Njihni Klorindën e Kenin, dhe “rastin Lushnja” të KLD-së

May 10, 2014 13:32

Njihni Klorindën e Kenin, dhe “rastin Lushnja” të KLD-së

ILDKP ka bërë 3 kallëzime gjykatësish në 1 muaj për gjyqtarët Klorinda Çela, Ken Dhima dhe Gjin Gjoni, ndërkohë që një raport mbi KLD-në nxjerr probleme të rënda në “qeverinë” e Gjyqësorit dhe në gjithë sistemin e drejtësisë të paralizuar nga korrupsioni dhe amullia.

DITA posedon detajet e dy rasteve të fundit të kallëzuara për fshehje pasurie gjyqtares Klorinda Çela dhe bashkëshortit të saj gjithashtu gjyqtar Ken Dhima. “Klorinda Çela ka konsumuar elementët e veprës penale të “Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë” të parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe ndaj saj u depozitua kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme, njoftim Ministrit të Drejtësisë për shkeljet e konstatuara dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit te Pastrimit te Parave” – thotë raporti i ILDKP. Më poshtë, disa nga fshehjet e pasurisë të renditura në këtë raport për gjyqtaren Çela, ku bien në sy manovrat me huamarrje dhe kredi:

– Deklarim i rremë i vlerës së këstit të parë të paguar për blerjen e një apartamenti.

– Mungesa e burimit të krijimit të depozitës në Tirana Bank përdorur për blerjen e një apartamenti.

– Deklarim i rremë për huamarrjen nga shtetasi A.Ç. për blerjen e një apartamenti në Rr.”Don Bosco”.

– Deklarim i rremë për shumën prej 59.300 Euro në total, dhënë në formën e shpërblimeve, dhuratave, sponsorizimeve për periudhën 2008 – 2011 nga shtetasi A.M.

– Fshehje e shumës së derdhur në katër transaksione në llogarinë në RFZ Bank, nga burime të dyshimta.

– Fshehja e blerjes së automjetit tip Benz

– Fshehje e gjendjeve të mbetura në llogarinë e RFZ Bank

– Fshehje e gjendjeve të mbetura në llogarinë rrjedhëse në Union Bank.

– Fshehje e depozitës në Bankën Kombëtare Tregtare – Mosdeklarim i raportit të huadhënies midis Çelës dhe shtetasit A.Ç. e shprehur kjo në formën e pagesës së kësteve të kredisë në favor të ketij personi pranë Raiffeisen Bank.

– Mosparaqitja e dokumentave provues të kërkuara nga ILDKPKI

– Mosmbulim i vlerës së krijimit të aseteve dhe shpenzimeve me burime të ligjshme

Edhe në shqyrtimin e pasurisë së bashkëshortit të znj. Çela, z.Ken Dhima, gjithashtu gjykatës, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ka gjetur fshehje dhe deklarime të rreme. 150 mijë euro ka fshehur vetëm në një kontratë dyqani. Disa nga pikat e renditura për këtë gjykatës janë:

– Deklarim i rremë i vlerës së këstit të parë të paguar për blerjen e një apartamenti

– Mungesa e burimit të krijimit të depozitës përdorur për blerjen e një apartamenti.

– Deklarim i rremë për huamarrje nga shtetasi A.Ç.

– Deklarim i rremë për shumën prej 59.300 euro në total, dhënë në formën e shpërblimeve, dhuratave, sponsorizimeve për periudhën 2008 – 2011 nga shtetasi me inicialet A.M.

– Fshehja e kontratës së porosisë të lidhur midis shoqërisë së ndërtimit, porositësit A.Ç. dhe garantuesit Ken Dhima. Në këtë kontratë është porositur ndërtimi i një dyqani në Rr.“Don Bosko”, me sip.124 m2 me vlerë 150.000 euro.

– Fshehje e depozitës në Bankën Kombëtare Tregtare

– Mosdeklarim i raportit të huadhënies midis tij dhe shtetasit A.Ç. e shprehur kjo në formën e pagesës së kësteve të kredisë në favor të ketij personi pranë Raiffeisen Bank.

– Mosparaqitja e dokumentave justifikues të kërkuara nga ILDKPKI

– Mosmbulim i vlerës së krijimit të aseteve dhe shpenzimeve me burime të ligjshme

Në rreth gjyqtarja Klorinda Çela
***

“Huaja”, një nga truket e gjyqtarëve me pasurinë që fshehin

Në vetëm 30 ditët e fundit, Inspektoriati i Pasurive (ILDKP) ka kaluar për ndjekje penale tre gjyqtarë, Klorinda Çelën, Ken Dhimën dhe Gjin Gjonin. Këto tre kallëzime u reflektuan menjëherë pas ndryshimit të kreut të ILDKP-së. Po çfarë është duke ndodhur? ILDKP-ja ka nisur gjuetinë pa kompromis ndaj gjyqtarëve dhe zyrtarëve të korruptuar me një sukses të paparashikuar? Apo thjesht u bë dorëzimi fizik në prokurori i dosjeve që ndërkohë “flinin” në ILDKP? E vërteta duket se anon nga opsioni i dytë. Tre dosjet në fjalë kanë kaluar më herët në filtrin e inspektorëve dhe u ishin regjistruar me kohë problematikat që shfaqnin në pamje të parë. Thjesht informacionet dhe të dhënat kontradiktore që mbartnin deklarimet e tyre, duheshin verifikuar dhe ca më tej, veprime këto që u kryen dhe nga ku më pas verifikimi solli dhe dyshimet për falsifikime dhe fshehje të burimit të të ardhurave.

Nëse vëren më kujdes të treja rastet, janë kontratat e huamarrjes në individë dhe blerjet problematike të apartamenteve ato që shfaqen si instrumenti kryesor i përdorur nga gjyqtarët për fshehjen e burimit të të ardhurave të tyre. Nëse eksploron faqen elektronike zyrtare të ILDKP-së, vëren se raporti i fundit vjetor i këtij institucioni është ai i vitit 2011. Mungojnë raportet vjetorë e punës për dy vitet e fundit. Megjithatë shkojmë dhe tek raporti i vitit 2011, nëpërmjet opsionit të kërkimit automatik kërkojmë me termin “huamarrje” apo “huadhënie”.

Në asnjë rresht apo fjali të këtij raporti voluminoz nuk gjenden këto fjalë. Aty mund të gjesh dhe sa trajnime dhe në sa tryeza ‘rrumbullake- topolake” janë trajnuar punonjësit e këtij institucioni, por nuk ka asnjë fjalë për be, asnjë fjalë të vetme ku përmendet ‘huamarrja’ apo ‘huadhënia’ si fenomen tepër i shpeshtë i hasur në deklarimet e pasurive të zyrtarëve, sidomos atyre të gjyqësorit dhe të prokurorisë. Bëhet fjalë gjithnjë për huamarrje mes individëve dhe jo në banka.

Po si shpjegohet? Vështirë të thuhet se në vitin 2011 hartuesit e këtij raporti të ILDKP-së nuk dinin ndonjë gjë mbi fenomenin e huamarrjes si truk i preferuar nga ana e zyrtarëve të lartë për të fshehur burimin e të ardhurave. E vërteta ëhstë se ky ka qenë  një problem i njohur, nëpërmjet kontratave fiktive të huamarrjes, shumë zyrtarë kanë futur në lojë shumë dhe të ardhura të rëndësishme. Por fjala kontratë ndoshta është pakëz hijerëndë. Pasi nuk kanë munguar as rastet kur gjyqtarë të caktuar një copë letër të thjeshtë të shkruar me shkrim dore, e kanë paraqitur si dokument huamarrje në ILDKP.

Truku i huamarrjes ka qenë prezent prej vitesh por në asnjë rrethanë ILDKP-ja nuk ka kërkuar shtrëngimin e masave kontrolluese për këtë fenomen. Në asnjë raport vjetor të këtij institucioni deri në vitin 2011 nuk përmendet fare ky fenomen, ky truk. Se për raportet e vitit 2012-2013 duhet të presim të publikohen njëherë e pastaj të gjykojmë. Është interesant fakti se këto 3 dosje të evidentuara së fundmi nga ILDKP-ja, ku problematikë kryesore janë kontratat e huamarrjes së gjyqtarëve nën hetim, kanë shkuar për hetime të mëtejshme në prokurori. Një pjesë e mirë e prokurorëve nga ana e tyre, rezultojnë se e kanë gjithashtu “huamarrjen” në individë një metodë shumë të përdorur në deklaratat e pasurisë që vetë prokurorët kanë dorëzuar pranë ILDKP-së.

Nën zë, shumë ekspertë të fushës së parandalimit të pastrimit të parave shprehen se është pikërisht kjo metodë e huamarrjes mes individëve që ka ndihmuar shumë zyrtarë të justifikojnë të ardhura të dyshimta. Nga ana tjetër, nëse shikon rekordet e prokurorisë mbi investigimin e fenomenit të “fshehjes së të ardhurave” apo mbi “pastrimin e parave” kupton se kjo është pika më e dobët e organit të akuzës. Jo vetëm pse është një lëm ku nuk është e thjeshtë të thellohesh dhe të vërtetosh diçka, por edhe pse në Shqipëri nuk ka ende një strukturë të specializuar që jo vetëm duhet të hetojë në këtë drejtim, por edhe të orientojë me ndryshime ligjore kufizimin e këtyre hapësirave.

Për shembull, ka mbi 10 vite që huamarrja mes individëve konsiderohet si instrumenti Nr.1 i përdorur nga zyrtarët për të tjetërsuar burimin e të ardhurave. Por ama në 10 vite, nuk ka sikur një nismë të vetme ligjore që të imponojë rregulla dhe kritere të forta për këta zyrtarë nëse duan të marrin hua në individë. Nëse i detyron të shkojnë në çdo rast tek noteri, apo nëse i detyron që edhe individët që u japin hua atyre të bëhen subjekt i deklarimit të pasurisë në IILDKP, me siguri që nuk do e kenë më dhe aq të thjeshtë të marrin hua për të tjetërsuar burimet. Por ndërhyrjet ligjore në këtë lëm mund të jenë edhe më të larmishme. Prej vitesh ky fenomen ka qenë i njohur mes ekspertëve, ç’ka tregon se nuk ka munguar informacioni apo njohuritë, por ka qenë gjithnjë problemi tek vullneti. Ndryshe nuk do të shpjegohej se ILDKP-ja deri vitin e kaluar raportonte vetëm për tryezat e rrumbullakëta të trajnimeve, raportohej çdo detaj idiot, përveç atyre ‘detajeve’ që realisht vlenin.

 

* * *

KLLOUNËT E KLD-së (ose historia e një skandali në Gjykatën e Lushnjës)

Nga Habjon Hasani

Sistemi gjyqësor në Shqipëri, ka shënuar dhe rekordin e radhës, duke krijuar një nga situatat më absurde në Gjykatën e Lushnjës. Shtatë anëtarë të GJykatës së Lushnjës kanë paditur në Gjykatën Administrative të Vlorës shtetin shqiptar. Arsyeja? Punojnë çdo ditë në gjykatë, por…nuk figurojnë në organikën e këtij institucioni. Si degradoi gjendja deri në këtë pikë?

Kërkesë padia e gjykatësve e zbardh vetë fabulën. Fillimisht gjyqtarët janë njohur për problemin më datën 3 Janar të këtij viti. Kjo kishte ndodhur pasi në sistemin e ministrisë së Financave që bën dhe shpërndarjen e pagave, organika e Gjykatës së Lushnjës rezultonte me 5 gjyqtarë, ndërsa realisht aty ishin të emëruar nga KLD-ja 7 gjyqtarë. Nga ana tjetër, organika e re me 5 gjyqtarë ishte imponuar nga një dekret i Dhjetorit të vitit 2012 të Presidentit Bujar Nishani. Në fillim të vitit 2014, ministria e Financave e ka dalluar handikapin me numrin e punonjësve dhe ka bllokuar fondin e pagave, sikurse zbulon dhe padia në vijim: “Ne paditësat, Bedri Qori, Saemira Hila, Klodiana Veizi (Mema), Brikena Ukperaj (Lubonja), Esmeralda Çeka dhe Zeta Tërpollari jemi të gjithë gjyqtarë të cilët aktualisht ushtrojmë detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnje. Me Dekretin datë 16 Nëntor 2012, të Presidentit të Republikës, numri i Gjyqtarëve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, është 5 (pesë) gjyqtarë. Aktualisht në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, ushtrojnë funksionin 7 (shtatë) gjyqtarë. Më datën 03 Janar 2014 është përpiluar dhe dërguar listë-pagesa e punonjësve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në Zyrën e Thesarit Dega Lushnjë.

KLD

Nga korrespondenca me Zyrën e Thesarit Lushnjë jemi vënë në dijeni se kjo zyrë nuk mund të bëjë kalimin e pagave kur numri i punonjësve në listë-pagesë është më i madh se numri i punonjësve të përcaktuar në organikë, nga Ministri i Drejtësisë. ….Aktualisht në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, ushtrojnë funksionin e gjyqtarit 7 (shtatë) gjyqtarë. Zyra e Thesarit Lushnjë na ka argumentuar se: ‘…Çdo ndryshim i numrit organik të punonjësve shoqërohet detyrimisht me aktin përkatës ligjor/nën ligjor apo ndryshimeve strukturore, mbi të cilin pasqyrohet ndryshimi nëpërmjet strukturës përgjegjëse për buxhetin në Ministrinë e Financave. Struktura përgjegjëse për thesarin në nivel dege regjistron vetëm numrin faktik të punonjësve,i cili është i barabartë ose më i vogël se numri në plan i regjistruar në SIFQ nga Ministria e Financave, por në asnjë rast më i madh’.

Pasi kanë konstatuar problemin, 7 gjyqtarët e gjykatës së Lushnjës i janë drejtuar me një MEMO informuese për problemin e tyre, Presidentit të Republikës, KLD-së, ministrit të Drejtësisë dhe Zyrës së Buxhetit Gjyqësor. Pas kësaj MEMO-je, ministria e Financave u dha kohë 3 muaj këtyre institucioneve që të gjenin një zgjidhje, duke autorizuar kalimin e pagave për 7 anëtarët e kësaj gjykate deri në muajin mars. Por sikundër rezulton nga padia, pas muajit Mars 2014, afatet u tejkaluan dhe situata në këtë gjykatë mbeti në stanjacion dhe asgjë nuk ndryshoi. Është kjo arsyeja që këta gjykatës i janë drejtuar tashmë Gjykatës Administrative të Vlorës me një padi. Përtej argumenteve juridike që lexohen në këtë kërkesë padi, historia ka dhe një fabul të  panjohur, tepër interesante.

 

Fshati digjet… por miku promovohet

Nëse shikon kërkesë-padinë e 7 gjyqtarëve të Lushnjës vëren se ata kanë paditur ‘zyrtarisht’  Ministrinë e Financave. Por në të gjithë argumentimin që bëjnë në kërkesë-padi, përgjegjës bëjnë Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Presidentin e Republikës. DITA u interesua në disa kanale komunikimi pranë kësaj gjykate dhe mësoi se në fakt padia në themel të saj atakon KLD-në pavarësisht se gjyqtarët për shkak të varësisë nga KLD-ja e kanë shmangur formalisht në titull ankimimin ndaj saj. Kanë pasur frikë.

Por si u gjend kjo gjykatë me 7 gjyqtarë në punë, ndërsa organika i kërkonte të mbante në detyrë vetëm 5? Është fare e thjeshtë, pas dekretit të Dhjetorit 2012 të Presidentit Nishani, njëherësh kryetar i KLD-së, në gjykatën e Lushnjës do të duhej të punonin vetëm 5 vetë. Që do të thotë se 2 nga 7 gjyqtarë duhej të transferoheshin në vende të tjera. Këtë transferim e ka detyrë funksionale ta ekzekutojë KLD-ja.

Gjatë kësaj periudhe, vendet vakante ishin kryesisht në Gjykatën e Tiranës. Por çfarë bën KLD-ja? Lë tërësisht mënjanë problemin e dalë në Lushnjë, ndërsa në Tiranë emëron gjyqtarë nga rrethe të tjera, të cilat ishin në rregull me organikën e tyre dhe nuk shfaqnin nevojë për sistemimin e gjyqtarëve. KLD-ja nuk dinte të bënte hesape të thjeshta aritmetikore, të tipit, çojmë dy nga Lushnja në Tiranë dhe jemi ‘jek e jek’? Aspak. Rezulton se KLD-ja ka transferuar në Tiranë, gjyqtarë nga qytete të tjera, por që janë lidhje të besuara, taraf dhe konjukturë e vjetër e anëtarëve të KLD-së.

Kjo situatë e krijuar për shkak të transferimeve nepotike nga ana e KLD-së, është cekur dhe trajtuar dhe nga ministri i Drejtësisë Naço, në një intervistë të dhënë në DITA , pak kohë më parë. Padia që publikojmë sot, është dhe prova konkrete se aq keq kanë shkuar punët, sa për shkak të akrobacive të KLD-së me tarafin e saj, organika dhe pagat e gjyqtarëve të Lushnjës janë bllokuar, ndërsa këta nga ana e tyre, aq të intimiduar dhe në siklet janë, sa edhe kur bëjnë padi në gjykatë për të gjetur të drejtën e tyre, nuk guxojnë ta drejtojnë padinë ndaj KLD-së, por i bien anës e anës, që ‘edhe mishi të piqet, por edhe KLD-ja të mos digjet’.

E bukura është, se të 7 këta gjykatës shkojne çdo ditë në punë. Dënojnë dhe njerëz madje ndonëse dy prej tyre, si rregull nuk duhej të ishin më duke punuar në atë gjykatë. Zor se gjen ndonjë situatë të ngjashme në ndonjë cep të planetit. Çfarë emri mund t’i vësh? Vendosjani  vetë, por mbani parasysh se Presidenti i Republikës, njëherësh kryetar i KLD-së, zakonisht këto thagma ka qejf t’i quajë: Reformë.

May 10, 2014 13:32
Komento

23 Komente

  1. Malo December 3, 22:07

    Po Kryetari Keshillit te Larte te Drejtesise me zevendesin e tij a kane mandat per te kryer detyrat e tyre kushtetuese? Turp per mazhorancen (ish- opozita e djeshme) qe keta dy ushtaret e Berishes tallen vullnetin e popullit.
    Mazhoranca jo te ngreje zerin e ne Kuvend, por duhet te ulerase me fuqine e madhe qe i ka dhene populli

    Reply to this comment
    • kosta December 4, 17:38

      Hidhini nje sy stafit qe ka mbledhur Nishani ne presidence….atje do te gjeni jo vetem te korruptuar, te paafte, hajdute ordiner por edhe trafikante njerezish dhe bimesh narkotike por edhe vrasesa……po te doni pyesni ish inspektorin e pergjithshem te ministrise brendshme qe ka punuar me Nishanin minister dhe do te degjoni xhevaire te tilla qe jo presidente ky gjysem njeriu, nuk duhet te jete por ai duhet te jete para drejtesise…….

      Reply to this comment
  2. sadik \\\\Malaj December 4, 14:31

    ELVIS QEFA E NDRITI ATJE NE KRYE TE AKKP= se ISHTE THJESHT NJI NJERI QE NUK KISHTE HABERR NGA PUNA QE DO TE BENTE, DHE TASHTI NE KLD E KA NDRITUR BUKUR

    LUM PARTIA QE E KA…!!!

    Reply to this comment
  3. zoti na ruajte dhe na falte December 4, 14:51

    Kryetari i komanduar ne Berat ka arritur sa ka ndaje burrin me gruan pa qene fare ne dijeni gruaja e ligjshme dhe femijet e saj, per hesap te shokut te vet qe donte grua tjeter. Deri ketu ka arritur puna ne gjykatat shqiptare dhe per cudi ai qenka dhe kryetar me komande. Zoti na ruajte nga gjykatat dhe vagabondet qe i kane pushtuar ato

    Reply to this comment
  4. Fredi December 4, 15:57

    Ne kemi Presidentin e Republikse te Komanduar, cfar presim te pjelle ai pervec llojin e tij.

    Reply to this comment
  5. tani December 4, 16:17

    Rrezoni ulokun,gaveten e vjeter te Saliut.

    Reply to this comment
  6. Vezhguesi F December 4, 16:19

    Nishani eshte me pak se nje ushtar, madje nje lloj mercenari politik, eshte pjese e kesaj zallaahije kudo ne sferat e shtetit shqiptar. Eshte emergjente largimi i ketij njeriu te paafte fizikisht, te indoktrinuar keqas politikisht, pa kurrefare personaliteti dhe intgriteti qofte dhe moral. ai eshte i pari qe ka shkelur dhe vazhdon te shkele kushtetuten duke nxitur klientelizmnin dhe nepotizmin ne fushen e drejtesise. Ndersa kesaj kukvajkes se zeze, duhet mire qe here tjeter kur kerkon te jap mesime idiotesh dhe matrapazesh politik, lypset jo vetem t’i pritet fjala por dhe te nxirret jasht.

    Reply to this comment
  7. yp xhixhi December 4, 16:21

    Po tallen me popullin bastardet e pd. Se kuptoj kete tangellik te mbeturinave te opozites qe bejne karshillik kur duhej te ishin ne burg.

    Reply to this comment
  8. reda December 4, 16:23

    Ka qen nji pararadhes i Bujarit.
    Si president cmendim ka zoti Bukar kur Shpellari Sali e quante Presidentin e zgjedhur prej tij z. Bamir, Horr Bulevardi?

    Reply to this comment
  9. iliriTirane December 4, 16:24

    Eshte nje e vertet e pa mouheshme! Kur flitet per cfare po ndodh ne sitemin gjyqesor.
    Po shikojme e po degjojme perdite histori nga me te ndryshmet, per Gjyqtare e Prokurore, me ze dhe me figure(fiks-fare) e jo vetem.Te gjitheve na ka ndodhur te jemi te pakten nje-here viktime e kalbezimit te sistemit te drejtesise.

    Reply to this comment
  10. Bardhi December 4, 17:53

    Dita ju jeni tashme Gazeta me e mire ne gjithe Historine e Shqiperise.

    Reply to this comment
  11. Jashar kuca December 4, 18:09

    PO GJITHE POPULLI E DI SE KETU GJYKON “TERASINI”…”ISKENDER BYLYK”..VETEM SHTYPI TANI E MORI VESH…..MORE E DINI JU SE NE BURGUN E PEQINIT ESHTE NJE I RI QE VUAN DENIMIN ME 17 VITE BURG,PA U PYETUR ASNJEHERE AS NE POLICI,AS NE PROKURORI,AS NE GJYKATE.NUK I ESHTE KOMUNIKUAR ASNJEHERE AKUZA PER TE CILEN VUAN DENIMIN??? KETU PO TE VIHET DREJTESIA DHE TE RISHIKOHEN CESHTJE TE NDRYSHME KETU DO TE BEHET NAMI…..NUK E BESONI,POR JANE PUSHKATUAR DY DJEM TE RINJ PA GJYQ,NE MENYRE PUBLIKE DHE RAPORTI I POLICISE ESHTE BERE “VETVRASJE”…KETU NE BURG VETE KUSH NUK KA PARA,KUSH KA PARA SBEN BURG CFAREDO KRIMI TE KETE KRYER.

    Reply to this comment
  12. Alban December 4, 18:17

    Vetem pastrimi i Kushtetutes se Republikes se Shqiperise do te bej te mundur te cahet korraca e betonaur e Pushtetit me te Larte ne Shqiperi e betonaur nga Ali Baba Saliu per te mbrojtur veten dhe 40 hajdutet e kriminelet e tij, nder ta edhe ish-ministri i Brendshem ne kohen e “aksidentit” te kunati te tij Kosta Trebicka.

    Reply to this comment
  13. Muji &Halili December 4, 18:26

    Nga artikjt më të mirë që kam lexuar në shtyp.Bravo autorit.

    Reply to this comment
  14. kico December 4, 18:38

    te gjitha vitet e vakances lidhen me ardhjen ne postin e n/kr te kld-se te nje prej ordinereve dhe leves se bindur te familjes katunarit injorant cefa… zhdukeni kete rrace te ndyre ose zhdukuni ju sepse ky vend nuk ecen sa kohe qe kjo race kriminelesh te kete ne dore drejtesine..

    Reply to this comment
  15. jorgo December 4, 19:08

    kanceri femer me metastazat.

    Reply to this comment
  16. redisheheri December 4, 19:42

    E tha Ngjela:;Pozita i ka ne dore te gjitha,ka 84 vota ne parlament,ka ministrine e drejtesise,ka ligjet, ka popullin me vete,ka nderkombetaret qe po i thone troc arresto berishen,por e ka kapur ngerci i frikes dhe i paaftesise se Rames per te emeruar ustallare e jo cuperlina Mjafti.Ministri Drejtesise eshte pjese e mafjes se djeshme dhe korbi korbit s`ja nxjerr syte.

    Reply to this comment
  17. miri December 4, 20:37

    mani mer mretin se po xerohet………………………..

    Reply to this comment
  18. Qiparisi December 4, 22:12

    Mjeket nga natyra jane shume human, Saliu Jo , kam nje dyshim te forte qe Ai nuk ka qene ndonjehere mjek I mirefillte , ose ka nje dopiopersonalitet te frikshem ku jane mjeku human, dhe politikani , maskara, mostruoz, cinik , vrases, i ndyre, me te gjitha te zezat e kesaj bote.

    Reply to this comment
  19. MARKO December 4, 23:41

    Po Jari fle ne bythe, e nuk ka kohe.

    Reply to this comment
  20. INA PALLASKA December 5, 00:05

    CA PRET NGA NJE NJERI I CILI DERGONTE NJEREZ NE TROPOJE PER TE MARRE REZERVISTE PER TE LUFTUAR JUGUN VLOREN ETJ…. PER FAT ESHTE REFUZUAR NGA FAMILJA HAKLAJ NE ATE KOHE…PASTAJ U SHENDERRUA SI BISHE .AI SI PJELLE E U.D.B. ESHTE NJE ANTISHQIPTAR NJE KRIMINEL QE NEN EMRIN E P.D se I VURI FLAKEN KETIJ VENDI …FARA QE KA MBJELLE PLENGPRISHESI FATOS NANO DHE DOKTORRI ME FAMILJEN E OBORRTARET ESHTE NJE PLAGE E RENDE E SHOQERISE SHQIPTARE DHE E POPULLIT TONE …KETA NJEREZ E KANE SHENDERRUAR JETEN E CDO SHQIPTARI NE NJE LUFTE CIVILE TE PADUKSHME DUKE ELIMINUAR CDO PENGESE QE I DEL PERPARA..SI TREGOI DHE RASTI I FUNDIT NE KERRABE…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*