Listë për shkarkime? ILDKP në aksion për pasuritë e njerëzve të drejtësisë

January 17, 2016 11:45

Listë për shkarkime? ILDKP në aksion për pasuritë e njerëzve të drejtësisë

Një listë me emra prokurorësh e gjyqtarësh për shkarkim duket se do të jetë gati në kohën kur drafti i Reformës në Drejtësi të hyjë në fuqi pas miratimit në Parlament. Prej më se një muaji, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë ka nisur një hetim në lidhje me pasurinë e njerëzve të drejtësisë.

Nga burime të konfirmuara për “Panorama”, bëhet me dije se prokurorët e vendit janë thirrur me radhë në zyrat e ILDKP-­së ku janë marrë në pyetje në lidhje me pasuritë që disponojnë në emrin e tyre. Sipas rendit alfabetik në listën emërore të prokurorëve, ata janë thirrur në zyrat e ILDKP-së njëri pas tjetrit.

Gjatë seancave të marrjes në pyetje në Inspektorat, prokurorëve u është thënë se bëhet fjalë për një proces verifikimi paraprak. Burime të gazetës kanë thënë se nga ky verifikim nuk bën përjashtim asnjë prokuror.

Pra, bëhet fjalë për një proces verifikimi mbi pasuritë e gjithë trupës së prokurorëve emër për emër. Në ndryshim nga procedurat e zakonshme të më­parshme, kur pas kontrollit formal të deklaratave të pasurisë ILDKP­-ja përzgjedh me short emrat e zyrtarëve për kontroll të thelluar, në rastin e prokurorëve është vepruar ndryshe.

Me synimin për të pasur një pasqyrë të qartë të situatës, bazuar edhe në informacionet mediatike, duket se ILDKP-­ja ka vendosur verifikim total për pasuritë e prokurorëve. Banesa, makina, troje, llogari bankare, aktivitete në biznes e gjithçka tjetër që përbën pasuri, është verifikuar nga ILDKP-­ja nëse ka qenë në emër të prokurorëve.

 

January 17, 2016 11:45
Komento

2 Komente

  1. 25 January 17, 15:50

    vjet, pasuri e fshehur e rrembyer njrezve hallexhinj, per nje re drejte ligjire ose per shtremberim te se drejtes ne kurriz te hallaxhiut pa para.
    qerrojini dhe sekuestroni,
    mjaft o shkerdhatokraci e rilindjes

    Reply to this comment
  2. asita January 17, 19:20

    Ne 1995-en,nje i tille,hajdut,therriti miqte ne nje dreke dhe i tha-kam akumuluar 100 000 $ deri tani….Po nga atehere deri tani,sa do i kete vajtur ”akumulatori” atij e peshkaqeneve te tjere…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim