Llalla ankohet te Vasili: Policia na largon kur asgjësohet kanabisi

April 21, 2017 10:49

Llalla ankohet te Vasili: Policia na largon kur asgjësohet kanabisi

 

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla në një konferencë për shtyp me ministrin e Drejtësisë, Petrit Vasili shprehu sot disa nga problematikat me të cilat ndeshen prokurorët gjatë punës së tyre.

Kryeprokurori akuzon Policinë se qëllimisht nuk i përfshin në administrimin e provave materiale, konkretisht në rastet e kapjes e zbulimit të drogës.

“Një problem tjetër, mbetet mënyra e administrimit të provave materiale. Sidomos në rastin e lëndës narkotike, cdo ditë del që kapen lëndë narkotike, asgjësohen çdo ditë lëndë narkotike, por ka një përjashtim të prokurorëve gjatë asgjësimit. Asgjësohen provat materiale jo në rrugën ligjore, pasi përjashtohen prokurorët. Prokurorët nuk duhet të përjashtohen, por të përfshihen në këtë procedurë kaq të rëndësishme të hetimeve”, u shpreh Llalla duke shtuar se ka dyshime se Policia nuk e asgjëson drogën.

Po kështu duke vënë theksin se droga është çështja me sensitive në vend sot për sot, Llalla tha se, dhe strukturat që duhet të punojnë me zbulimin e lëndës narkotike kanë rezultate të ulëta.

“Një ndër problematikat dhe çështja më sensitive mbetet krimi i organizuar. Gjatë kësaj periudhe mbetet shqetësues se në vend po trafikohen lëndë narkotike. Ajo çfarë është shqetësuese është fakti se struktura ligjzbatuese që duhet të kontrollojnë territorin kanë rezultate të ulëta në zbulimin”.

Prokurori i Përgjithshëm tha se në këtë fazë të rëndësishme të reformës në drejtësi, duhet një përfshirje më e madhe e prokurorëve si aktorë në këtë proces.

April 21, 2017 10:49
Komento

13 Komente

  1. ULLI MAGNA April 21, 10:54

    A ESHTE E ILUSTRUAR

    ME DOKUMENTE TE DETAJUARA NE KOHE

    KJO ‘ANKESE’ E BERE PUBLIKE

    VETEM DITEN E SOTME ?! …

    Reply to this comment
    • ULLI MAGNA April 21, 17:07

      SA PROCESVERBALE E ILUSTROJNE

      KETE ‘ANKESE’ TE SOTME …?!

      A DUHET TE JETE POLICIA GJYQESORE

      QE DUHET KRYEJE KETE PROCEDURE … ?!

      N.Q.S. SE PO, NE VARTESI TE KUJT ESHTE

      POLICIA GJYQESORE …?!

      I LUTEMI z.LLALLA DHE z. VASILI

      CUARJEN E TYRE NE GJYKATE,

      TE SHOQERUAR ME PADINE PERKATESE

      NDAJ ZYRTAREVE, OFICEREVE,

      PRA NDAJ PERSONAVE KONKRETE

      TE POLICISE .

      A ESHTE E MUNDUR TE BEHEN PUBLIKE

      ME DOKUMENTE

      SE SI JANE PASURUAR NDER VITE :

      – KRYEMINISTRAT,

      – MINISTRAT E BRENDSHEM,

      – MINISTRAT E DREJTESISE,

      – KRYEPROKURORET,

      – KRYEGJYQTARET,

      – KRYEPOLICET,

      – POLICET ,

      – PROKURORET,

      – GJYQTARET ?! …

      Reply to this comment
  2. devis April 21, 11:08

    Policia nuk qenka e besueshme dhe per kete duhet te kontrolloje prokuroria e cila na qenka e besusehme, çfare thua zoti k/prokuror? Per çfare je i besueshem ti, per luften kunder krimit?, per vrasjet politike? per thirrjet per lufte? per shitjen e detit? Apo per cfare?

    Reply to this comment
    • anticensurë 543234 April 21, 16:23

      ky mund të jetë kokrra e budallait apo e kriminelit,por asgjesimi i drogës vetëm nga një organ është e ndaluar,nuk është e drejtë!!prandaj megjithëse kapet shumë,prap trasportohet dhe më shumë!!asgjesimi i saj nuk është një sekret shtetëror,prandaj duhet të jetë sa më i hapur!!që të bëhet sa më i besueshëm!!me atë që po thotë ky!?nuk bën gjë tjetër veçse nxit një dyshim për përzjerjen e qeverisë në trafik droge!!me çfar do ta vërtetosh ti or debil se kjo që thotë ky nuk është e vërtetë??ke pasur një kontroll të pavarur që mund ta sjellësh si alibi??
      jo!
      në asgjesimin e drogës duhet të jenë dy organe të pavarura nga njëri tjetri,njëri i pavarur nga qeveria dhe duhet të jenë dhe përfaqësues të medias!!
      kështu mor debila që nuk keni asnjë dallim me atë turrmën turke që votoi për tu këthyer nga “pula fushe në pula kafazesh”!!
      njerëz si ti votojnë për diktaturat!!njerëz si ti shëndrrojnë politikanin më të ndershëm në TIRAN!!
      jeni pjesa më idiote e shoqërisë!!

      Reply to this comment
  3. Maks April 21, 11:34

    Nuk e kuptoj fare kete prekuror te emeruar nga sali berisha qe ben politik ne favor te PD se Edi Rama duhet ta shkarkoi urgjentisht per njeanshmeri politike

    Reply to this comment
  4. bregdetari April 21, 11:45

    Shqiperia kampion eksporti droge ne Europe nuk behet pa ndihmen e pa kursyer te qeverise. Policia ketu ka rolin e dores pare. ” Asgjesimin ” e droges kapur menjehere pertej detit. Atje ku, per dreq, e kapin dhe keshtu jo me kot Shqiperia etiketohet kudo ne mediat europiane si eksportuesja me e madhe e droges ne Europe. Fakt per kete jane tonelatat me droge te kapura matane kufirit. Atje ku policia e Rames nuk e ruan dot me ngarkesen e droges.

    Reply to this comment
  5. Lennard April 21, 12:18

    O Z.Rama .Bej cmos dhe vendos Z.Spartak Ngjela si Prokuror te Pergjithshem. Qe t shpetosh Drejtesine dhe Shqiperine.

    Reply to this comment
  6. fteri April 21, 15:40

    Prokuroria i bllokon strasburgut provat e 21 janarit ,Adriatik Llalla me paturpësi zbatoi urdhrat e S.Berishës për fshehur e manipuluar para drejtësisë krimin të autorve të vërtet të vrasjes së 4 protestuesve me 21 janar .Ky kryeprokuror nuk u jep provat ligjore familarve ,i ka refuzuar .Ka mbyllur edhe shumë çeshtje të bujshme penale të krimeve të S.Berishës dhe të L.Bashës ,tani na akuzon policinë se nuk ndjek asgjesimin e drogës ,është çesharake .

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 April 21, 16:41

      nuk është qesharake or debil!!
      ai po të akuzon dhe ti nuk je në gjëndje të provosh se nuk është e vërtetë!!
      sepse ke “qënë i vetëm kur ka ndodhur ngjarja”!
      pra me një fjalë “nuk ke ALIBI”!
      KËSHTU FUNKSIONON OR IDIOT!!!
      asgjesimi i drogës nuk është SEKRET SHETËRTOR,prandaj merr sa më shumë dësmitar për të mos u ndodhur në jë situatë të tillë!!
      çna mbyti BUDALLALLËKU!!

      Reply to this comment
  7. Franci April 21, 18:10

    LSI pasrtia me e ndyre shqiptare.

    Reply to this comment
  8. niki April 21, 18:53

    Sa i paftyre,si ka mundesi deri tani , nga çadra Kryeminisri i vendit eshte kercenuar shume here. Nuk eshe detyre e prokurorise te mbroje sipas ligjit perfaqesuesit e istitucioneve pa pasur ne menyre te drejteperdrejte nje denoncim ne leter te shkruar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*