë vit është arritur një marrëveshje kuadër, e cila i jep fund një herë e mirë barnave stok në spitale, shmang skadencat dhe mbulon nevojat me barnat esenciale për pacientët.

Ne financojmë sot rreth 35 milion euro për barnat dhe pajisjet mjekësore në spitalet tona. Dhe nëse një spital si Fieri apo Vlora i ka barnat, nuk ka arsye pse të mungojnë në Durrës apo diku tjetër. Pra është çështje menaxhimi“, tha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Teksa lajmëroi hapjen e një kursi intensiv për menaxhim shëndetësor për 40 drejtuesit e spitaleve, Ministrja u shpreh se puna e tyre do të matet me performancën që ata do të kenë dhe çështja e furnizimit me barna është patjetër një prej elementëve që do të duhet të përmbushet.

Duke u ndalur te investimet, Manastirliu theksoi se: “Nga Kukësi në Sarandë, nga Lezha në Korçë, gjatë 2018 do të investojmë 14 milion Euro për përmirësimin e spitaleve dhe qendrave shëndetësore, në të gjithë“.

o.j/dita

May 5, 2018 13:39
Komento

7 Komente

  1. Mjeku May 5, 14:28

    Demagogji e paster e kesaj ministres Manastirliu, se barnat do mungojne neper spitale sepse kudo fondet per investime perdoren per fonde pagash per te paguar militantet rilindas te punesuar pa kriter ne c’do spital. Drejtoret kete jane te detyruar ta bejne te urdheruar nga deputetet rilindas te zones qe jane zyra pune per ato ushtaret e fushates. Manastirliu e di mire kete, por ben lojra e filma per opinion.
    Ne c’do spital rajonal te vendit ka te punesuar jashte kriterit e bile qe nuk vijne ne pune fare e marrin rrogat. Jane militantet e punesuar per kompensim te angazhimit tyre pas PS. Mjafton nje kontroll rutine ne cilido spital e do shihet se ka shtim organikash kot se koti vetem per ti dhene rroge militanteve socialiste. Arsyeja pra pse mungojn ilacet, sepse fondet harxhohen per rroga qylxhinjsh.

    Reply to this comment
    • shvejku May 5, 23:55

      Shendetesi falas!
      Harrojeni!
      Do besh analizen e pyelografise,me thote doktori,por ne shtet te duhet ta blesh vete reagentin 60 mije leke,ndersa tek privati kushton 50 mije leke!
      Pse kjo qenka shendetesia falas?!

      Reply to this comment
  2. perkthyesi May 5, 14:58

    Sigurisht qe eshte nje mashtrim qe ne po vazhdojm ta paguajme jo lire. Nje tjeter precedent shume i rende eshte dhe mungesa e internetit neper institucionet shendetesore, qe mua personalisht po me kushton shtrenjte. Kam 10 dite qe Poliklinika e Alliasit ne Breg te Lumit, eshte jashte funksionit per shkak te mungeses se internetit. A ka informacion kjo ministre, apo ta paguajme ne pacientet zvarritjet dhe ecejaket neper dyert, duke pyetur ka apo nuk ka internet? Kerkohet nje pergjigje, po kush do e jape, te vdekurit?

    Reply to this comment
  3. kasem gahinji May 5, 15:51

    nje problem familiar me coi ne administraten e spitalit ne durres.sapo ngjita shkallet e hyrjes ne katin e pare,mu duk se hyra ne sallon parade mode,ku modelet e lyera e veshur lluks rrinin per reklame.

    Reply to this comment
  4. perparim mema May 5, 16:55

    Kur do dale lista e barnave te ripunsushme ne farmaci?

    Reply to this comment
  5. shvejku May 5, 23:51

    Ne listen e barnave te rimbursueshme jane ato barna qe kane cilesine me te dobet dhe qe nuk sherojne fare!
    Kjo eshte tallje per popullin!

    Reply to this comment
  6. historiani May 6, 02:06

    Pershendetje znj. Ministre.
    Bindja ime eshte se ju si Ministre dhe qeveria ne pergjithesi nuk e njihni situaten ne fushen e mjekesise. Konkluzioni im bazohet ne shume fakte te perjetuar nga une dhe te aferm te mi ne disa qytete. Une i besoj ato qe ju thoni se i kini sjelle dhe do t’i sillni ilacet dhe u kerkoni drejtuesve te spitaleve te vene rregull. Por cfare ndodh realisht ? Po ju sjell si shembull Spitalin Rajonal te Shkodres. Per shumicen e ilaceve mjeket dhe infermieret iu thone te afemve te te semureve te shkojne e t’i blejne jashte spitalit ( duke iu treguar edhe emrin e farmacise ) sepse ” na jane maru ilacet “. Ka arritur puna deri aty saqe, edhe nje pjese te ilaceve qe blejne te afermit e te semureve dhe i semuri nuk i konsumon, infermieret i mbledhin dhe ” i zhdukin “. E verteta eshte se, si ne shume spitale te tjera te Shqiperise, ketu shperdorohet dhe vidhet. Shumica e ilaceve te sjella nga shteti ne magazinat e spitaleve, merren dhe iu jepen farmacive qe jane te lidhur me personelin mjekesor te spitalit dhe pastaj te ardhurat nga shitja e tyre ndahen midis farmacise dhe mjekeve ne fjale. Ne spitalin e lartpermendur infermieret nuk iu bejne te semureve as matjen e sasise se sheqerit ne gjak por detyrohen te afermit e pacientit te sjellin aparatin e matjes dhe paisjet e tjera nga shtepia. Po keshtu edhe per carcafet. Ne spital ekziston nje kaos lidhur me hyrje – daljet e te afermve te pacienteve. Ndersa kerkimi ” me marifet ” i bakshisheve eshte norma ngamjeket apo infermieret. Mendoj qe ju si dikaster duhet te beni investigime, jo duke shkuar hapur per kontrolle sepse ne kete menyre personeli mjekesor merr masa per te fshehur maskaralleqet e vet por duke derguar ” spiune ” dhe duke survejuar cfare behet atje. Perndryshe, e quajtura reforme ne mjekesi dhe mjekesi falas do te rezultojne nje deshtim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*