Listat, PS: Shumë pikëpyetje pas deklaratave të Ponit

Redaksia Online March 7, 2013 15:26

Listat, PS: Shumë pikëpyetje pas deklaratave të Ponit

Deputeti socialist, Damian Gjiknuri, ka reaguar për publikimit të të dhënave nga ana e zëvendësministrit të Brendshëm, Ferdinand Pone, në lidhje me listat e zgjedhësve. Gjiknuri ka thënë se mungesa e transparencës hedh hije të forta dyshimi mbi dëshirën e mazhorancës për të organizuar zgjedhje të ndershme.

“Refuzimi i transparencës dhe mos reagimi në lidhje me të metat serioze të bëra prezent edhe në këtë deklaratë, hedhin hije të forta dyshimi mbi vullnetin e qeverisë për të zbatuar ligjin dhe angazhimet politike të marra përsipër.

Çdo vonesë në dhënien e informacionit dhe çdo mosveprim i mëtejshëm nga Ministria e Brendshme, fakton përfundimisht që kjo mazhorancë nuk e ka vullnetin për të plotësuar standardet ne fushën e përgatitjes së listave të zgjedhësve.

Por, Partia Socialiste siguron shqiptarët se pavarësisht cënimit të këtyre standardeve kësaj radhe s’ka manovër ilegale që të tjetërsojë vullnetin popullor në 23 qershor”, tha Gjiknuri gjatë një konference shtypi.

Sipas tij, “së pari,  asnjë sqarim nuk dëgjuam në lidhje me punën që ka bërë Ministria e Brendshme  në lidhje me 65 mijë të dhëna të dyshuara si të dubluara,  të konstatuara nga auiditi i KQZ dhe të përcjella zyrtarisht Ministrisë së Brendshme.

Së dyti, me shqetësim konstatojmë se njoftimi i zgjedhësve për qendrën e votimit, një detyrim i Kodit Zgjedhor, nuk është zbatuar megjithëse sipas ligjit kjo gjë duhet të ishte kryer tashmë.

Së treti numri i zgjedhësve pa adrese të saktë  zgjedhore është afërsisht gjysmë milion duke shkelur haptazi rekomandimin e ODHIR pas zgjedhjeve të vitit 2011 që u kërkon autoriteteve shqiptare “të rrisin  transparencën  dhe saktësinë e listave të zgjedhësve.”

Redaksia Online March 7, 2013 15:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim