Llaqi Jano, një ish idealist deri në dhimbje

January 13, 2019 17:22

Llaqi Jano, një ish idealist deri në dhimbje

Koha ndryshon shumë gjëra, por nuk fshin asgjë

Nga DHIMITËR SHTËMBARI

Dhimitër Shtëmbari

I lindur më 5 maj të vitit 1922 në Libofshë të rrethit të Fierit, Llaqi Jano do të rritej me frymën atdhetare të prinderve të vetë. “Rebel” që në kohën e regjimit të Zogut, ai iu bashkohej bashkëfshatarëve të vet në çastet kur këta ngriheshin në revoltë për të drejta shoqërore.

Ditën e pushtimit fashist të Atdheut më 7 prill të vitit 1939 djali i Kozma Janos, Llaqi, do të ishte flamurmbajtës i grupit të madh të fshatarëve nga Libofsha në rrugën për t’u dalë përpara këmishëzinjve që vinin nga përtejdeti.

Me ardhjen nga Tirana (ku pat milituar në njësitet guerilje) në vendlindje të Mihalit – vëllai i vogël, Llaqi do të aktivizohej rregullisht në aksionet për sabotimin e armiqve. Dhe ishte kjo arsyeja që shokët do ta zgjidhnin përgjegjës ushtarak për zonën. Tanimë ai do të ishte një krah i fuqishëm i Çetës së parë Partizane të Myzeqesë në aksionin për shpartallimin e postës së xhandarmërisë dhe të repartit fashist bregdetar të zonës së Libofshës në janar të vitit 1943.

Në shtator të vitit 1943, kur ishte vetëm njëzet e një vjeç, Llaqi Jano do të zgjidhej komandant i shtabit për mbrojtjen e krahinës së Libofshës e të zonës së Karatoprakut. Ndërsa më 19 shtator të po këtij viti do të rreshtohej në radhët e Grupit të parë Partizan të Myzeqesë. Tashmë ai do të ishte pjësëmarrës në luftimet e pandërprera të zhvilluara në zonat e Dumresë, Sulovës, Tomorricës, Skraparit, Gorë – Oparit e deri të Korçës.

Llaqi Jano

Njëriu kur ndjen dhimbjen e tij është gjallë, kur ndjen dhimbjen e tjetrit është njëri

Mbas detyrave si ushtarak në vitet e para të pasçlirimit, në vitin 1950 Llaqi Jano do të zgjidhej kryetar i kooperativës bujqësore të Libofshës, ndërsa tre vjet më vonë – nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit të Myzeqesë së Lushnjes me qendër në Kolonjë. Atyre kohëve i qe dashur të lëvizte fshat më fshat, sepse varfëria e injoranca ishte shtruar këmbëkryq në çdo familje. Teksa i shikonte që vuanin deri edhe për bukën e gojës për shkak edhe të një viti të mbrapshtë bujqësor, nuk ndihej rehat me veten.

Në një rast, mbas një vizite që kishte bërë në fshatrat Bubullimë e Halilaj, ishte kthyer në zyrë tepër i brengosur.

Tregon Ligor Ndini, ish i ngarkuar me administrimin e pyjeve në rrethin e Myzeqesë:

Ishte ora tre e mbasmesnatës.

– Çohu dhe vishu shpejt! – më thotë Llaqi nga jashtë derës së dhomës ku flija.

– Pse, çfarë ka ndodhur?! – i them, duke më shkuar mëndja te ndonjë vrasje që mund të kishte ngjarë.

– Ta them unë, por mos harro të marrësh me vete edhe fenerin, sëpatën dhe lapsat me ngjyra, – vazhdoi të më thotë. – Do të damkosim ca lisa për t’i prerë, që t’i marrin fshatarët për të ngritur nga një copë shtëpi.

U vesha shpejt e shpejt dhe dola nga dhoma duke marrë me vete ato çka më kishte porositur.

Ashtu, të mbathur me çisme, u nisëm drejt një pylli diku rrëzë kodrës së Ardenicës. Sapo u futëm në mes drurëve, më drejtohet:

– Gdhend me sopatë posht këtij trungu!

Iu binda dhe mora të shkruaja emrin e ndonjërit prej atyre që do ta merte atë lis.

– Çfarë emri shkruan! – më drejtohet. – Ku dijnë të lexojnë të shkretët! Ata janë analfabetë. Pa bëj një rreth me laps të kuq!

Kështu vazhduam deri afër mëngjesit. Gdhend në trungje dhe shëno ku një rreth të kuq, ku një rreth të jeshilë e kështu me radhë me ngjyrat e tjera.

Kur u kthyem në zyrë, më drejtohet:

– Urdhëro emrat e fshatarëve. Caktoju çdonjërit lisat me ngjyrë të njëjtë.

Njëriu kur ndjen dhimbjen e vetë është gjallë, kur ndjen dhimbjen e tjetrit është njëri.

Llaqi Jano më tepër ndjente dhimbjen e tjetrit.

 

Llaqi Jano mes veteranëve të LANÇ të vendlindjes së vetë, Libofshë

Mik është jo ai që të fshin lotët, por ai që nuk të lejon të qash

Atyre viteve 1953 – 1956, kur Llaqi Jano ishte kuadër drejtues i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit të Myzeqesë pat ndeshur shumë hallexhinj, të cilëve u qe gjendur si të ishte njëriu i tyre me i afërt.

Ardhur nga Skrapari në Bubullimë të rrethit të Lushnjes në prag të LANÇ, babaj ynë, Brahimi, – tregon Tomorr Shasho, – u nda nga jeta më 1946, duke na lënë të vegjël. Ne ishim një tufë vëllezër e motra. Nënës sonë të gjorë i duhej të na ushqente në ato kushte tepër të vështira.

– Jam një grua e ve, që më duhet të rrisë disa fëmijë jetimë, – i qe drejtuar nënkryetarit të Komitetit Ekzekutiv të KP të Myzeqesë, Llaqi Janos. – Më gjeni ndonjë punë…

Duke e njohur në atë gjëndje, Llaqi pat ndjerë dhimbje. Ai e dinte se ç’do të thoshte të rrisje disa fëmijë në ato kushte.

– Jeni paraqitur te këshilli popullor i fshatit? – i qe drejtuar zyrtari.

– Po, kam shkuar, por nuk kemi ndonjë vend pune, më thanë.

– Po në Lokalitet keni shkuar?

– Kam shkuar, por… edhe aty nuk më kanë premtuar. Si duket, nuk kanë pasur mundësi…

Sapo kish dëgjuar këto përgjigje, Llaqi kishte kërkuar t’i shkonte në zyrë shefi i Zyrës së Punës.

– Të gjithë janë me halle, por kjo shoqe paska hall mbi halle, – i qe drejtuar atij që kishte thirrur në zyrë, – prandaj që sot t’i gjëndet një punë. Dakort?

– Siurdhëron, – ia kishte kthyer tjetri.

Dhe që të nesërmen hallexhesha kishte filluar punë.

– Ishim të vegjël atëhere, – tregon Tomorri, – dhe, kur u rritëm, e kuptuam se çfarë nderi të madh na paskish bërë Llaqi Jano.

Nuk thonë kot: mik është jo ai që të fshin lotët, por ai që nuk të lejon të qash.

 

Llaqi Jano (i dyti nga e djathta) me Koli Llazar Bozon dhe me tre shokë të tjerë në malet e Skraparit gjatë aksionit për ngritjen e simboleve të LANÇ.

Idealist derisa në përmasat e dhimbjes

Llaqi Jano ishte baba i shtatë djemve të mbarë. Bashkëshortja, Antigona, një zonjë grua, punonte në një punë të thjeshtë.

Kur mbaroi të mesmen djali i madh, Jovani, Komiteti Ekzekutiv i KP të rrethit të Lushnjes i dha të drejtë studimi për gjuhë ruse. Kur mbaroi të mesmen i dyti, Kristaqi, e nisi për në fakultetin e Gjeologjisë. Të tretin, Piron, e dërgoi po për gjuhë ruse! Të katërtin, Mihalin, për në Shkollën e Bashkuar të Oficerave…

– Po fare nuk të paska mbetur një mik i vërtetë në Komitet ku ke pas punuar disa vjet, që, të paktën, njërit prej nesh t’i kishin dhënë një të drejtë studimi për mjekësi, për farmaci, për drejtësi a për ndonjë degë tjetër të preferuar, more baba, – i qe drejtuar njëherë Jovani. – Ne po e shikojmë se ku kanë studiuar dhe ku po vazhdojnë të studiojnë fëmijët e disa prej shokëve të tu…

I ati nuk i ishte përgjigjur. Me sa duket, ndjente se edhe disa nga shokët e vetë vazhdonin të spekullonin me idealizmin e tij.

Kur mbaroi fakultetin Jovani, në familje kishin ndjerë një gëzim të veçantë. Ishte shtuar një rrogë mujore në shërbim të ekonomisë modeste familjare. Por… s’qe e thënë: i porsadiplomuari ishte emruar në rrethin e Pukës!

– Nuk shkoj, baba! – pat ngritur zërin Jovani. – Qënka thënë që vetëm ne të familjes sonë të bëkemi sakrifica!

I ati e kishte parë drejt në sy dhe i qe kthyer:

– E the këtu dhe mos ta dëgjoj ta thuash gjëkundi! Xhaxhaj yt, vëllaj im, Mihali, dha jetën kundra gjermanëve në malin me dëborë të Ostrovicës, ndërsa ti…

Disa vjet Jovani shërbeu fshatrave të thellë të rrethit të Pukës. Tërë jetën Kristaqi u end inxhinier nëpër puset e Naftës. Tërë jetën Piroja shërbeu arsimtar fshatrave të rrethit të Lushnjes edhe pse kishte limdur në qytet. Vite të tëra Mihali shërbeu oficer në terren…

Dhe askush prej këtyre nuk e ngriti zërin qoftë edhe një herë se po i bëhej padrejtësi.

S’mund të vepronin ndryshe. Ndiqnin rrugën e të atit, që vepronte si idealist deri në dhimbje.

 

Llaqi Jano, Abdyl Këllezi, Gjon Gjonaj, Myzafer Trebeshina e të tjerë në Therepel të Skraparit ditën e 25 vjetorit të Brigadës XVI Sulmuese Partizane

Gjithmonë do gjëndet një laps për të shkruar të ardhshmen, po kurrë nuk do të ketë një gomë për të fshirë të kaluarën

Me daljen në pension, Llaqi Jano, tashmë si kryetar i komitetit të veteranëve të LANÇ të rrethit të Lushnjes iu fut punës për ngritjen e simboleve të LANÇ në vendngjarjet historike të Lushnjes, Beratit, Elbasanit, Skraparit, Korçës…

Në qershor të vitit 1984, teksa ishte në një takim me kryetarin e këshillit popullor të fshatit të bashkuar në ish kooperativën bujqësore të Mollasit në rrethin e Elbasanit, mësoi se diku aty afër bëhej një stërvitje ushtarake me banorët e atij fshati.

– E kemi nga Lushnja këtë oficerin që drejton stërvitjen, – i qe drejtuar kryetari i Këshillit Popullor mysafirit nga Lushnja.

– Nga Lushnja?! – i qe kthyer Llaqi. – Ma thërrisni pak mbas stërvitjes.

Aty mbasdreke. Llaqi qe takuar me oficerin lushnjar.

– More djalë, – i qe drejtuar oficerit, – a të ka rënë sy ky palolapidar që e kanë mbuluar ferrat?!

– Po, – ia kishte kthyer oficeri, – e kam parë…

– Po a e di ti se pikërisht këtu ka rënë Feridun Xhindoli, një nga komisarët e lavdishëm të një prej batalioneve partizane të Lushnjes? Dhe po këtu ka rënë edhe Xhevdet Nepravishta, kryetari i këshillit antifashist nacionalçlirimtar të qytetit të Lushnjes?

– Po, po; i di të gjitha, shoku Llaqi…

– I di dhe nuk ke ndërhyrë për ta mirëmbajtur këtë lapidar?!

Oficeri nuk i kishte dhënë përgjigje, duke lënë të kuptohej se ajo çka kërkohej ishte një detyrë e drejtëpërdrejtë e këshillit popullor të fshatit.

– Do ta ndërtojmë të ri lapidarin, – kishte ndërhyrë kryetari i këshillit popullor të fshatit të bashkuar.

Dhe brënda asaj jave lapidari qe ngritur i lartë dhe i bukur. Dhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Ka të drejtë historiani Meçan Hoxha teksa shprehet, se gjithmonë do të gjëndet një laps për të shkruar të ardhshmen, po kurrë nuk do të ketë një gomë për të fshirë të kaluarën

 

“… Llaqi Jano e ndizte zjarrin mbi lumë…”

Nga libri “Fisnikëri myzeqare” të Jovan Janos shkëputëm disa fragmente kujtimesh kushtuar babait të vetë, Llaqit:

Themije Thomaj, ish ministre e Bujqësisë, shkruan: “Për mua Llaqi Jano mbetet veterani që punoi shumë në Myzeqe, duke sakrifikuar nga vetja dhe që ka lënë mbresa të mira edhe te brezat e rinj…”  Shkrimtari Vath Korreshi: “Ishte njëri këmbëngulës për arritjen e qellimeve, njëri kompleks dhe besnik i idealit të tij deri në fund”.Shkrimtari  Faslli Haliti: “Llaqi Jano ka qënë një luftëtar intrasigjent kundër padrejtësive që bëheshin që nga shefat e mëdhenj të partisë e të pushtetit, deri edhe nga cironkat partiake e pushtetare”.

Jovan Bizhyti, shkrimtar, është shprehur, se “Llaqi Jano ishte një kuadër me bindje idealiste, gati unikal dhe me shpirt të gjërë popullor”. Poeti Foto Malo ka shkruar, se “…si poet e fiksova në kujtesë thënien e një fshatari, që u shpreh, se “Llaqi Jano e ndizte zjarrin mbi lumë””.

Prof. Jorgji Muzaka ka shkruar, se “Llaqi Jano është ish luftëtar, administrator e ndërtues; është edukator e historian, është ushtarak e deri njëri me prirje të theksuara për t’u marrë edhe me arkeologji…”. Kujtim Rrusho, ish mësues: “Ai regjim (komunist) mua më goditi; shumë miq m’u larguan, por xha Llaqi më ka mbajtur pranë”. Paulin Shestani, pedagog, muzikant: “Jeta dhe vepra e Llaqit ishte dhe do të jetë e denjë për t’u kujtuar e lavdëruar dhe për të mbetur e paharruar”.

Eh, Murat Dajlani, sa bukur e pate shprehur mendimin tënd: Llaqi Jano e ndizte zjarrin mbi lumë…

 

Aktiv mes protestuesve shqiptarë në Athinë për çështjen e Kosovës

I gjendur në Athinë pranë familjes së djalit, Mihalit, ish antifashisti i orëve të para Llaqi Jano nuk mund të rrinte pasiv teksa populli heroik i Kosovës ishte ngritur i tëri në këmbë për liri e pavarësi.

– Ne vërtet nuk i shtojmë pushkë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, or bir, – i qe drejtuar një ditë të birit, – por ama me protestat tona i japim zemër, e bëjmë shumë më të fortë.

Shoqatat e ndryshme kulturore shqiptare, mes tyre edhe ajo e Lushnjes, herë mbas here organizonte protesta masive, për të sensibilizuar opinionin  ndërkombëtar. Ndër të shumtët, kishte syresh që ndërmernin edhe ndonjë hap tej asaj që e lejonte logjika demokratike e demonstrimit dhe në kësi rastesh ndërhynte xha Llaqi, sikundër e thërrisnin në Athinë.

– Djem, – u drejtohej me fjalë argumentuese, – jemi në vend të huaj, prandaj duhet t’u bindemi edhe ligjeve të shtetit ku banojme e punojmë.

Ndërkohë, jo në pak raste ishte në ballë të atyre që protestonin në mbështetje të të drejtave të shqiptarëve të Kosovës.

Atyre kohëve që jetoi në Athinë pranë djalit të tij shëmbullor në veprimtaritë atdhetare, Llaqi meritoi respektin dhe ndertimin e thuajse tërë atyre që patën rast ta njihnin.

Në shënjë nderimi të veçantë, anëtarët e Shoqatës Kulturore “Apolonia” të Fierit i përgatitën një bust prej bronxi, të cilën ia falën si dhuratë për gjithçka ai kishte bërë dhe vazhdonte të bënte në shërbim të edukimit atdhetar të brezit të ri.

 

Pas shumë titujve, edhe “Nderi i Këshillit të Qarkut Fier”

Para pak muajve në sallën e Muzeut Historik të bashkisë së Lushnjes u organizua një ceremoni vërtet mbresëlënëse: i dorëzohej antifashistit të orëve të para, Llaqi Janos, pas vdekjes, titulli i lartë: “Nderi i Këshillit të Qarkut Fier”.

Për jetën dhe veprimtarinë e të ndjerit foli historiani Maksim Zarka. Edhe pse nuk i kurseu epitetet e merituara për këtë figurë të shquar të Myzeqesë së Lushnjes, ai u shpreh se ndihej i pazoti të ngrihej në lartësinë e atij që i duhet të shpreh të vërtetën e plotë për këtë figurë të shquar të Myzeqesë së Lushnjes.

Kryetari i Këshillit të Qarkut Fier, zoti Vangjel Ndreka, teksa i dorëzonte dekoratën e lartë Jovanit, djalit të madh, u shpreh se nderimi që i bëhej të ndjerit Llaqi Jano ishte një detyrim moral karshi një njëriu idealist, që bëri aq shumë për Libofshën, për Lushnjen dhe për mbarë Myzeqenë.

Folën edhe mjaft të tjerë.

Në emër të familjes, foli edhe djali i madh, Jovani: “Koha ndryshon shumë gjëra, tha ai, por nuk fshin asgjë. Nuk ka fshirë gjë edhe për babain tonë. Këtë bindje e përforcojmë edhe nga kjo dekoratë e lartë që na dorëzohet sot”

Llaqi Jano mbetet një figurë e shquar dhe ajo e një idealisti të paharruar.

 

v.l/ Dita

Familja e Llaqi Janos: Bashkëshortët Llaqi e Antigona dhe fëmijët: Jovani,. Kristaqi, Piro, Mihali, Kozmaj, Llazari dhe Gjergji.

January 13, 2019 17:22
Komento

29 Komente

  1. Historiani January 13, 19:36

    Llaqi Jano ka qene vertet nje figure e shquar e te tri periudhave; e kohes se LANÇ, e kohes se pasçlirimit dhe e periudhes se pas vitit 1991. Nderime kesaj figure te shquarl Respekte edhe gazetarit Dhimiter Shtembari, qe na sjell ne vemendje njerez te tile, qe kane lene emer te mire!

    Reply to this comment
  2. shipska January 13, 21:24

    Llaqi Jano – njeriu qw e ndizte zjarrin mbi lume, – shkruan per te poeti gjirokastrit, Foto Malo! “Njeriu qw la hije te mire nwe Lushnje dhe ne mbare Myzeqene”, – shkruan shkrimtari Jovan Bizhyti. “Njeri antikomformist” – shkruante poeti Faslli haliti; “..Besnik i i dealeve te veta ne mbrojtje te LANÇ -it dhe intrasigjent deri ne fund kunder burokracise dhe prapesirave!” – ka shkruar per te, shkrimtari Vath Korreshi.

    Reply to this comment
  3. Kristo Mertiri January 13, 23:42

    Ju lumte juve qe na paraqisni te tilla figura si Llaqi Jano. Respekte per punen e tij.

    Reply to this comment
  4. Llazar January 14, 01:56

    Llaqi Jano i kishte shoket te rralle. Idealist dhe. njeri me zemer te madhe. I ndershem dhe njeri i sakrifices, we perhere cha per te tjeter pa kerkuar asnje.

    Reply to this comment
  5. Golemi i Kavajes January 14, 05:45

    I ndrihte shpirti Llaqi Janos.E kam njohur si pensionist aktiv ne qytet qe e respektonin jo vetem si antifashist i oreve te para por edhe si kuader i drejte dhe i ndershem.Mbi te gjithe ai rriti dhe edukoi djemte e tij qe jane te nderuar e te respektuar,te thjeshte e te ndershem si ishte edhe xha Llaqi !

    Reply to this comment
  6. Dhimiter M Xhoga.(Guri Naimit D.) January 14, 16:21

    Llaqi Janosi ndiere;
    meriton TRILLOGJI ROMANESH!

    Faleminderit i nderuari ADASH sa bashkeudhetar i PENES,Dhimiter Shtembari,sjelle kete shkrim te rralle..
    Llaqi Jano ne vite ne Athine krye emigracionit te pas viteve 90te,nje i rralle aktivist krye saj, me ne krah ata bashkeatdhetare e shoqatat e tyre,qe lane emer me Te dhe BIJTE e ti shkolluar:Jovani nje jete atdheut rene tej e mbane,nis me mesuesine,zot i penes,Kristaqi dhe Piro me profesionet e tyre te shkolluar sa “Gjenerali”; djali vogel Mihal,do e pasonte me dinjitet,ne Athine krye shoqatave dhe sot, shkelqen deri Krye shoqates se Ushtarakeve ne Sh.B.A. i vogli tij, Mihal Jano.
    Ajo familie atdhetre,eshte e rralle ne atdhetarizmin e saj, jo vetem ne Myzeqe..Kam patur fatin ta njoh qe ne hapat e para te punes tij ne Lushnje.Une ushtar, 1955-58, ne Rep.Vainit,Ai Llaqi,N/kryetar Komiteit, si ate familien e jetimeve ndihmuar e gjetur pune,mua me regjistroi ne Gjimnas,te mbremies,ani se isha ushtar.I jam mirenjohes,nje jete ruajtur miqesine me Te familiarisht,(Nga Toront shkova i dhashe lamtumiren e fundit). Mihallin ne Tirane,Ai oficer Une drejtor shkolle 1967-81)(Zall-Dajt sa Katundi Ri- Yrshek),sa ne vitet emigracionit,persosur shoqerine dhe bashkepinimin si aktiviste ne vitet e emigracionit nga Athina ne tej oqeanin, Ai ne Sh.B.A. une ne Toronto te Kanadase,qe nuk ka munguar te na vizitoje familiarisht e, sjelle pervojat e tij. Pos,djali i tij,Stdent, Marsel Mihal Jano do te jete nga te paret ne listen e”Pasuesve Veterane” krijuar ketu ne Toronto Ai student nis.Roman serial nuk do te mjaftonte,per kete famile te nderuar.
    Shoqeria dhe organet kopetente.nderin bere LUSHNJA dhe FIERI,nderuar me ate Titull nder,(pas ndaries tij nga jeta,fizikisht). Ai ne jete te jeteve do jetoje me sa dhene shoqerise.meriton dhe me vleresime..
    Nga Toronto,une 83 vjecari, me 51.”Pasues Veterani” nderojme te ndirein Llaqi,sa falenderojme pasardhesit.
    I perjetshem kujtimi i Llaqi Jano KAPEDANIT.
    Pasuesi veteran:
    Dhimiter Mihal Xhoga(Guri Naimit D.)

    Reply to this comment
  7. Arben Saliu January 14, 17:22

    Nepermjet Jovanit, djalit te Llaqi Janos, jam njohur heret me kete figure te shquar te Myzeqese. Model i patriotit te vendosur, idealistit koseguent, prindit shembullor dhe burrit fisnik. Sa me shume kohe kalon nga ndarja fizike me kete kategori burrash, aq me shume rritet respekti ndaj tyre, mbasi i gjithe kontributi i tyre ishte ne sherbim te Atdheut dhe jo interesave meskine, sic ndodh aktualisht. Pergezime autorit Dhimiter Shtembari qe me pershkrime te portreteve te tilla si Llaqi Jano, na ben te reflektonme duke i bere pyetje vetes : Po ne brezi pasardhes a e beme detyren ndaj Atdheut ashtu si prinderit tane?!

    Reply to this comment
  8. Koci Kocibelli January 14, 23:37

    Llaqi Jano , respekte per kete figure te nderuar te Myzeqese.Ndershmeria ,burreria ,patriotizmi dhe palodhshmeria ishin tiparet qe e karakterizonin Laqi Janon.U prehte ne paqe dhe I paharruar qofte. kujtrimi I tij.

    Reply to this comment
  9. e verteta January 15, 05:04

    “Kalliri plot e mban kryet poshte” – thote nje shprehje popullore,
    Duhej te shkruhej ky artikull qe une pas kaq vitesh te mesoja dhe rivleresoja me mire dhe me lart shokun tim Pirro Jano. Asnjehere nuk na ka zene ne goje se nga c’familje vinte ose cfare pune bente i jati.
    Te pershendes Pirro familjarisht, duke me bere krenare qe te kam njohur!

    Reply to this comment
  10. telefoni January 15, 11:45

    PSE NUK SHKRUANI EDHE PER DJALIN E LLAQ SPIUNIT, KOZMANE?!!! NJE AVOKAT DALLAVEREXHI DHE MASHTRUES!! SPIUNI I SIGURIMIT ME PSEUDONIMIN TELEFONI, QE E MORI VESH E GJITHE SHQIPERIA!! RRACE SPIUNESH!!!

    Reply to this comment
  11. Lushnjari January 15, 12:27

    Bravo TELEFONI!!! Edhe Llaq Jano kryespiun ka qene!!!

    Reply to this comment
    • Lushnjarja January 16, 02:05

      Figura e Llaqi Janos nuk hidhet dot poshte nga dy njerez te ndyre si ju. Kur ke shpirtin e zi dhe nuk duron dot suksesin e tjetrit nuk te mbetet gje tjeter vecse te shpifesh se te mete nuk i gjen dot. Kush e ka njohur HEROIN Llaqi Jano dhe familjen e tij nuk i heq dot as pike as presje ketij shkrimi. Fshihuni pas ketyre pseudonimeve per te nxjerre vrerin dhe sketerren qe keni perbrenda, por dijeni se ju jeni llumi i shoqerise!

      Reply to this comment
  12. Qytetari January 15, 15:06

    Pas vdekjes jemi mesuar te themi fjale te bukura dhe ne kete rast keshtu eshte bere. Llaqi ne origjine vjen nga nje familje e varfer fshatare dhe keta te tjeret qe nga artikullshkruesi keshtu jane dhe i thurin lavde njeri tjetrit. Mbas luftes Llaqin e emerojne ne pune ne degen e puneve te brendeshme ne Lushnje dhe qe ti tregonte partise qe e donte shume bente maskaralleqe duke keqtrajtuar te tjere. Nje dite ne pazar erdhen Beqir Balluku me Gjin Markun dhe e gjeten Llaqin dhe i thane ti marrim spaletat dhe ti hedhim ne hale ne prezence te shume njerezve. Llaqi si njeri kishte iniciative por bashke me te kishte dhe budallallekun se aq ishte shkalla e zhvillimit e intelektit. Si familje kane qene te rregullt dhe femijet te edukuar. Per mendimin tim Llaqi ishte i zakonshem dhe jo hero sic shkruhet. Sa personalitete kane punuar ne qytetin e Lushnjes dhe nuk shkruhet asnje fjali.

    Reply to this comment
    • Andreas January 15, 21:45

      Per kulture Llaqi nuk vinte nga familje e varfer, por e mesme. Ne ndryshim nga shume kuadro qe ka patur Lushnja, Llaqi ishte nga te paktet qe ishte i ndershem, i drejte deri ne skajshmeri aq sa ishte bere dhimbje koke per burokratet e shtetit prandaj nuk pati privilegje dhe dufin ia nxorren te djemte. Ai nuk heshti per poshtersite qe i beheshin njerezve dhe nuk u tregua konformist me padrejtesite. Prandaj o Qytetar, ti ke perfituar nga ai sistem sepse thjesht ke qene pjese e llumit te kultivuar ne radhet e PPSH- se…

      Reply to this comment
  13. jakobini January 15, 17:58

    KUR NJE NJERI ESHTE PRANE SKSESIT EDHE MIKU NE NDONJE RAST BEHET I RREME, POR ARMIKU MBETET I VERTETE! gJITHSESI “NJERIU” ME KARAKTER TE DOBET, HAKMERRET; nJERIU I FORTE, FAL NDERSA NJERIU I MENçEM, INJORON! KJO KEMBANE BIE PER KALEMXHIUN “e verteta” DHE DYTYRE VREROSURIN “qytetari” QW KANE DALE NGA SHELLIRA E MOÇALITSIFILISTIK TE MYZEQESE!

    Reply to this comment
  14. jakobini January 15, 18:15

    NJE SHKRIM I BUKUR QW NDERONTE NDJERIN lLAQI JANO POR EDHE VETE GAZETARIN E PALODHUR, DHIMITER SHTEMBARI! tI, I ASHTUQUAJTUR “TELEFONI” QW TE KA PJERDHUR GOJA DHE HERE TE TJERA, EDHE TI I ASHTUQUAJTURI “lLUSHNJARI”, QW JE PRODUKT I KASAFORTAVE HERMETIKE TE SHERBINIT SEKRET TE DJESHEM E TE SOTEM, POR EDHE TISHELLIRE KENETE QW JE MARR SHUME HERE ME DENIGRIME NJEREZISH, E DINI FARE MIRE SE LLAQI JANO NE VITET 1947 – 48 KA QENE KRYETAR DEGES BRENDSHME NE LUSHNJE DHE I SHERBEU PUSHTETIT TE DALE NGA LUFTA PARTIZANE DHE MBROJTI INTERESAT E POPULLIT FUKARA.AI MBETI BESNIK BINDJEVE TE VETA DUKE DHENE SHUME DHE NUK MORI ASGJE ME VETE. POR JUVE JENI PASARDHES IDIOTE TE ATYREVE QW PAS LUFTE I VUNE GURE NE RROTA QEVERISE DEMOKRATIKE TE DALE NGA GRYKA E PUSHKES!

    Reply to this comment
  15. Baba Ali Tomorri January 15, 19:07

    Une e kam njohur veprimtarine te para dhe pas clirimit te myzeqarit trim dhe fisnik Llaqi Kozma Jano. Ai mbetet per Lushnjen dhe Libofshen nje njeri i sakrifikuar per te bere vetem te mira ne te gjitha drejtimet. Eshte pak te thuash qe Llaqi Jano ishte idealist dhe njeri i aksionit. Per ate degjon vetem fjale lavderuese ne cdo fshat te Myzeqese. Nese dikush ka kerkuar te dije apo te marre nje konsiderate per Llaqi Janon, pa asnje dyshim ka degjuar vetem fjale te mira dhe lavderuese, ashtu edhe si i meriton. Te shtate djemte e tij rrezatojne miresi, por edhe perkushtim per t’i qendruar besnik porosive dhe amanetit te babait, Llaqi Janos. Uroj qe edhe ne te ardhmen te shkruhet per nje figure te tille, te paster si kristali, ashtu si ka shkruar gazetari i mirenjohur i Myzeqese Dhimiter Shtembari.

    Reply to this comment
  16. Myzeqari January 15, 19:08

    Eshte e dhimbshme te fyesh te vdekurin, siç bejne “Telefoni” dhe “Lushnjari”, sepse te ikurit nga kjo bote nuk i jepet mundesia qe te mbrohet me argumentet qe mund te kete. Shkurt, keta njerez u shkojne ne varre per t’i qelluar mbas instiktit te tyre. Te vjen keq qe njerez te tille, me karakter te dobet, duke u fshehur mbas pseudonimit godasin si duke dale befasisht mbas ferres. Sidoqofte, familjaret e nderuuar te te paharruarit Llaqi Jano nuk kane pse merziten, sepse pseudonimet ne internet i kane dhene muundesine injoranteve qe te godasin edhe nobelistet.

    Reply to this comment
  17. Anglezi January 15, 19:14

    Sa qejf do te kisha tja u shikoja njehere surratin apo emrin e vertete ketyre BQ qe maskohen ketu e perfitojne nga rasti te ndyrin gojen e tyre prej haleje…

    Reply to this comment
  18. Mesuesi January 15, 20:10

    Ndersa pret te thuhen me teper fjale te mira nga sa thuhen ne shkrimin e shkelqyer te Dhimiter Shtembarit, te vjen keq qe njerez te fshehur mbas pseudonimit nxjerin prej zemres se tyre mllefe personale ne shenje hakmarrjeje. Mihal Jano, vellaj i Llaqit, gjate dhjetorit te vitit 1943 dhe gjate 10 ditorit te pare te vitit 1944, kur u vra nga gjermano – ballistet ne Ostrovice te Korçes, nuk shkoi ne ato ane me taksi, por marshoi e luuftoi teksa ishte i zbathur e i zhveshur, per çlirimin e Shqiperise. Te njejten gje beri edhe i vellaj, Llaqi, paçka se rastisi te mos vritej. Mbas çlirimit kudo qe punoi Llaqi tregoi idealizem, duke i qendruar besnik idealeve qe e nisen ne lufte. Edhe shtate djemte e lLaqit nuk moren arsim te priviligjuar, nuk u caktuan ne punera te zgjedhura, Jovani, me sa di une, ka pas punuar ne fshatrat me te ttella te Pukes, ne debore, pasojat e se ciles po i vuan pikerisht tani. Dridherohem teksa lexoj ato çka shkruan Telefoni dhe Lushnjari. Sidoqofte, kushdo marrte ne shpirt ate qe meriton!

    Reply to this comment
  19. POPULLI KATUNAR January 16, 11:31

    PASKENI IKUR TE GJITHE PER LESH JU QE SHKRUANI!! CA SHAJNE SPIUNET DHE DISA TE TJERE I LAVDEROJNE!!! E THA MIRE HITLERI, QE SPIUNET NE SHQIPERI I GJETA PA LEKE!!

    Reply to this comment
    • Anglezi January 16, 15:04

      Spiuni i ropve te tu
      Fshiheni pas emrave te rrem dhe ofendoni , se vallaj sy per sy,drejt ler drejt nuk besoj se ka guxim kush se i q***n ropt

      Reply to this comment
  20. andreas January 16, 13:16

    Problemi eshte se ne kete histori nuk ka asnje spiun o ”populli katunar”. Nuk mund te jesh edhe komunist edhe spiun…

    Reply to this comment
  21. Mmmmmmmm January 16, 15:13

    Te shajne ,te ofendojne e cfare nuk thone tani per ty o LLAQI JANO. Po ke ber mire qe ja u ke q** nenat ketyre klysheve se keshtu e duan keta qe maskohen pa emer.
    Ke qen dhe mbetesh edhe sot hero. Punetor i palodhur,zemergjere , edhe gango,,, po po. Gango per ate kohe. Respekte

    Reply to this comment
  22. Anglezi January 16, 15:18

    COHU EDHE NJEHERE NGA VARRI O LLAQ JANO,COHU.
    COHU TREGOJI KETYRE SE KUSH JE
    COHU TREGOJU SA GANGO ISHE

    Reply to this comment
  23. POPULLI KATUNAR January 17, 12:34

    A ka patur ndonje spiun ne komunizem, qe nuk ka qene gango k…?!!!!

    Reply to this comment
    • Mmmmmmmm January 17, 13:04

      A ke guxim te ma japesh emrin se kush je, dhe te ta tregoj une ca lloj gango ka qen ai apo ca lloj gango jam un sot?

      Ke byth te dalesh me emer i hapur??

      Reply to this comment
  24. Qemali January 18, 02:13

    …. edhe une e kam njohur te ndjerin Llaqi Jano vitet e fundit te jetes, ishte vertet trim dhe kurajos, njeri i rralle ne komunikim, afte ne cdo bisede dhe mjaft human ne shpirte ai te bente per vete me prezencen e tij, une jam me origjin nga Peza …dhe shkrimi beri nga zoti Shtembari na nderon te gjitheve ne qe e kemi njohur por i ben mire dhe atyre te tjereve qe te mesojne te verteten. Sa per ata qe mundohen te hedhin balte une ju them jan mjerane e mllefaxhinj se kane patur patjeter probleme personale per ligesit qe kane bere te afermit e tyre dhe qe LLaqi nuk falte ne krime dhe gabime apo shkelje ligjore dhe njerzit e tij jo me per plera te ketij lloj…. per ate me emra Telefoni apo Lushnjari do ju tregoj cna tregonte nje dite Kristo i biri i patriotit Un IKONOM Leshit… edhe ai kish qene partizan dhe per gabime kishte bere shume vite burg… Llaqi ishte me trimi ne Myzeqe jo vetem ne lufte por edhe ne rindertimin, ishte idealist dhe nuk kishte kthese mbrapa per te… nje dite na vjen ne shtepi major Spiro Mojsiu e kishim deputet, ishte i merzitur por dhe shqetsuar rende… babai i krijoj ambjent se e kishim mik qe ne kohe te veshtira, i kishin dhene verejtje te rende sepse se bashku me gjeneral Gjin Markun qe ishte dhe deputet i Qarkut te Beratit, me inisiativen e Gjinit pa pyetur kerkend nga partia, pushteti dhe organet e rendit qe ishte nje domosdoshmeri per kohen mblodhen shume elemente problematik nga ana politike dhe kriminale diku ne te dale te qytetit pran Kalifas. Gjin Marku kishte dikur nje te dashur nga bejlereshat e lushnjes e cila i ishte ankuar per trajtimin e te jatit e te xhaxhait te cilet me vone dhe u ekzekutua me gjyq special per krimi te faktuara. Gjini me teper kapadaillek kerkoj qe te vinte ne perballje me te mbledhurit jashte rregullave edhe Llaqin, kryetarin e deges i cili refuzoj sipas detyrave dhe rregullave qe kishte… tre here dergoj makinen e tij dhe erdhi kryetari dhe u paraqit… Gjini si aragant e prepotend po kerkonte llogari per mos zbatim urdheri por ngaterronte kopencat… Llaqi reagoi me mjaft takt dhe i tha eshte takim i jashtligjshem, une kam tjeter epror dhe atje jap llogari… kaq tha Llaqi si ushtarak i prere dhe korekt dhe iku duke na lene atje te turperuar tregonte Spirua .. u prish takimi dhe shkojme ne qender grupe grupe dhe Llaqi po pinte kafe ne kembe me Ethem Kapinoven zevendesin e tij dhe ky njeri mjaft korrekt ne detyre… Gjini ju drejtua me hakerrima sepse e quante veten te ofenduar… ju dha zemer disa te pa kenaqurve bejler dhe kulake qe dikur si turceli ju priste palla… por u gjenden para nje te papriture qe i turperoi burrerine dhe rracen se Llaqi nuk te falte jo vetem ne mencuri por dhe ne trimeri… keshtu ishte ajo ngjarje dhe mbase kan shkruar edhe te tjere ish deshmimtar por keto i degjova nga goja e major Spiros….. mbas kesaj ngjarje e paten keq Gjin Marku por edhe major Spiro…. ne gjyqin e bejlerve dualen mjaft pislleqe qe e vune para pergjegjsis Gjinin … i cili u denua me vone si imoral dhe aspak per arsye politike…. por Major Spiro Mojsiu sa here qe vinte ne rajonin e Myzeqese kerkonte pran Llaqi Janon dhe e deklaronte se ishte nje nga trimat dhe te beses i rralle ne Myzeqe edhe pse i sulmuar padrejtesisht nga segmente apo interesa anadollake intrigante antikombetare…. me Kristo Leshin pinim shpesh kafe edhe me shok te tjere ne qender te Omonies, ai na tregonte mjaft ngjarje me mjaft vertetsi se i kishte pare dhe njohur vete realitetin… nuk eshte mire te shpifesh, te sajosh ne kete fare lloj injorance kur i ndjeri ka vite larguar dhe ne jete eci gjithmone krenar e koken lart … ku ishin keto plera deri dje, pse nuk paten kurajon qe tia thonin perballle … por e dinin se argumentat e Llaqit ishin mjaft te sakta dhe do te poshteroheshin me teper nga njohja e tyre

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*