Komisioni i Sigurisë rrëzon dekretin e Metës për vettingun në polici

May 6, 2019 12:20

Komisioni i Sigurisë rrëzon dekretin e Metës për vettingun në polici

Dekreti i kreut të shtetit, Ilir Meta që kthente për rishqyrtim ligjin e ndryshuar për vetting-un në polici është rrëzuar në Komisionin e Sigurisë, duke marrë vetëm tre vota pro.

Gjatë diskutimit në komision, ministri Lleshaj hodhi poshtë pretendimet e Metës se Ministria e Brendshme cenonte pavarësinë e policisë.

“Pretendimet e Presidentit janë përtej çdo absurdi. Sipas tij, mos përcaktimi i kohës kur mbaron, vendos nën presionin e qeverisë policë të çdo niveli. Shumë mirë që vendosen në presion. Ata që nuk kanë mizë nën kësule, nuk kanë pse shqetësohen”.

Presidenti Meta ktheu ligjin për vetting-un në polici, të miratuar nga Kuvendi në mars të 2019, pas ndryshimeve të propozuara nga ministri i ri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Kreu i shtetit tha se me ndryshimet ligjore, qeveria po tenton të kapë procesin e vetting-ut në polici, duke ia besuar një strukture që e kontrollon qeveria, si Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.

o.j/dita

May 6, 2019 12:20
Komento

2 Komente

  1. pirua May 6, 18:23

    Ja presidenti qe ha buken ne kurriz te popullit dhe jo vetem nuk i sherben atij, por edhe e rendon akoma me kthimin e dekreteve. Sa dekrete ka firmosur presidenti deri sot? ! Turp por dhe pergjegjesi deri ne shkarkim te tij si bashkepuntore i fashisteve.

    Reply to this comment
  2. Gjyshi May 6, 21:19

    Mire dhe kaq,se ka edhe me keq,po u merzit do ja heqi vetes,do ngeleni si peshku pa uje !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*