Listat e zgjedhësve, 25 874 dublime të dyshuara dhe 352 mijë votues pa adresë

Redaksia Online May 9, 2013 15:21

Listat e zgjedhësve, 25 874 dublime të dyshuara dhe 352 mijë votues pa adresë

Partia Socialiste shpreh shqetësimin e saj për dublimet në listat e zgjedhësve. Bledar Çuçi, nënsekretar për Çështjet Zgjedhore, ka thënë gjatë një konference shtypi se aktualisht janë 25 874 dublime zgjedhësish dhe 352 mijë votues pa adresë.

“Ekspertët tanë përfundimisht kanë nxjerrë një shifër prej 25 874 shtetas të dyshuar si të dubluar në listat zgjedhore për zgjedhjet e 23 qershorit. Problematika e dytë serioze që lidhet me listën e zgjedhësve ka të bëjë pikërisht me ata zgjedhës që ende figurojnë sot në listën e zgjedhësve pa një adresë një saktë zgjedhore. Ekstrakti i fundit të përbërësve zgjedhore është 352 337 zgjedhës“, tha ai.

Sipas Çuçit, qarku me numrin më të madh të zgjedhësve pa adresë mbetet Tirana, me 87 mijë votues, pasuar nga Vlora me 84 178, Shkodra me 38 827 dhe Korça me 27 593 votues.

Pavarësisht kësaj, Çuçi ka thënë se PS ka informacione për të gjithë votuesit e dubluar dhe ka siguruar se askush nuk do të ketë mundësinë që më 23 qershor të votojë dy herë.

“PS e ka të gjithë informacionin e detajuar të 25 874 zgjedhësve të dyshuar si të dubluar në lista se ku ndodhen, ku janë të regjistruar fiktivisht, kush e ka marrë dokumentin e identitetit, në çfarë qendre votimi janë të regjistruar dhe në çfarë familje i përkasin si të dubluar. Ne kemi informacionin e plotë dhe garantojmë që asnjë nga këto zgjedhës nuk do të kenë mundësi që në datën 23 qershor të votojë më shumë se një herë, për shkak të të qenit të tyre si të dubluar në listën e zgjedhësve”, tha Çuçi.

Disa dite me pare DITA publikoi skandalin e listave dhe dubluara dhe familjeve fantazem me identitet t edyfishte e te trefishte

Redaksia Online May 9, 2013 15:21
Komento

3 Komente

  1. Cerriku May 9, 16:32

    Po kjo dihet qe nji simpatizant i PD voton tre here se nuk shpjegohet ndrushe qe ne shqiperi jan 3 miljon votues,pra i bie qe ne shqiperi te kete me shum votues se banore,ai ponia duhet urgjentisht mbas zgjedhjeve te hetohet dhe te futet ne burg se ai ka qe mbas 2005 qe ben listat zgjedhore dhe qe listat zgjedhore fryhen e fryhen me 3-4 her te dubluara per cdo simpatizant te PD ,dhe PS te mos e nenvletesoj kete gje se ata te PD i kan ber mir llogarite kete rradhe prandaj edhe hajduti i zgjedhjeve sali krimineli ordiner thot pa piken e turpit qe i kam zgjedhjet e fituara kjo gje duhet te behet sa me par alarm qe edhe bota demokratike te jet ne dijeni per kete gje.

    Reply to this comment
  2. ardian May 9, 16:47

    saliu shquhet per te tilla maskaralliqe ,sic bente ne kavaje fitonte 100perqind si ne enverizem tani te mori t… ne KAVAJE,po te jete ashtu sic e parashtron psiqiku sali se ka mbeshtetje shume dhe elektorat nuk ka pse te ndyhet me keq se ceshte ndyre sic beri kur ishte president qe u vetzgjodh po vete dhe pale pretendon dhe BE me te tilla pislleqe …

    Reply to this comment
  3. BAY AREA Ca. May 10, 01:09

    Saliu po te jete burre ,trim me ANTIPLUMB te kandidoje ne Kavaje. Mundesisht te vere nga mbrapa, llamrine me trashesi 8 mm qe te mos i dhembi shume kur t’a haje. Dublimet prej 25.874 jane emrat e mitingasheve dhe te besuarve te PD . Per 352.337 votues thuhet qe jane pa adrese, nuk eshte e vertete, adresa e tyre dihet shume mire dhe ajo eshte KOSOVA, keto prurje dhe vjedhje vetem nje kriminel si Saliu i ben dhe i realizon. Nga pas i mban avazin per lista zgjedhore ministri Mu.i, Koke lopa PONI, eshte shtuar edhe nje provesionist vjedhjesh z/ministri i Brendeshem Ristani dhe Kaqoli i ngercit te fjales, me diplome te fallsifikuar Nadi i Noksave. Jane terbuar e ne keto dite tronditese, nuk po i le rehat edhe miza e KALIT. Tyc @ Toc

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim