Llalla takim me drejtuesit lokalë të Prokurorive: Qytetarët ankohen për ju, vonesa në hetime

October 2, 2015 15:33

Llalla takim me drejtuesit lokalë të Prokurorive: Qytetarët ankohen për ju, vonesa në hetime

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, deklaron se “ka zhvillime të shumta në aspektin penal, të cilat kërkojnë angazhim maksimal të të gjithë strukturës së Prokurorisë Shqiptare”. Ky konstatim është prezantuar gjatë takimit me drejtuesit lokalë të Prokurorisë Shqiptare, në një mbledhje të zgjeruar, zhvilluar ditën e sotme.

Llalla u shpreh se “aktiviteti i Prokurorisë Shqiptare, si në çdo kohë, vijon të ketë vëmendjen kryesore nga faktorë vendas dhe ndërkombëtarë. Ka shumë partnerë seriozë që mbështesin institucionin tonë dhe e konsiderojnë si një ndër paradhomat kryesore për zhvillimin të Shqipërisë”.

Për prokurorin e Përgjithshëm, ky është një vlerësim të cilin duhet ta ndajmë edhe me agjenci të tjera, me të cilat gjithashtu duhet të ndajmë edhe përgjegjësitë për përmirësimin e mëtejshëm të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi.

Pas një analize të thelluar mbi çështjet procedurale, – Llalla, në fjalën e tij, u ritheksoi drejtuesve të Prokurorive nevojën për komunikimin më të hapur me qytetarët, pasi, sipas tij “i gjithë funksioni ynë është në përmbushje të interesave të ligjshme të publikut”.

Duke u ndalur në këtë temë, Prokurori i Përgjithshëm kërkoi nga drejtuesit lokalë që të marrin masa periodike për të mos lejuar vonesa në hetime. “Nga kontrollet periodike të Prokurorisë së Përgjithshme janë konstatuar raste të vonesave të pajustifikuara në veprimet hetimore nga prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore. Çdo rast i konstatuar do të jetë pjesë e vlerësimit vjetor si për personat përgjegjës, ashtu edhe për drejtuesit e prokurorive”, u shpreh ai.

Në vijim të këtij argumenti, Prokurori i Përgjithshëm bëri prezent edhe faktin që ka shumë ankesa nga qytetarë të ndryshëm, të cilët nuk priten në takime nga drejtuesit lokalë. “Ju duhet të dëgjoni qytetarët, të merrni shqetësimet e tyre mbi punën e prokurorëve dhe t’i shqyrtoni me strukturat përkatëse në Prokurorinë e Përgjithshme. Është shumë e rëndësishme që të dëgjohet zëri i qytetarëve, pasi i shërben përmirësimit të vazhdueshëm të punës sonë”.

October 2, 2015 15:33
Komento

11 Komente

  1. LORA October 2, 15:41

    Kjo eshte ceta e llalles,qe e ha buken kot.
    Kur keta te pirdhen nga organi I hetimit dhe akuzes ,do te nis te shpresoj per pak drejtesi ne
    vendin tim.
    Tung

    Reply to this comment
  2. ne emer te popullit October 2, 15:42

    Zoti Prokuror mezi po presim CUDINE E SHTATORIT, apo e keni harruar.

    Reply to this comment
  3. Avokat October 2, 16:16

    Prokurori i pergjithshem te thote se sa persona jane denuar per ndertim pa leje, lojra fati dhe vjedhje te energjise elektrike! Asnje nuk eshte denuar, te gjitha dosjet jane perzulluar kundrejt pagesave ne xhepat e prokuroreve te shumave 1000-2000 euro

    Reply to this comment
  4. perkthyesi October 2, 16:28

    Cudine e Shtatorit ky pseudo prokuror e hodhi ne koshin e plehrave! Te genjesh sy per sy, kjo nuk kapercehet lehte, por fundja, keto specie kemi mbi krye. Ti mbajme me shendet!

    Reply to this comment
  5. Mark uk October 2, 16:29

    Po jane te lidhur te majt e te djathte e prokoror e polici.Sa here ke thene se do ket arrestime te zyrtarve te larte.Nuk keni faji ju,po fajin e ka ky popull qe eshte populli ma i pa vendosur ne Europe.Te fundit hoqen turkun,bile iku vete kure u mund nga perandoria Ruse.Te fundit hoqem gjoja komunizmin.Per kete nuk ka kush merit se iku vete.Mire ka thene ai poeti qe nuk po me kujtohet se cili: Shqiptari trashigmtari i vuajtjes e i durimit.

    Reply to this comment
  6. nostradamus October 2, 16:59

    Te me falin bashkekombasit per kete qe po them : Ky Llalla eshte nje KAR ME ZILE… !
    TURPI I BOTES …!!!

    Reply to this comment
  7. nostradamus October 2, 17:01

    Sheni: Valle ky i thencin prokuror nuk i shikon sondazhet e publikut : 100 per qind te
    INDINJUAR …!?!?!

    Reply to this comment
  8. B October 2, 19:31

    Paska dhe Llalla dite pune

    Reply to this comment
  9. C.Rushiti. October 3, 01:35

    llalla je nje burrac, nderi yt eshjte jep doreheqien, para se te dalesh ne gjyq.

    Reply to this comment
  10. albanopl October 3, 02:01

    Gusht 2015. Ora 8, 8.30.9.9.30.10.10.30.11, me ne fund vjen prokurori i gatshem ne zyre, i bej kerekese nje polici privat qe binte era djerse dhe shure e perzjere me alkohol, nese mund te takohem me “prokurorin e gatshem”, me thote prokurori nuk mund te prese pasi eshte i zen. Kur i thashe kur u zu prokurori, ai tani sa erdhi, me thote po nuk u largove do lajmeroj policine. Prokurori i gatshem pasi ndjenj jo me shume se 10 minuta doli per kafe, pastaj i hipi makines se parkuar ne trotuar dhe u largua. Prokuroria shqiptare, nje turme rrugacesh te veshur me kollare, teresisht te lidhur me krimin, e vetmja gje qe dijne te bejne “GOLA”.

    Reply to this comment
  11. Hurma Arabie. October 3, 02:26

    Z. Kosi+Uje per shtatorin e kujt viti do t’i benit arrestimet e bujshme dhe deri atehere a do te jesh ti Kyeprokuror? Nuk vlen me shume se nje legen i cpuar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim