Lista e re e frymës së vjetër

May 29, 2017 13:01

Lista e re e frymës së vjetër

 

Nga Gjergj Nika

Lista e PD-së për kandidatët e saj për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit, ka trazuar keq dhe fanatikët e kësaj partie, jo vetëm në radhët e militantëve që mbetën tre muaj në atë çadrën-qebatore, por edhe në radhët e medias së shkruar. Po të shikoje reagimin përtallës të tre militantëve të PD-së në media, të vinte keq që këta djem të rinj flisnin kundër “Leifenëve” të listës me gjuhën e Leifenit…

Se vërtet që ajo listë duket sikur është bërë që Partia Demokratike ta ketë të garantuar humbjen në zgjedhjet e 25 qershorit, por këta militantët e saj në media pse nuk kujtohen që autori i asaj liste humbëse nuk është Luli i vocërr por është Luli i madh dora vetë? Ku i kanë gjetur argumentet këta jeniçerë mediatikë të PD-së, që akuzojnë kryetarin kozmetik të partisë së tyre të zemrës dhe harrojnë se cili është kryetari i vërtetë i PD-së? Nuk e dinë këta përgjegjës të entuziazmit të kësaj partie se kush e drejton me dorë të hekurt Partinë Demokratike qysh prej themelimit të saj nga Ramiz Alia? Nuk kanë pyetur fare as me vete, këta kalorës të fjalës së porositur e të mirëpaguar, se cilët janë shkaqet e vërteta të kalbëzimit të partisë së tyre të pagesës? Pse i turren me aq lirshmëri kamerierit të kryetarit e nuk thonë asnjë gjysmë fjale për kryetarin e vërtetë?

Duket që këta militantë të PD-së në media kanë shpresuar shumë të shpërbleheshin jo vetëm me paga, por edhe me vendosjen e emrave të tyre në listën e kandidatëve demokratikas për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit. Dhe nuk se kanë bërë ndonjë gjynah aq të rëndë që kanë shpresuar ca si shumë sikur të nesërmen e zgjedhjeve do të gdhiheshin edhe gazetarë edhe deputetë. Në një kohë kur Kuvendi i Shqipërisë ka pasur më shumë sambistë se juristë dhe ekonomistë, pse të mos shpresojë dhe ky lloj gazetarësh të bëhen deputetë?

Por ajo që çudit shumë qytetarë të këtij vendi të munduar jo pakë edhe nga ky lloj gazetarësh mercenarë, nuk është shpresa e tyre për t’u bërë me dy zanate e gjithnjë në shërbim të verbër ndaj komandantit të tyre të zemrës. Ajo që çudit shumë qytetarë të këtij vendi, është harbimi i këtij lloj gazetarësh kundër çirakut dhe jo kundër ustait të tyre të përbashkët. Duket që e besojnë shumë deklaratën e udhëheqësit të tyre shpirtëror, që tha se “Lista është vetëm e Bashës”. E këtu mbase kanë ca të drejtë, pasi ai lloj udhëheqësi  ka provuar për gati tri dekada që thotë gjithnjë të vërtetën e vetëm të vërtetën sa herë që hap gojën, me përjashtim të rasteve të rralla kur beson verbërisht gënjeshtarin e vet dixhital…

Ja ta zemë se u gënjyen vetë këta ushtarë mediatikë të PD-së, po të ashtuquajturit “senatorë” të saj pse i turren dhe ata Lulit të vocërr e nuk kujtohen që nga ajo listë e Republikës së Re i ka përjashtuar Luli i vjetër, i cili mbetet gjithnjë komandant edhe i Republikës së Re të shpallur me gojën e kamerierit të vet? Ku kanë qenë këta të ashtuquajtur “senatorë” të PD-së, kur komandanti i tyre i përjetshëm përjashtonte e korrte më të djathtë e më të majtë cilindo që gabonte të ngrinte zërin mbi normën që lejonte “demokracia e brendshme” e asaj partie? Mirë të tjerët, po Eduard Salami, që e kishte provuar një herë përjashtimin edhe pse quhej si kryetar partie, pse nuk u thotë kolegëve të vet që të mos bëjnë aq të habiturin e ca më pakë të revoltuarin për këtë përjashtim nga lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit? Pas tij, nuk ka si të mos habitesh kur revoltohen dhe dy ish-nënkryetarë të asaj partie, që kanë heshtur si peshku kur përjashtoheshin kolegët e tyre, jo më nga listat e deputetëve, por edhe nga radhët e PD-së. Pse e paskan kaq të dobët kujtesën dhe dy ish-nënkryetarët e PD-së, që na bëjnë tani të revoltuarin, kur kanë ngritur të dyja duart në mbledhjet që përjashtonin kolegët e tyre, vetëm sepse guxonin të thoshnin një fjalë që nuk i pëlqente kryetarit-komandant të përjetshëm? Ç’kanë tani që i turren çifçiut të kryetarit dhe bëjnë sikur besojnë vërtet që i ka përjashtuar ai nga lista e kandidatëve për deputetë, listë që garanton humbjen e PD-së, sepse ashtu ka vendosur pronari i saj i vërtetë? Vërtet nuk e shohin as këta ish-nënkryetarë të PD-së që ajo është një listë e re e frymës së vjetër, e asaj fryme të vjetër që i mbante dhe ata si nën/kryetarë, vetëm për të dëgjuar në heshtje urdhrat e kryetarit-komandant të përjetshëm? A nuk kanë qenë këta nën/kryetarë të PD-së që nuk bënin zë kur përjashtoheshin e shqyheshin kolegët e tyre, vetëm për një fjalë goje?

A nuk qenë po këta ish-nënkryetarë kur zonja Bregu guxoi të thotë se mospjesëmarrja në zgjedhje ishte vetëvrasje politike dhe e lanë vetëm? Pse ankohen tani që u përjashtuan nga lista e re e frymës së vjetër dhe nuk u kujtuan fare që PD-ja e tyre po përsëriste historinë e Partisë së Punës, kur e vetmja që pati kurajë të fliste mes një bylyku me burra qe një grua? A nuk u bëri fare përshtypje këtyre ish-nënkryetarëve të PD-së kur edhe PD-ja e tyre po shkonte në gjurmët e Partisë së Punës? Pse e pranuan në heshtje të gjithë këta të ashtuquajtur “senatorë” pa senat, që të përsëritej dhe në PD-në e tyre refreni i vjetër nga Liri Belishova tek Majlinda Bregu?…

Të nderuar të ashtuquajtur “senatorë” pa senat të PD-së (nuk e di nëse e përfshini këtu dhe pehlivanin Kastriot Islami), ajo PD-ja juaj është kalbëzuar edhe për fajin tuaj dhe në këtë gjendje e ka urgjent dhe jetik një rithemelim përsëmbari. Uroj t’i përvisheni rithemelimit nga e para edhe duke pranuar gjynahet tuaja, në mënyrë që të mos shërbejë si shoqatë për mbrojtjen e gjynaheve dhe gjynahqarëve. Në mënyrë që të shëndoshë pluralizmin e vërtetë dhe të mos vdesë si parti e gjynaheve dhe e gjynahqarëve.

 

May 29, 2017 13:01
Komento

8 Komente

  1. komshiu May 29, 13:52

    Lista e PD sikur te kishte ato te vjetrit do ta bente te besueshme kete shkrim. Por po shohim qyfyre. Ish ato te vjetrit e Berishes qe Basha i ka qeruar nga lista per deputet po gjejne vend ne mediat qe i kane sulmuar prej vitesh. Sikur Basha ti kishte prap ne liste, do te quhej vazhdues i Berishes. Kur Basha i heq nga lista akuzohet pse i hoqi. Sido te behej lista e opozites, mediat e Rames e kishin gadi skenarin. Por ne kete rast i duhet te marre ne mbrojtje Xhozin, Imamin e bile pse jo edhe Berishen vete. Hajde gallate hajde.

