LISTA / Faktet që përgënjeshtrojnë PD-në për Këshillin Bashkiak

December 22, 2017 21:03

LISTA / Faktet që përgënjeshtrojnë PD-në për Këshillin Bashkiak

 

Kryetari i ri i këshilltarëve të djathtë Kreshnik Çollaku reagoi sot lidhur me votimin buxhetit të Bashkisë së Tiranës një ditë më parë.

Përveçse një reagim i vonuar, për një opozitë e cila pretendon se qytetarët janë të parët dhe se shqetësim ka pikërisht ata, bie në sy edhe mashtrimi sy për sy.

Postimi i Çollakut ku denoncon votimin ne Keshillin Bashkiak

Përmes një postimi në Facebook, Çollaku rendiste tre argumente që sipas tij e bëjnë të pavlefshme votimin e Këshillit Bashkiak, teksa nuk heziton që të publikojë edhe procesverbalin e votimit, që në fakt shënon edhe autogolin.

Së pari Çollaku pretendon se në mbledhja nuk ishin 32 këshilltarë, por 31.

Por mjafton të numërojmë vetë emrat në listën e publikuar në Facebook nga vetë Çollaku rezulton se kanë votuar dhe firmosur 32 këshilltarë.

Së dyti Çollaku pretendon se në votim ka marrë pjesë ish-këshilltari Florian Pullazi, i cili tashmë është administrator i njësisë Nr 2.

Personi ne rreth eshhte Enis Hoxha, keshilltari qe mori dje mandatin. Çollaku pretendon se eshte spektator

Personi ne rreth eshte Enis Hoxha, keshilltari qe mori dje mandatin. Çollaku pretendon se eshte spektator

Siç rezulton edhe nga procesverbali, Pullazi nuk ka votuar dhe emri i tij nuk ka asnjë firmë.

Çka do të thotë minimalisht mazhoranca dje në Këshill Bashkiak ka pasur 31, mjaftueshëm për të filluar mbledhja sipas rregullores dhe për të garantuar vijimin e procesit të votimit, edhe pa qenë i pranishëm Pullazi apo pasuesi i tij.

Së treti, në momentin e votimit të buxhetit, pasuesi i Pullazit, Enis Hoxha, e kishte kryer betimin duke qenë anëtar me të drejta të plota.

Buxheti ishte pikë e dytë e rendit të ditës, pasi pika e parë ishte zëvendësimi i mandatit dhe të gjithë këshilltarët kanë votuar pas thirrjes së emrit nga kryetari i Këshillit, Aldrin Dalipi.

Vota e këshilltarit të ri socialist Enis Hoxha, sëbashku me 31 votat ekzistuese që morën pjesë dhe në pikën e parë, e çuan mazhorancën në 32 vota në total, duke i garantuar Erion Veliajt një shumicë të garantuar deri në fund të këtij mandati.

Lista e keshilltareve qe kane votuar duke firmosur perbri emrit e publikuar nga Çollaku. Nga numerimi dalin 31 keshilltarë plus Enis Hoxha qe e mori mandatin dje dhe nuk ndodhet ne liste.

 

DITA sjell të plotë emrat e 32 këshilltarëve që kanë votuar buxhetin…

1.Klodeta Dibra

2.Aldrin Dalipi

3.Blerina Doracaj

4.Luan Bregasi

5.Abdyl Sarja

6.Eridian Salianji

7.Eni Pëllumbi

8.Orion Glozheni

9.Aida Llazani

10.Liri Jani

11.Fatmir Heti

12.Dorina Kuka

13.Ylli Cano

14.Joleza Koka

15.Genc Duka

16.Eugerta Teqja

17.Ramazan Buci

18.Alketa Hila

19.Aqif Qefalia

20.Gerta Pëllumbi

21.Auran Xhani

22.Laureta Sinanaj

23.Rasim Hidri

24.Luiza Grazhdani

25.Naim Halili

26.Gerta Mezini

27.Agim Kraja

28.Bora Panajoti

29.Vjollca Braho

30.Arjan Çukaj

31.Albina Nanaj

32.Enis Hoxha

 

December 22, 2017 21:03
Komento

2 Komente

  1. spartaku December 22, 22:02

    Kudo qe gjenden keta te pd-ke,jane treguar koqe kandari.Opo nuk ke nje njeri te mençem,qe te thote e te beje nje veprim te mençem.Vetem budalleqe.

    Reply to this comment
  2. info analitike December 23, 09:15

    O shoke te Dites shikoni mire se shoqja e keshillit quhet Genta dhe jo Gerta Mezini dhe ajo firma duket si pak e dyshimte. Mire se ne keshillin bashkiak jane zgjedhur kalamaj te telekomanduar por te pakten mesojini te firmosin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*