Listat e zgjedhësve, Poni: Pastrimi deri në 9 maj

Redaksia Online February 6, 2013 14:25

Listat e zgjedhësve, Poni: Pastrimi deri në 9 maj

Pastrimi i listave do të vijojë deri në 9 maj. Kështu ka bërë të ditur zv.ministri i Brendshëm Ferdinand Poni, ndërsa i ka kërkuar organeve të qeverisjes vendore të afishojnë listat e zgjedhësve. Poni bëri të ditur se ekstrakti përmban 3 milionë zgjedhës, dhe për verifikim janë dërguar afërsisht 7 mijë dublime.

“Mendoj se cilësia e listës është në parametrat super maksimal,. Ne identifikuar dhe dërguam poshtë për verifikime 7 mijë rekorde të dyshuara si dublime. Diku 3 800 shtetas për ti vlerësuar. Kemi marrë përgjigjie që nuk janë dublime 2 mijë rekorde. Por ne jemi të kënaqur dhe janë akoma 4 mijë rekorde të persona të dyshuar. Ne kemi rritur kriteret për të kapur cdo shtetas të dubluar. Listat mund të shikohen nga cdo zgjedhës. Ato mund ti gjeni në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme e dhe ju mund të bëni kërkime emër mbiemër dhe atësi. Do kërkoja rigozitet. Ato që janë të pajisur kartë identiteti duhet ti kërkojnë emrin sic e kanë në të. Nëse gabojnë mund të vonohet për pak kohë por do gjendet”, tha Poni.

Redaksia Online February 6, 2013 14:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim