Lleshaj: Kemi provat, të gjitha pallatet ku ka pasur humbje jetësh janë skenë krimi

December 3, 2019 14:32

Lleshaj: Kemi provat, të gjitha pallatet ku ka pasur humbje jetësh janë skenë krimi

Ministri i Brendshem, Sandër Lleshaj ka deklaruar sot gjatë inspektimit të disa objekteve që do të shemben pas dëmeve të mëdha të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, se ajo që nuk mund të varroset kurrë është “përgjëgjësia e gjithkujt që ka lidhje”.

Sipas ministrit Lleshaj, te gjitha pallatet ku ka patur humbje jete njerëzore janë skena krimi dhe janë konsideruar nga Policia si të tilla.

Ministri theksoi se gjëja kryesore që ka të bëjë me fiksimin dhe administrimin e provave është bërë dhe tashme ajo qe pason edhe hetimi.

Prononcimi i Lleshajt:

“Këto ditë ne kemi parë vetëm atë pjesën më tragjike të asaj që ka ndodhur, varrimin e shumë njerëzve që humbën jetën. Kjo që po shohim tani është edhe varrosja e disa godinave që në fakt janë shembur vetë. Tani thjesht po bëhet transporti i tyre drejt vendeve të grumbullimit të mbetjeve.

Ajo që nuk mund të varroset kurrë është përgjegjësia e gjithkujt që ka lidhje me këtë cedim që kanë patur në disa godina, kryesisht pallate dhe disa godina të tjera.

Që ditën e parë pavarësisht se publiku ka parë forcat e ndërhyrjes që kanë bërë punën për evakuimin e njerëzve, për shpëtimin e njerëzve, paralel me këta kanë punuar edhe strukturat e tjera të Policisë, të cilat nuk janë edhe aq shumë të dukshme ndoshta nga pikëpamja e uniformave, kanë punuar për të evidentuar gjithçka që lidhet me veprimtari të mundshme kriminale.

Të gjitha pallatet ku ka patur humbje jete njerëzore, janë skena krimi, konsiderohen nga Policia si skena krimi dhe si të tilla janë trajtuar.

Aty janë grumbulluar provat materiale dhe janë administruar në bashkëpunim me Prokurorinë.

Pra gjithçka është bërë me një skrupolozitet të paqortueshëm dhe sot për çdo godinë që është rrëzuar përfundimisht, provat janë të administruara sipas procesit përkatës procedural ligjor.

Ndërkohë që një ekip i madh hetuesish, investigatorësh, të Policisë së Shtetit, Prokurorisë po merren me verifikimin e thellë, hetimin e thellë, i cili do të na japë pastaj dhe përgjigjet për gjithçka ka ndodhur dhe për gjithçka që nuk ka ndodhur, sepse kemi diferenca.

Kemi raste kur dy pallate janë ngjitur dhe një pallat është shembur dhe tjetri jo, pra një përgjigje duhet kërkuar përse është shembur ky dhe jo ky tjetri.

E para, gjëja kryesore që ka të bëjë me fiksimin dhe administrimin e provave është bërë. Të gjithë elementët e provës materiale që duhen për këtë rast konkret janë tashmë të administruara nga policia, çeliku i përdorur, hekuri i përdorur, betoni e të tjera me radhë janë të administruara ashtu siç administrohen provat në një vepër penale.

Ajo që pason tani është hetimi. Hetimi i thelluar i dokumentacionit, i përgjegjësive dhe kemi dy kategori përgjegjësish këtu: kemi kompanitë e ndërtimit ose ndërtuesit, të cilët kanë ndërtuar pallate me cilësi jo të përshtatshme; kemi ata që kanë ndërhyrë në pallate dhe i kanë kthyer ata në rrezik për qytetarët, dhe kemi edhe administratorët, kemi pjesë të administratës, të cilët kanë qenë rojet publike që këto gjëra të mos ndodhin.

Sot Kryeministri e përmendi edhe në takimin e mëngjesit të Qeverisë që kjo punë duhet të ndodhë shpejt dhe me seriozitetin më të lartë.

Dhe pikërisht për këtë jam këtu, bashkë me një ekip të Policisë së Shtetit në mënyrë që ky shqetësim publik të marrë përgjigje sa më parë.

Edhe njëherë theksoj se askush nuk vë gishtin në një pallat, pa u marrë të gjitha provat, fotot, materialet e gjithçka.

Gjithçka është marrë dhe do të merret deri në fund.

Aktualisht jemi të përqendruar te banesat kolektive dhe pastaj në fazën tjetër do të shkojmë në banesat individuale. Por sidomos kolektivet janë prioriteti absolut i momentit.”

j.l./ dita

December 3, 2019 14:32
Komento

2 Komente

  1. mirel December 3, 14:51

    fjale, fjale, fjale , shume fjale
    Dhe postime me korba ne FB, ku ankohet dhe qahet se i paskan bere nje shpifje per ca prova materiale te mbledhura..
    Legeni nuk permbahet, por fillon me kercenime per burg ndaj shpifesve. Pasoja?
    Bandat e tij, te veshur dhe te paveshur si police, u sulen te rrembenin nje grua ne mes te nates.
    Dhe turmat militante ulerinin, arrestojini, burgosini,,
    Turmat militante kujtojne se ligjin e ben Lleshi dhe Ramuti si te duan, si tu teket, pse nuk u pelqejne komentet.
    Kryetaret e Bashkive te vrasin, ndertimet me leje te parregullta te shkaterrojne, ama fytyrat e ketyre te mos shtremberohen se valla kjo qenka tragjedi.
    Familjet e shkaterruara nuk jane tragjedi..jane frymezim per Ramutin qe te vjedhe sa me shume dhe te behet me i forte

    Reply to this comment
  2. ME EMER December 3, 14:53

    AJO QE E KA PERGJEGJESINE ESHTE QEVRIA E VENDIT APO QEVERITE QE KANE DREJTUAR KETA 30 VJET . AJO QE JU VE “NOTEN ” NDERTESAVE ESHTE ORGAN KOPETENT QE VARET NGA NJE INSTITUCION KRYESOR SI P.SH. MINISTRIA E NDERTIMIT .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim