Lleshaj: Admir Murataj nuk u vra nga shokët, mbeti i vdekur nga përplasja me policinë

April 11, 2019 22:33

Lleshaj: Admir Murataj nuk u vra nga shokët, mbeti i vdekur nga përplasja me policinë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është shprehur publikisht se kreu i grupit të grabitësve të Rinasit, Admir Murataj, nuk është vrarë nga shokët e tij.

Në emisionin Real Story me Sokol Ballën, Lleshaj ka thënë se Murataj është vrarë në përplasjen me armë me efektivët e Policisë që iu vunë në ndjekje menjëherë pas grabitjes.

Admir Murataj është vrarë në shkëmbimin e zjarrit me policinë. Dua ta sqaroj këtë sepse ka pasur shumë aludime ndoshta edhe me dashje nga disa faktorë.

Natyrisht kjo mbetet për tu provuar shkencërisht por ndoshta ka pasur një përpjekje të qëllimshme për të zbehur punën e policisë.

Sipas të gjitha të dhënave që kemi nuk na rezulton që anëtarët e tjerë të grupit të kenë vrarë Muratajn“, ka thënë ndër të tjera ministri Sandër Lleshaj.

v.l/ Dita

April 11, 2019 22:33
Komento

4 Komente

  1. zeri i te vertetes April 12, 01:03

    Policit qe e qelloi i lumte dora more Sander ,por policia duhej te ishte me e kordinuar dhe me e shpejte ne ndjekjen e ketyre krimineleve dhe te shikojne lidhjet e tyre sepse dikush i mbron e them per ata qe duan rremuje ne shqiperi. Kemi besim ju do zbuloni rrjetin e ketyre gansterave e kriminelave.

    Reply to this comment
  2. demo April 12, 01:45

    Po c`te duhet ty or minister te marresh persiper krimin?
    Ju jeni naqi naqi!
    Pse e braktisen shoket ate?

    Reply to this comment
  3. po sekur ta ken vra Vet Organizatoret e Shqupit ? April 12, 10:08

    uk duhet nxituar e ber deklarata te tilla .

    vrasja e kriminelit tropojan , nga ana tjeter ,

    mbulon gjurmet qe te con ke Tynelet e Krrabes

    ku ndajne Miljonat lapobandat e pd-lsi

    Reply to this comment
  4. anticensurë25642654 April 12, 10:37

    “Natyrisht kjo mbetet për tu provuar shkencërisht por ndoshta ka pasur një përpjekje të qëllimshme për të zbehur punën e policisë. ”
    o gjeneral ushtrie,o kal me parasy dhe aspak personi i duhur për të drejtuar MPB,nëse thua se nuk e ke provuar shkencërisht,pas tre ditësh,si ka mundësi të thuash se është vrarë me siguri nga përpjekja me policinë?
    polici që mesa duket nuk u ka parë as targat këtyre!
    si ka mundësi të jetë vrarë nga policia në makinën që ka bërë grabitjen!të ketnë ndaluar diku,ta kenë shkarkuar,më pas të jenë larguar dhe të kenë djegur dy makina në vënde të ndryshme??
    në njërin nga vëndet kanë pasur një bashkpuntor,në tjetrin si ka mundësi të ndiqen nga policia dhe të kenë kaq shumë kohë??
    apo thjesht të mbroj bythën time??
    mos vallë ?????????????????????
    ka diçka tjetër këtu o ushtarak i trashë për veprime agjenturore??

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim