Lista “e zezë” e himariotëve që do u hiqet shtetësia greke

August 12, 2017 19:54

Lista “e zezë” e himariotëve që do u hiqet shtetësia greke

Gazeta greke “Proto Thema” publikoi të shtunën një shkrim ku bën fjalë për një nismë të qeverisë greke për t’i hequr nënshtetësinë greke shumë himariotëve apo banorëve të bregut, të cilët punojnë ngushtë me autoritetet e Tiranës kundër minoritetit grek dhe  rrëmbimit të vazhdueshëm të pasurive të minoritarëve grekë që jetojnë në Tiranë.

Në duart e ministrit të brendshëm Panos Skourletis, është lista e gjatë e emrave që janë deklaruar si banorë të Himarës dhe që kanë marrë nënshtetësinë greke, por bashkëpunojnë me autoritetet shqiptare kundër të drejtave etnike dhe fetare të minoritetit grek në rajon. Kohët e fundit, ministri Skourletis nënshkroi heqjen e shtetësisë greke kryetarit të bashkisë së Himarës, Gjergji Goro, një bashkëpunëtor i ngushtë sipas gazetës i planeve të kryeministri shqiptar Edi Rama për dehelenizimit të zonës. Vendimi i ministrit të brendshëm u parapri nga një mendim i arsyetuar i Këshillit të Shtetësisë, i cila arsyetoi se kryetari i bashkisë Himarës “ndërmori shërbim publik jashtë vendit, në kundërshtim me interesat e Greqisë”, raporton Respublica.

 Në “listën e zezë” të ministrisë së Jashtme dhe të brendshme të Greqisë janë përfshirë këshilltarët e Bashkisë së Himarës, nëpunësit civil dhe anëtarët e Partisë Socialiste të cilët sipas gazetës kanë dorë në grabitjen e  pronave të minoritarëve dhe “brezin” e shtuquajtur Riviera shqiptare.

Disa emra të listës së zezë dhe përshkrimet sipas gazetës:

Fotis Karavelas: Kryetari iKëshillit Bashkiak të Himarës . Një bashkëpunëtor i ngushtë i kryetarit Gjergji Goro. Ka nënshkruar në mënyrë sistematike vendimet për ndryshimin e pronësinë në zonnën e Himarës, dhe ka një rol të madh në shkatërrimin e pronave të minoritarave me shtetësi greke.

Aleksi Marko: Kryeplak i Drimades. Ka një rol kryesor në prishjen e kishës së Shën Athanasit në vitin 2015 dhe është angazhuar në sekuestrimin e paligjshme të pronave homogjene.

Harallamb Ruçi. Anëtar i Partisë Socialiste me një retorikë të fortë anti-greke. Protagonist në pronat konfiskimin e pronave të minoritarëve.

Stefan Kokedhima: Keyeplak i fshatit Kiparo Himarës. I përfshirë në shkelje ilegale kundër pasurive të emigrantëve.

Kristo Kondili: Mësues në Dhërmi, udhëhoqi shembjen e kishës së Shën Athanasit. Shkruan në gazetat lokale me retorikë të fortë anti-greke, duke i paraqitur si shqiptarët grekët e  Epirit të Veriut.

Aleko Dede: Ish-oficeri i marinës shqiptare dhe kreu aktual i Departamentit të Planifikimit të Komunës së Himarës. Pranoi dhe nënshkroi prishjen e kishës së Shën Athanasit, dhe është angazhuar në prishjen e pasurive të patundshme të migrantëve.

Dhimitri Bifa: Bashkëpunon me autoritetet për grabitjen e pronave të minoritarëve,

Aleksandër Çipa: Presidenti i Unionit të Gazetarëve me prejardhje shqiptare nga Himara. I njohur për frymën anti-greke të shkrimeve të tij. Emri i tij është në listën e gazetarëve të financuara nga Instituti Gylen.

Shkrimin origjinal në gjuhën greke mund ta lexoni duke klikuar KETU

August 12, 2017 19:54
Komento

7 Komente

  1. Arben August 12, 20:48

    HAJDE ME KRAHE TE LEHTA.

    Reply to this comment
  2. Besniku August 12, 22:18

    Ne Shqip eshte Qiparo , jo keparo greke.

    Reply to this comment
  3. vera e nxehte August 12, 22:51

    Shtet pa koke e pa bythe shteti grek. Do falimentoje ne boten e qytetruar globaliste.

    Reply to this comment
  4. Piskuriqi August 12, 23:40

    Ka akoma shume te tjere. Mos harroni tu ndaloni edhe hyrjen ne Greqi Te gjithe këta dhe shume te tjere kane familjet ne Greqi dhe vete kane vajtur ne Shqiperi te grabisin pronat e te tjereve

    Reply to this comment
  5. tayptaipi August 13, 00:40

    Aman vetem turgofacit mos ja hiqni e te tjeret kthejini tu te jetojne ne vendin e tyre.

    Mbani turgofac fondamentalistin dhe te tjeret na i ktheni.

    Reply to this comment
  6. demo August 13, 02:33

    Hajde Sander,se u pagezove-thoshte Noli.Keq eshte kur te levdon greku.

    Reply to this comment
  7. Vurkari August 13, 10:23

    Hapi i rradhës i qeverisë shqiptare quid pro quo.
    Tu hiqet shtetësia shqiptare gjithë spiunëve që punojnë për qeverinë greke kundër interesave të Shqipërisë duke filluar nga Vangjel Dule dhe Janulla.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*