Lista e pagesave për gjyqtarët shqiptarë, sa marrin njerëzit më të kontestuar në Shqipëri

August 25, 2016 00:32

Lista e pagesave për gjyqtarët shqiptarë, sa marrin njerëzit më të kontestuar në Shqipëri

Profesioni më i kontestuar në vendin tonë është gjykimi. Si në jetën e përditshme për çështje penale, civile dhe administrative, por edhe sportive, profesioni i gjyqtarit është më i përfolur për afera korruptive dhe përfshirje në çdo lloj ambienti ku duhet marrë një vendim. Por, në botën e futbollit të vendit tonë vit për vit ka pasur akuza dhe kundër akuza për gjyqtarët që kanë gjykuar ndeshje në Superiore apo në kategoritë e ulëta. Aty ku diskutohen ndeshje të rrezikshme dhe që pritet të shënohen ngjarje, ka edhe gjyqtarë që dëshirohen nga një palë apo nga ana tjetër, ndërsa rezultati përfundimtar nxjerr se ka qenë i drejtë ose jo. Vendime tendencioze apo njerëzore, gjyqtarët sërish kanë qenë në qendër të vëmendjes, ndërsa në prag të sezonit të ri ata do të nisin që të jenë sërish në qendër të vëmendjes.

Më poshtë po iu paraqesim pagesat për arbitrat për një ndeshje në Kategorinë Superiore dhe të Parën.

Pagesat e arbitrave Kategoria Superiore:

Kryesori – 40.000 lekë të reja

Anësorët– 25.000 lekë të reja

Arbitër i katërt – 12.000 lekë të reja

Pagesat e arbitrave në Kategorinë e Parë

Kryesori –30.000 lekë të reja Anësor – 17.000 lekë të reja

Arbitër i katërt – 10.000 lekë të reja

Mënyra e pagesës është e shpejtë nga FSHF-ja për gjyqtarët që kanë akumuluar më tepër se dy ndeshje. Pagesa e tyre bëhet çdo fund muaji, ndërsa për ata që kanë një ndeshje në muaj, pagesa iu bëhet pasi të akumulojnë disa takime, në mënyrë që pagesa të jetë e plotë. Atyre iu mbahen taksat si normalisht, ndërsa nuk mbahen siguracione për shkak se kjo konsiderohet punë me kohë të pjesshme.

August 25, 2016 00:32
Komento

2 Komente

  1. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... August 25, 03:06

    Lek i madh ore burazer shtet i fu-qishem, per 90 min. loje arbitri mer 4o milje lek te reja aq sa e ka rrogen nje qyqar qe punon nga mengjesi ne darke.
    Hajde se po ja u bejme hallal, por c’e do se keta marrin para te madhe ne te ZEZE nen dore per shitje dhe fiksim rezurlatetesh per ndeshjet qe arbitrojne, te thata fare pa asnje takse.
    Veten Korcaret e Skenderbeut (qe nuk i lidh asgje me kete emer), kane 5 vjet qe hedhin milionat per manipulime ndesgjesh, e kjo dihet boterisht.
    UEFA i denon dhe Mafiozi DUKA Krytetari e FSHF hesht se i ndajne se bashku parate qe u vine nga punet e pista ashtu sic jane vete.

    Reply to this comment
  2. Raimond vlonjati August 25, 03:24

    Shum pake marin gjyqtaret.
    Futbolli esht gjithe ai biznes dhe gjyqtaret duhet te aguhen te pakten 1000 dollare per ndeshjen , kryesori

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*