Lista e supermarketeve që i janë bashkuar nismës së AMSHC për solidarizim me të përmbyturit

February 6, 2015 17:09

Lista e supermarketeve që i janë bashkuar nismës së AMSHC për solidarizim me të përmbyturit

Në ndihmë të qytetarëve të zonave të përmbytura në datat 7 dhe 8 shkurt 2015 Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), Organizata “Përtej Barrierave”, Banka Shqiptare e Ushqimit, Skaut Albania, Food Bank Albania së bashku me 220 vullnetarë organizohen të mbledhin ushqime në kuadër të nismës “Një kilogram për emergjencën” në qytetin e Tiranës dhe në qytetin e Fierit.

Për zonën e Fierit, iniciativës i bashkohen edhe Qendra Rinore “Epoka e Re” si dhe “Parlamenti Rinor Fier”.

Produktet e mbledhura do të dorëzohen tek Shtabi i Emergjencave me drejtim zonat e përmbytura. Në  të  njejtën kohë AMSHC do të mbikëqyrë nga afër situatën, për të  evidentuar vendet me nevojën më të  madhe për këto ndihma.

Qytetarët mund të japin kontributin e tyre duke blerë disa artikuj bazë dhe duke i vendosur ato në qeset e vëna në dispozicion nga pikat e shitjes në listën e mëposhtme.

Një  numër i madh vullnetarësh të  organizatave të  sipërpermendura dhe përfaqësues të AMSHC do jenë të pranishëm gjatë gjithë ditës nga ora 10:00 deri në orën 21:00 në këto pika shitje.

Më poshtë rrjeti i supermarketeve që i janë bashkuar nismës:

Conad

  • ETC
  • Kristal
  • City Park
  • Rruga Kavajës
  • Stadiumi

Carrefour

  • TEG
  • QTU

Eco Market

  • Komuna Parisit
  • Sheshi Wilson
  • Him Kolli – Kavajës
  • Inxhinjeria Ndërtimit
  • Garda
  • Ekomarket Yzberisht
February 6, 2015 17:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*