Faksimile: SHBA, Llalla punëson lobistë për ta hequr nga lista e zezë

March 8, 2019 15:53

Faksimile: SHBA, Llalla punëson lobistë për ta hequr nga lista e zezë

Michael Gibaldi është një jurist i diplomuar ‘suma cum laude’ nga Universiteti Pensilvanisë dhe i Harvardit dhe specializohet me fokus në çështje penale, administrative si dhe gjyqet tregtare komplekse. Shefi i tij, Michael Tremonte është ish-prokuror dhe avokat me eksperiencë – partner dhe themelues i studios ligjore ‘Sher Tremonte LLP’.

Me zyra në ‘Broad Street’ të Manhatanit –zemra e distriktit financiar të Nju Jorkut, Sher Tremonte LLP është një studio ligjore e specializuar në përfaqësimin e kompanive në konflikte tregtare komplekse si dhe probleme ligjore që lidhen me të ashtuquajturit ‘jaka të bardha.”

Në datën 4 mars, studioja ligjore Sher Tremonte – e përfaqësuar nga dy juristët Gibaldi dhe Tremonte është regjistruar në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA si kompani lobimi për ish-Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë, Adriatik Llalla.

Sipas formularit të regjistrimit, një kopje e të cilit është siguruar nga BIRN, qëllimi i aktiviteteve të lobimit, të ndërmarra nga “Sher Tremonte’ në emër të ish-prokurorit shqiptar në SHBA lidhet me vendimin e Departamentit të Shtetit për ta shpallur Llallën dhe familjen e tij si persona non-grata.

“Shfuqizimi i vendimit të Departamentit të Shtetit i datës 14 shkurt 2018, për të listuar Adriatik Llallën dhe familjen e tij të afërt si të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara,” përshkruhet si qëllimi specifik i aktiviteteve të lobimit në formular.

Llalla u shpall i padëshiruar nga Departamenti i Shtetit një vit më parë, me motivacionin e përfshirjes domethënëse në korrupsion.

Përveç Llallës, në formular listohet si financues i aktiviteteve të lobimit në një vlerë më të madhe se 5 mijë USD  edhe një kompani nga Nju Xhersi, e quajtur ‘Lita Brothers Construction’ – në pronësi të familjarëve të nënkryetarit të bashkisë së Kamzës, Korab Lita.

Shuma totale që ka paguar Llalla dhe kompania “Lita Brothers Construction” për aktivitetet e lobimit mbetet e paqartë.

I kontaktuar nga BIRN nëpërmjet telefonit, Llalla nuk ju përgjigj një kërkese për koment. Edhe lobistët Gibaldi dhe Tremonte gjithashtu nuk iu përgjigjën një kërkese të BIRN për koment nëpërmjet emailit.

Ndërkohë, nënkryetari i bashkisë së Kamzës, Korab Lita i tha BIRN se nuk kishte lidhje me përpjekjet e Llallës për lobim në SHBA.

“Unë jetoj në Shqipëri dhe nuk kam asnjë lidhje fare,” u shpreh Lita prerazi.

Non-grata në SHBA

Ekstrakti i kompanisë “Lita Brothers Construction” në Nju Xhersi, e përfaqësuar nga Bedri Lita.

Adriatik Llalla u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm në vitin 2012 dhe e mbajti këtë post deri në nëntor 2017, kur i mbaroi mandati 5-vjeçar dhe u zëvendësua nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.

Gjatë mandatit të tij në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Llalla u përball me akuza për punë të dobët në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ndërkohë që pati edhe një përplasje publike me ish-ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, me të cilin e ndanin pikëpamjet për reformën në drejtësi.

Nëpërmjet një njoftimi publik një vit më parë, në mesin e muajit shkurt, ish Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson shpalli vendimin për ta vendosur Adriatik Llallën në një listë të zezë zyrtarësh që i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me familjen.

Ligji amerikan parashikon që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Sekretari i Shtetit ka të drejtë që sanksionet ndaj këtyre individëve dhe familjeve të tyre, t’i miratojë privatisht ose t’i bëjë publike, siç ishte rasti i z. Llalla. Përveç Llallës, vendimi sanksionon hyrjen në Amerikë edhe për bashkëshorten e tij, Ardiana Llalla, të vajzës Eni Llalla dhe të një fëmije tjetër që nuk ka shtetësi amerikane.

Por duket se ish-prokurori nuk është pajtuar me vendimin e marrë nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe për ta përmbysur atë, ka punësuar studion ligjore “Sher Tremonte” LLP.

Studioja ligjore Sher Tremonte LLP nuk është një kompani klasike lobimi. Megjithatë, në kongresin amerikan, avokatët Gibaldi dhe Tremonte njihen si dy juristët që kanë asistuar gjatë intervistës përpara Senatit lobistin ruso-amerikan, Rinat Akhmetshin.

Sipas mediave amerikane, Akhmetshin ka qenë një agjent sovjetik i kundërzbulimit dhe është lidhur me një fushatë lobimi në SHBA për të shfuqizuar të ashtuquajturin ligji ‘Magnitsky’. Ky ligji i miratuar nga Kongresi Amerikan në vitin 2012, ka për qëllim sanksionimi e personave të lidhur me vdekjen në një burg të Moskës, të kontabilistit rus Sergei Magnitsky.

Midis Llallës dhe Akhmeteshin nuk duket se ka ndonjë lidhje, përveçse të dy palët kanë punësuar të njëjtët avokatë për t’i asistuar me problemet e tyre ligjore në SHBA.

Kompania ‘Lita Brothers Construction’ është regjistruar në SHBA në vitin 2005, në Cliffside Park, Nju Xhersi në emër të Bedri Litës. Aktualisht kompania e ka selinë në 378 South Washington Avenue, Bergenfield.

Bedriu është vëllai i Korab Litës, nënkryetarit të bashkisë së Kamzës. Vëllezërit e Korab Litës, emigrantë prej shumë vitesh në SHBA, janë aktivë në komunitetin shqiptaro-amerikan. Përpjekjet për të kontaktuar kompaninë ‘Lita Brothers Construction’ nëpërmjet telefonit rezultuan të pasuksesshme, ndërkohë që lidhja e tyre me ish-prokurorin Adriatik Llalla mbetet e paqartë.

Hetimet ndaj Llallës

Taka e blerë nga ish Prokurori Adriatik Llalla në fshatin Qeha Shetaj | Foto nga : BIRN

Në kohën që Adriatik Llalla bën përpjekje nëpërmjet lobistëve në SHBA për të hequr emrin nga lista e zezë e Departamentit të Shtetit, ai po hetohet në Shqipëri nën dyshimin se është përfshirë në një skemë pastrimi parash.

Akuza ndaj Llallës përfshin veprat penale “refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë, interesave private të të zgjedhurve dhe nëpunësve publikë”, “mosdeklarim të shumave monetare në kufi”, “pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “shpërdorim detyre”.

Në korrik 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda, me kërkesë të prokurorisë sekuestroi pronat e ish-Prokurorit të Përgjithshëm. Në një njoftim për shtyp, Prokuroria e Krimeve të Rënda bëri të ditur se Llallës iu vendosën nën sekuestro një apartament 67 metra katrorë në Durrës dhe katër parcela toke me sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 22 mijë metrash katrorë.

“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, janë krijuar dyshime të arsyeshme se disa pasuri të paluajtshme në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla përbëjnë produkt të veprës penale,” deklaroi prokuroria.

Hetimi ndaj Llallës u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 nën akuzën e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave./BIRN

 

March 8, 2019 15:53
Komento

9 Komente

  1. USA March 8, 16:12

    LLallë ZIU le të Paguajè edhe Donald Trump po të dojë , por KURRË Emri i LLALLA ZIUT Nuk do fshihet nga LISTA e ZEZÈ e USA , DASH , CIA , FBI !!!!! Emri i LLALLË MORTJES do iki nga Lista e ZEZË e SHBA , vetëm kur LLALLA të VDESI bashkë me Pjestarët e tjerë të Familjes !!!!! LLALLA Zorraxhiu e dinte AMBASADÈN AMERIKANE si Fabrikë Tekstilesh , dhe mbante në Gojë si LAVIRE Ambasadorin Donald LU , nëpër ZYRAT e PARTIVE HAJDUTE Shqiptare dhe fliste me POLITIKANÊ KRIMINELË kundër Reformës në DREJTËSI , të Projektuar nga USA !!!! Llallë moj Llallë ZIU , ike për LESH BUBI !! Çdokush që është në Listën e ZEZË të SHBAve , trajtohet si “ARMIK” i Përjetshëm i tyre .

