Llalla e 2 prokurorë në Belgjikë për dosjen e deputetit Mark Frroku

May 5, 2015 14:33

Llalla e 2 prokurorë në Belgjikë për dosjen e deputetit Mark Frroku

Kryeprokurori Adriatik Lalla së bashku dhe me dy prokurorë të tjerë janë nisur drejt Belgjikës.

Vizita ka të bëjë me dosjen e deputetit Mark Frroku, i cili akuzohet për vrasjen e një bashkëatdhetari atje në 1999

Zyrtarisht mësohet se prokurorët shqiptarë kanë marrë kontakt me prokurorët që kanë hetuar akuzën për vrasje ndaj Mark Frrokut, raporton Ora News.

Pak ditë më parë pas një kërkese nga prokuroria shqiptare, prokuroret belgë sollën për llogari te hetimit në Shqipëri dosjen prej 2500 faqesh.

Mësohet se dosja pret të përkthehet, ndërsa  vizita diskrete e prokurorëve shqiptarë në Belgjikë do të sjellë të reja për hetimin.

ILDKPI raport te detajuar per pasurine 10 milione euroshe 

Ndërkohë burime të Ora News nga ILDKP thanë se ky inspektoriat ka referuar në prokurori një raport të qartë të të gjithë pasurive që figurojnë në emër të deputetit, duke nisur që prej viti 1999 dhe deri në 2013, kur ai u emërua deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

May 5, 2015 14:33
Komento

1 Koment

  1. nazim May 6, 01:03

    Dosja sikur erdhi ketu? Apo, gjeten sebep te dalin jasht shtetit keta!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*