Liverpool fiton ndaj West Ham dhe ndjek ëndrrën

April 6, 2014 18:31

Liverpool fiton ndaj West Ham dhe ndjek ëndrrën

Skuadra e Liverpooli ka shënuar fitore shumë të rëndësishme jashtë fushe me  West Ham United me rezultat 2-1.

Liverpool me këtë fitore ka rimarrë kreun në Ligën Premier.

Ndeshja që në fillim të takimit ishte interesante në Londër, ku Liverpooli kërkoi vetëm fitore.

Golat erdhën në fund të pjesës së parë. Ishte Steven Gerrard ai që u tregua i sigurt nga penaltia (44′), por vetëm një minut më vonë në minutën e fundit të pjesës së parë ishte Demel ai që barazoi për 1-1.

Në pjesën e dytë shkëlqeu Luis Suarez që bëri përpjekje maksimale. Ai qëlloi dy shtylla, por nuk arriti të realizonte.

Me këtë fitore Liverpooli arrin në kuotën e 74 pikëve, dy pikë më shumë se Chelsea në vendin e dytë dhe katër pikë më shumë se Manchester City në vendin e tretë, por këta të fundit kanë dy ndeshje më pak të luajtura.

April 6, 2014 18:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim