U dënua me 10 vite burg, Gjykata e Posaçme vendos sekuestrimin e pasurive të Balilit dhe të vëllait në Sarandë, 40 përqind kalojnë në favor të shtetit (lista)

September 22, 2020 09:45

U dënua me 10 vite burg, Gjykata e Posaçme vendos sekuestrimin e pasurive të Balilit dhe të vëllait në Sarandë, 40 përqind kalojnë në favor të shtetit (lista)

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestrimin e pasurive të Klement Balilit dhe vëllait të tij, pothuajse një vit pas dënimit me 10 vite burg të të njohurit si ‘Eskobari i Ballkanit’.

Përmes një njoftimit zyrtar, GJKKO njofton se ka vendosur konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit 40% të pasurive të dy vëllezrve Balili.

Konkretisht janë sekuestruar 16 apartamente në Sarandë, një njësi banimi, po në Sarandë, objekti “Ish – Kampi i Pushimit të Punëtorëve, truall me sipërfaqe 1716.91 m2 dhe truall me sipërfaqe 11.994 m2, gjithashtu me vendndodhje në Sarandë.

Për administrimin dhe përdorimin e pronave të konfiskuara gjykata ka ngarkuar Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara dhe 40% e këtyre pasurive në pjesë ideale do të kalojë në favor të shtetit.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në përcaktimet e ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurive”, (i ndryshuar), ka kryer hetim financiar mbi pasuritë e shtetasve Klemend dhe Bashkim Balili, si dhe të shoqërisë “Balili & Co” shpk.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, pas kërkesës për konfiskim të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme për konfiskim, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr.18, datë 21.09.2020, vendosi:

⦁ Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit në pjesë ideale 40% të pasurive si më poshtë :

⦁ Truall me sipërfaqe 11.994 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % CO” shpk.

⦁ Objekti “Ish – Kampi i Pushimit të Punëtorëve, 4 + 1 kate, me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % Co” shpk.

⦁ Truall me sipërfaqe 1716.91 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % Co” shpk.

⦁ Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit në pjesë ideale 40% të pasurive të ndodhura në qytetin e Sarandës në emër të shtetasit Bashkim Balili si më poshtë:

⦁ Apartament me sipërfaqe 53.5 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 91 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 52.5 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 57 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 52.5 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 57 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2

⦁ Njësi me sipërfaqe 120 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 66 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 72.5 m2

Për administrimin dhe përdorimin e pronave të konfiskuara gjykata ka ngarkuar Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë.

Kush është Klemend Balili?

Klemend Balili po vuan dënimin me 10 vite burg të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për akuzën e “Trafikut të narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Dënimi u dha në tetor të vitit 2019.

Së fundmi, Balili i ka kërkuar trupit gjykues që t’i ndryshojë kushtet e sigurisë së vuajtjes së dënimit, duke e transferuar nga një burg i sigurisë së lartë siç është burgu i Peqinit në një burg të sigurisë së zakonshme, por kjo kërkesë nuk është pranuar.

j.l./ dita

September 22, 2020 09:45
Komento

5 Komente

  1. Gzim Kulufi September 22, 10:18

    Po c’qenka ky, sarandiot? Apo keta me para u jane futur edhe bregdetit te Jonit, per ta shkaterruar si ate te Adriatikut?!..

    Reply to this comment
  2. Arben September 22, 10:36

    Arsyeja perse u ndoq ky, eshte sepse i investoi parate ne Shqiperi, po ti linte ne Greqi as nuk i hynte gjemb ne kembe, te jeni te sigurt per kete.

    Reply to this comment
  3. Sarandioti September 22, 10:59

    Po kush i blen nga shteti pas konfiskimit?
    Kush ka bythë?
    Vec t zotit

    Reply to this comment
  4. Monika hajdute me cizme September 22, 14:36

    Po apartamenti ylli manjanit cdo pesoj.

    Reply to this comment
  5. fteri September 22, 14:59

    Dokumentet/ Zbulohet lidhja Basha-Balili, kreu i PD i fali hotelin në Sarandë BANDËS KLEMEND BALLILIT
    January 30, 2017, 1:16 am
    Ndërsa policia është vënë në ndjekje të Klement Balilit, “Lexo.al” ka mundur të zbulojë për herë të parë një lidhje të hershme midis kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe drogagjiut Klemend Balilit .

    Në qershor 2010, në kohën kur Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm, ai urdhëroi që ish-kampi i punëtorëve dhe pionerëve në Sarandë t’i hiqej nga pronësia sindikatës, për t’iu dhuruar Balilit.

    Dokumentat tregojnë se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të datës 2 qershor 2010 u miratua inventari i 145 pronave të sindikatave, të cilat u shtetëzuan për t’u shpërndanë më pas nga qeveria e mëparshme në mënyrë klienteliste. Ky inventarizim ishte urdhëruar nga ministri i Brendshëm Basha, në 1 shkurt të atij viti, me urdhërin numër 27.Lulëzim Basha me urdhër të fshehtë të krye/kapobandës Sali Berisha dhuron pronat ,e socializmit ,të ngritura me djersë e gjak të 50 vjet e shqiptarve në socializëm ja dhuron klientve tyre të votave .

    Në bazë të programit të punës të hartuar sipas Urdhërit nr.27. datë 1.02.2010 të ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha u krye inventarizimi i pasurive të sindikatave në Republikën e Shqipërisë, duke u hapur rrugë shtetëzimit të të gjithë këtyre pronave.Në mes tyre shinjestra ishte kampi madhështor i puntorve Sarandë,pronë që i kaloi mafjers sarandiote me Balilin VURKARIN E DELVINËS. .

    Ish-kampet e punëtorëve iu kaluan sindikatave me vendim të qeverisë në vitin 1992, por në 2010-n, ato u bënë pjesë e një prej aferave më të mëdha të qeverisë së mëparshme, që shtetëzoi këto prona për interes të saj, pa dëmshpërblim, për t’i rishpërndarë pastaj për miqtë ose ofertuesin më të mirë.

    Ekstrakti i mëposhtëm është pjesë nga ai dokument, me firmën të Lulzim Bashës, që i hapi rrugën e kalimit të ish-kampit të punëtorëve në pronësi të Balilit,dhe Balilve të tjerë që gllabruan pasuritë e pronat e shqiptarve ,dhe sot shqiptarët jan pa prona ,të varfër e pa para ,marrin rrugët e kurbetit ,pa të ardhme në atdheun e tyre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim