Llalla në SHBA, takime me krerët më të lartë të investigimit amerikan
Nga Arkiva
Lufta kundër terrorizmit, byroja e hetimit, SPAK-u, dhe krimi i organizuar, janë temat e diskutimit që kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla do ketë në fokusin e takimeve të tij në SHBA.
Mesohet se kryeprokurori shqiptar i shoqëruar nga drejtuesi i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, ka udhëtuar në drejtim të Uashingtonit me qëllim zhvillimin e një sërë takimeve me krerët më të lartë të investigimit amerikan.
Mësohet se mes takimeve që do zhvillojë delegacioni i Prokurorisë së Përgjithshme, është dhe ai me drejtuesit e Byrosë Federale të Hetimit (FBI) dhe drejtues të strukturës DEA, e cila ka si specialitet luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar.
Takimi vjen në një kohë kur sulmet e terrorizmit janë intensifikuar në disa shtete të Europës dhe në mesin e debatit në Shqipëri për reformën në drejtësi dhe Byronë e Hetimit.
shakaxhi i madh doli ky llalla.ky do luftoje korrupsionin?ky qe do bente namin me arrestime te bujshme qysh ne shtatorin e kaluar.ky edhe nga shprehja e fytyres duket i lindur si shakaxhi i madh.kot nuk ka marre me vehte edhe xhin xhonin,se ai i jep lezet muhabetit.popull leshi jemi ne.