    Reply to this comment
  2. Adnani May 29, 15:09

    Ky shkrim i Gjergj Nikes e nderon gazeten Dita. Nje analize e kthjellet, pa ekuivoke, qe realisht e ndihmon partine me te madhe te opozites te dale nga gropa e kalbezimit, per nje rikrijim te saj, pa diktatore, pa spiune e servile te llojeve te ndryshme.
    Pergezime autorit.

    Reply to this comment
  3. kris 1 May 29, 20:21

    Votoni per Ramen dhe listen e tij derisa Bedriu te sjelle PD ne udhen e zotit.
    Gjithe votat per Ramen dhe xha Brahon per ta mbajtur pushtetin gjithmone te fresket.
    Votoni per zbatimin e nenit 449 dhe gjykatat e korruptuara do te ngelen me brisk ne dore.
    jepni voten ne qershor qe ne korrik te gumezhijne motoret e fabrikave te riciklimit

    Reply to this comment
  4. Bureto May 29, 20:28

    Nuk eshte problemi as tek te vjeterit, alias ‘senatoret’, e as tek te rinjte por me mendje te vjetra. PD e ka te keqen tek fryma qe e ka udhehequr dhe e udheheq ate, fryme, qe ka qene reminishenca e se kaluares (autokratke) e mbjelle dhe e rritur kjo nen ate qe ata e mbajne si udheheqesi historik, ish komunistin fanatik Sali Berisha, per te cilin zonja Bregu, kur ai beri sikur dha doreheqje, u perlot. Sa keq qe tere keto vjet ata qe e qajne sot kete parti, nuk e paskan vene re se ku qendron e keqja e tyre! Po si mund te rregullohen gjerat nga brenda pa sakrifica? Kush i ka bere ato, ata te mocionit te 1992, sot nga me te peshtiret, dhe qe iu lepine Berishes ne 2005, nga qe pushteti po u dukej larg, shume larg? Apo ata rishtare qe Berisha i kooptoi ne 2005 dhe shume shpejt e kuptuan se pushteti, qe jo vetem i embel, por kishte dhe benefice te pa imagjinueshme, kur per ‘barktharet’ qe u qanin dhe u qajne hallin sot, si nga ata qe kane votuar PD ashtu dhe gjithe shqiptareve hallexhinj, dhe jo vetem ne kuptimin material, vetem u kerkonin votat? Por jo vetem ne aspektin social por edhe ne fusha te tjera, ku ajo e drejtesise ishte dhe eshte me uluritesia? Ku ishin pra dje, keta kalores me fytyra te vrerosura, sot?! Ja te pyesim? A ka qene ky Lul po ai dhe i para listave? Po! -do thone. Po sikur t’u kishte futur ne lista a do ta pranonin ate keshtu si eshte?! E po pergjigjia eshte e thjeshte-heshturazi po perseri-P0! Dhe kjo eshte drama juaj dhe asgje nuk mund te ndryshoje deri kur tu vije rradha perseri, (nese), ku aty brenda PD te luftoni dhe te rikrijoni PD, me apo pa ju, bile te benit sherbimin e fundit asaj: te kontribuoni, duke pranuar te mbeteni vete ju te paret jashte. Atehere po! I keni bere sherbimin me te mire asaj partie dhe anetaresise se saj qe u votoi, u rriti e u pasuroi. Edhe nje here: per ç’te rinj e per ç’senatore e keni fjalen?. Krahasoni te vjeterit (senatore dhe keta) Tritan Shehu, Genc Pollo, Dash Shehi, pa le më te famshmin Nard Noka (mos gaboje njeri qe t’i quaje keta dy te fundit jo te kesaj partie, andej kane dale) dhe krahasojni me te perjashtuarit (Topalli, Bode, Imami, Ruli, Patozi, Bregu etj. Jane njelloj. Pse i zgjodhi ata Basha, dhe jo keta, le ta zgjidhin vete, por jo se i ka larguar si ‘senatore”. Po te rinjte kush jane Salianji, djali i Fahri Balliut, ca bisnesmene qe nuk i njeh kush ne PD?! Jo! PD-ja eshte formatuar keshtu, sepse ashtu i duhet Berishes, per te sotmen e afert dhe per te ardhmen, kur ai te mos jete më dhe qe me Bashen dhe me partine e Berishes te ruhen interesat dhe monopolet familiare, pse jo te ruhen edhe nga ndeshkimi, qe ata te dy veçanerisht, i tremb si djalli nga themjani. Ketu perjashtoj kategorikisht dy te fundit, pra Bregun dhe Patozin, aq sa eshte ne dijenine time.
    Ne qe e duam PD si nje opozite te vertete, ashtu si çdo opozite demokratike, u kemi dale borxhit. Ju kaloresve te vrerosur u kemi bere thirrje disa here, qysh se humbet zgjedhjet ne 2013: Reformoni dhe rikrijoni nje Parti Demokratike te vertete, denoni trashegimine e keqe te saj, qe u solli ne kete dite, dhe do te kishit apo do te keni mjaft mbrapa, pervec militanteve qe i keni, por ata vetem nuk do t’u mbjaftojne kurre qe te vini ne pushtet. Vendit i duhet, per sot dhe per neser, cilado qofte ajo, opozite e vertete, se kjo i ben mire demokracise. Nuk thote kot populli: “Uji qe rrjedh, pihet,-ne te kunder quhet moçal, ku gelojne do bretkosat, guaket e te cilave na i kane shqetesuar gjumin prej 26 vjetesh, dhe jo vetem te atyre me siper, por nga e gjithe ajo pjese e politikes shqiptare qe eshte e barabarte apo dhe me keq se ato. Por meqe jemi tek PD, sot mbetemi, heperhe, aty. Por, jemi ne fushate,dhe nuk duhet harruar se ka dhe alternativa te tjera ne beteje, qe per mendimin tim duhen provuar, qe neser mos te ankohemi me shprehjen e zonjes Harxhi, shkruar sot ne media, referuar Bashes: “Ma fute njehere faji eshte yti, ma fute dy here faji eshte imi”, qe vlen per cdo rast.