    Reply to this comment
  2. Zefi prej Shkodre March 8, 16:40

    Llalla i Veremosur e dinte Ambasaden Amerikane si “Ndermarje e Komunales” se GRAMSHIT !?? O Llalle e Thartuar mjere ti dhe Familja jote se çdo heqi nga ajo qe i ke ber vetes !!! Kushdo qe eshte ne LISTÈ tè ZEZÈ tè USA , e vuan deri në VDEKJE !!! Edhe LEKËT dhe PRONAT do ti marrin O Llallë Mavria !!! Kètu do jemi dhe POPULLI SHQIPTAR do shikoj SPEKTAKËL me LLALLËN , kur ti shkojnë POLICËT e SPAK në 5 të MËNGJESIT dhe ta RRETHOJNË , të LIDHUR nga Kèmbët dhe Duart me PRANGA dhe ZINXHIRË !!! Merr gjithè AVOKATËT e AMERIKËS dhe të BOTËS po deshe moj Llallè , por asnjèherè Nuk do ja dalèsh !!!!!! Emri jot dhe i Familjarëve të tu èshtè me 5 YJE tè ZINJË që bëjnë FLASH në të gjitha AEROPORTET , PORTET , BORD PATROL , tè tè gjitha VENDEVE të BOTËS , përveç Koresë së VERIUT !!! Çtë duheshin “llogjet e kavajès” me SHBA , more LLALLË Hajduti ????

    Reply to this comment
    • Konti Sbalta March 8, 18:09

      Llalla !Perpara se te kerkosh te reabilitohesh nga Amerika duhet te reabilitohesh nga shteti Shqiptar!Per ato qe ke bere ,ti mund te riabilitohesh vetem ne burg.

      Reply to this comment
  3. C'a bohet kshtu March 8, 17:42

    Perse nuk arrestohet i korruptuari, milioneri Adriatik Llalla (Kosi + Uje, per pronat e pajustifikuara dhe [parate qe ka te pakten sipas vetedeklarimit, apo 3 dite zgjat cudia ne Shqiperi.
    Ku i gjen dollaret me mijera mos me thene me qindra-mije, ky fshatar hadut telobojene Kompani ku anen finaciare te kerkeses qe atya bejne, nuk jane ne gjendje ta paguajne milionere Amerikane dhe te vendeve te tjera.
    Shtet legen, Kryeminister Legen qe drejtohemi nga nje President HAJDUT.

    Reply to this comment
  4. alphade March 8, 17:44

    Z. Llalla, e pabesueshme sa naiv qe mbetesh ne politike,
    kur i kerkon “qeverise” se Emigracionit te SHBA,te heqe
    nga “Black List” ?! Ore a je ne vete ?! Ti do te shkosh ne
    REC dhe ne Amerike ?! Gjate luftes Italo- Greke, italianet
    kishin mushka per transportuar mortajat ne zonat malore,
    por ato te mos humbnin i vini nje vule me djegeje ne pra-
    panice mushkave, keshtu edhe zotrote, Amerika te ka ve-
    ne nje vule boll te madhe ne prapanice duke u shpallur
    perfundimisht “person non grata” sebashku me familjen
    tende duke perfituar vetem ai qe si dallaverexhi e batakci
    qe tashme njihesh si i tille,lindi ne SHBA. Ti, sebashku me 170 persona te tjere te veshur me pushtet dhe jane
    shprehur hapur kunder SHBA,sidomos ne fushen e Drej-
    tesise, Vettingut ne sistemin gjyqesor,SPAK-ut, BHK,etj.
    jane shpallur gjithashtu persona te kupoles se larte politi-
    ke:”persona te padeshirueshem” duke i futur ne “Listen e
    Zeze”. Nder keta nje vend te dallueshem ne kete “Liste te
    Zeze” zen Zeni,sebashku me te gjithe familjen e mafias se Vicidolit.Koha do te tregoje se sa koka do te “priten” me kete rast. Lista do te jete e gjate,pas 170 personave
    qe jane shpallur deri tani. Nuk shpetojne sado te perpi-
    qe t’a sabotojne SPAK-u dhe BKH. Binomi Berisha- Meta
    kane bere aq shume krime sa as Oqeani qe ndan Ameri-
    ken me Europen nuk i lajne dot duart e tyre me gjak.Reci,
    zoterinj,RECI ju pret.

    Reply to this comment
  5. Konti Sbalta March 8, 18:03

    Llalla !Perpara se te kerkosh te reabilitohesh nga Amerika duhet te reabilitohesh nga shteti Shqiptar!Per ato qe ke bere ,ti mund te riabilitohesh vetem ne burg.

    Reply to this comment
  6. Vicidolisti Digital March 8, 18:48

    Amani se mos parate i ka paguar Mzati Zhelal se na la popullin e Bythores pa investime. Ahahaha

    Reply to this comment
  7. Me ameriken betejen e ke te humbur Llalla Luli ! March 8, 22:36

    Jo lobing por mbrojtje ligjore me avokat ligjor kombetar dhe internacional nuk ka per te gjetur kurre Lllalla dhe Luli ! Kurre !
    Asnie betej apo luft nuk mund te fitojj LLalla -Luli !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?