“Lista e zezë”, 15 mijë biznese s’paguajnë taksat 

May 10, 2015 08:28

“Lista e zezë”, 15 mijë biznese s’paguajnë taksat 

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nis mbledhjen e detyrimeve të papaguara fiskale për 15.161 biznese. Detyrimet për tatime dhe taksa janë të akumuluara që prej vitit 2009 dhe deri në fund të muajit prill të këtij viti. Sipas listës zyrtare të publikuar nga Drejtoria e Tatimeve, mësohet se numri i bizneseve që nuk janë në gjendje të shlyejnë detyrimet fiskale është rritur me 15% në tre muajt e parë të këtij viti në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, raporton “GSH”

Lista e debitorëve të këqij në Tatime u shtua me rreth 2.068 biznese në periudhën janar­ prill 2015. Kjo shifër përfaqëson një rritje të numrit të debitorëve ndaj tatimeve krahasuar me katërmujorin e parë të vitit pararendës. Sipas shifrave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, lista e bizneseve ndaj të cilave ka nisur grumbullimi i detyrimeve me forcë ka arritur në 15.161, në 22 prill të këtij viti, nga 13.095 që ishin në fund të vitit 2014.

May 10, 2015 08:28
Komento

2 Komente

  1. miri May 10, 08:45

    ,,,,,

    Reply to this comment
  2. SuloKapedani May 10, 14:17

    Qeveria te zbatoje ligjin mbi tatimet kush nuk paguan ,mbyllet biznesi.Lufte kundèr listave te zeza. Listat te jene te atyre bizneseve tè cilèt paguajnè rregullisht.Termi i zi nuk duhet te ekzistoje,qeveria te marre masa mbasi bizneset pa liçense dhe nuk paguajne tatime janè shtuar sidomos edhe bastet sportive tè marrezise pa fund.Qeveria ka luftuar kablloret pèr ndeshjet e futbollit por bastet i ka shumefishuar si kanabis nepèr male.Shteti nè rrugen pa kontroll te kontrolluesve korruptiv.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*