    Reply to this comment
  5. Proletar me Kopan May 29, 22:33

    Per N.vjosen e Mark ukezuar me Besim Rilindje .
    Per Kumandar Intelektualin e tajvanizuar me keste .
    Per Emigrantin Mark uk me Ide te djathta qe lane HALETE e majta.
    Si dhe per Byrhe tangat e Zulezuara , Fanatike te bindur si Europiane ,
    duke terhequr Per HUNDE korqaret e Peleshit qe NUK E KUPTOJNE
    Se çeshte NeoFeudalizmi deri sa ti Godasi ne Koke ., Edhe se kane 27 vite qe shohin MASAKRIMIN e shqiperise .

    Gregoire Postel – Vinay
    Pergjegjes i Ministrise se Financave Francese ,
    qe i perket Urdherit te Benedettinit ,
    ose me mire Opus Deit .
    Ja se çfare ka thene ::
    Eshte e vertet , Ekonomia francese ka vdekur , por nuk mjafton .
    dhe shton :
    Ju duhet te kuptoni perse egziston sistemi Europian , dhe ç’fare KERKOJNE ?

    Kerkojne te shkaterojne pergjithmone njerzit ,
    Kerkojne te krijojne nje tip te ri Europian ,
    NJE POPULLIM te ri Europian
    qe eshte gati te pranoje Vuajtjet dhe Varferine
    Nje popullsi qe eshte gati te pranoje Rroga
    me te vogla se KINEZET .

    Po ndodh Kinezimi i Europes ,

    Tani del Info – anali dhe do na tregoje se enveri ishte diktator ,

    Reply to this comment
  6. Mark uk May 30, 15:32

    komentet e mia ju lutna .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim