Lleshaj propozon krijimin e një force elitë, mbi RENEA-n
Nga Arkiva
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka përgatitur ndryshime në ligjin e policisë që japin mundësinë e krijimit të një force elite mbi RENEA-n, por edhe që mundësojnë kalimin e ushtarakeve në Policinë e Shtetit.
Pak kohë pas marrjes së detyrës si ministër i Brendshëm Sandër Lleshaj, nxjerr në pah karakterin dhe formimin e tij ushtarak.
Top Channel ka siguruar propozimet e reja për ndryshimin e ligjit për policinë e shtetit ku për herë të parë për plotësimin e nevojave të veçanta mund të pranohen në radhët e policisë ushtarakë aktivë të forcave të armatosura.
Në ndryshimet që propozohen në ligj parashikohet edhe ekuivalentimi i gradave ushtarake me ato policore. Sipas propozimit në letër, një “ major ” apo “ kapiten ” me anë të një marrëveshjeje mes ministrit të mbrojtjes dhe atij të brendshëm dhe pasi lirohet, mund të hetojë kriminelët apo ruajë rëndin dhe sigurinë publike.
Ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit, në të cilin herë pas here është ndërhyrë vitet e fundit, pritet t’i kalojnë për shqyrtim këto ditë parlamentit. Sipas burimeve një ide tjetër e ministrit Lleshaj është krijimi i një strukture të ngjashme si ajo e RENEA-s për zhvillimin e operacione sekrete dhe speciale ku mund të rekrutohen ushtarake të kualifikuar. Ndërkohë këtë të enjte ministri Lleshaj mbodhi në një takim drejtorët e policive në qarqe në lidhje me ecurinë e punës për Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile./ tch
l.h/ dita
Ketyre nuk ju mjafton shteti qe kane. Duan dhe nje te dyte.
Pse te mos ngreme dhe nje force tjeter superelite mbi eliten e Lleshit
TALLNI BYTHEN SHTONI MUNDESI PER TE VJEDHUR E HARXHUAR PARATE E POPULLIT….
Per ju me lart….nuk kritikohet vetem,jepni dhe ndonje ide,pavaresisht se sju degjojne….Ndersa per forcat elit jam shume dakort,bile do te thosha te krijohej nje force super e fshehte per te eleminuar pa gjyq gjithe plerat brenda e jashte vendit,se kemi shume te tille…ne djall te drejtat e njeriut( e plerave)
Keshtu mund te fusim policine ne NATO.Po halli eshte se ku sh do te investoje per kete strukture te posacme policore ushtarake dhe ku dote te blihen avionet,anijet,raketat?
Dash! Mos u merzit se ate qe thua ti e kane me kohe! 80% te vrasjeve pa autor i bejne shteti por jane te jashteligjshme sepse eshte i ndaluar denimi me vdekje.
Lleshaj, ne cdo te shtuquajtur “Minibashki” te Tiranes me nga 80-100 mije banore duhet te kete nga nje Komisariat Policie, nga nje Gjykate Administrative dhe nga nje cellule Prokurorie. Persa I perket “Forces Elitare” e ngrini kot, sepse nuk keni kellqe te spastroni Shqiperine nga kryemafiozet, kryehajdutet, kryekriminelet dhe kryetradhtaret e popullit dhe atdheut te shqiptareve!
Super eliten e kane per veti,me u mbrojt kunder popullin e tyre edhe zemerimin e tij.
Kush do kontrolloje supeeliten,
Apo mos ju duhet me rigrit rrjetin e traffiqeve qe va shkateruan,me ushtarak ne sherbim te traffikanteve, me forca te erreta qe ´fikshin radaret’..etj
Kush ishte kjo force qe kishte force me fik radaret e Mimise? Gjenerali n’ate kohe mos ishte njeri komandant i atij rrjeti ?
Me sa duket Rama nepermjet Lleshit kerkon te veje junten ushtarake.
Mund te krijoni sa te duash forca elite por kur i vini ne krye kapobadat e krimit i shumezoni me zero. Cfare pritni te beni kur e keni mbushur policine me kriminele e trafikante! keni akoma disa shefa policie ne kerkim per trafik droge. E degjuat Gratteri-n mbreme? E tha shqeto qe pas Ndranghet-es , mafia shqiptare po behet mafia me e rrezikshme ne Europe e te dyja jane ne bashkepunim. E kuptoni o shoke se cfare kriminelesh jane fshehur nen petkun e rilindjes e ngjyrave mavi.