Lleshaj mbledh në ministri drejtuesit e Policisë së Shtetit

July 9, 2019 14:43

Lleshaj mbledh në ministri drejtuesit e Policisë së Shtetit

Pas takimit që kryeministri Edi Rama pati një javë më parë me ministrin e Brendshëm, drejtorin e policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe zyrtarë të tjerë të këtyre institucioneve, këtë të martë ministri Sandër Lleshaj ka mbledhur në takim Ardi Veliun e drejtues të tjerë të policisë.

Në takim mësohet se ishin edhe zv.ministrat e Brendshëm, kreu i Gardës së Republikës Gramoz Sako, kreu i Policisë Rrugore Mitat Tola, drejtori i Akademisë së Sigurisë Bilbil Mema, drejtori i policisë kriminale Tonin Vocaj, zv.drejtoresha e policisë së shtetit Aida Hajnaj, si dhe drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit.

“Punë e përditshme, mbledhje e zakonshme që bëjmë”, – tha në një prononcim të shkurtër për mediat ministri Lleshaj.

Takimi vjen vetëm një ditë pas protestës së 10 kombëtare të opozitës.

e.t./dita

July 9, 2019 14:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim