Listat, negociata dhe tensione në selinë blu

May 26, 2017 16:07

Listat, negociata dhe tensione në selinë blu

 

Selia e Partisë Demokratike po përjeton orë ankthi nga takimet e shumta të Lulzim Bashës me aleatët.

PD po diskuton ende listën e kandidatëve për deputetë dhe diskutimet më të komplikuara janë me aleatët.

Ajo që dihet është që dy nga aleatët e PD-së, Dashamir Shehi i LZHK-së dhe Nard Ndoka i PDK-së do të jenë në listat e Partisë Demokratike, përkatësisht i pari në Qarkun e Tiranës dhe i dyti në atë të Shkodrës.

Sa i takon republikanëve, që në zgjedhjet e vitit 2013 kanë marrë rreth 55 mijë vota, nuk përjashtohet asnjë skenar.

Rreth orës 15:00 në selinë e PD-së hyri kreu i PR-së, Fatmir Mediu për t’u takuar me Lulzim Bashën.

Pas takimit me kreun e opozitës Lulzim Basha, e cila zgjati 30 minuta  Mediu ka deklaruar për mediat se nuk ka marrëveshje me Partinë Demokratike.

Ndërkohë që Partia Republikane është regjistruar në Komision Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet elektorale të 25 qershorit, por ende nuk ka dorëzuar listën e kandidatëve.

Por nuk përjashtohet mundësia e një marrëveshjeje në minutë të fundit.

Në një situatë të ngjashme janë edhe Agrarët e Agron Dukës.

Deri më tani mund të hamendësohet se kush mund të jetë në lista, kush dhe ku do t’i kryesojë ato, por asgjë zyrtare nuk ka dalë nga selia blu.

Në plan është edhe një takim mes Bashës dhe kreut të Agrarëve, Agron Duka pak më vonë.

Mësohet se si PR, ashtu edhe PAA kërkojnë tre emra në listat e Partisë Demokratike.

Sa i takon vetë PD-së, tani ka një heshtje totale se kush mund të jetë dhe kush jo në listë.

Ajo që është e konfirmuar është mungesa e Genc Rulit, një ndër themeluesit të kësaj partie, i cili ka deklaruar tërheqjen nga jeta politike.

May 26, 2017 16:07
Komento

1 Koment

  1. fteri May 26, 17:09

    L.Basha të heqë të gjithë morrat që i janë veshur e futur në bythë të kalit të PD-së në mënyrë që kalin ta kalaroi i qetë.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*