Lleshaj shpalos prioritetet për 2020: Lufta kundër krimit të organizuar dhe siguria rrugore, kryesore!

January 11, 2020 14:23

Lleshaj shpalos prioritetet për 2020: Lufta kundër krimit të organizuar dhe siguria rrugore, kryesore!

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një analizë me 12 Drejtoritë Vendore të Policisë dhe drejtuesit qendorë, për rezultatet e vitit që lamë pas, problematikat si dhe u diskutuan prioritetet për vitin 2020.

Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu vlerësoi arritjet e një viti të tej-ngarkuar për Policinë e Shtetit, ku u garantuan parametrat e sigurisë dhe rendit publik. Mes 12 qarqeve u evidentua puna parandaluese e Policisë së Kukësit, që nuk evidentoi asnjë vrasje për vitin 2019.

Ministri Lleshaj renditi në fund të mbledhjes prioritetet kryesore për 2020, me fokus të veçantë luftën kundër krimit të organizuar dhe sigurinë rrugore. Ai tha se shpejt do të jetë gati dhe miratohet paketa e njohur si “KÇK”.

“Krimi i organizuar është prioriteti numër 1. Personat, që janë dënuar për veprimtari në fushën e krimit të organizuar, të krimeve të rënda, të korrupsionit etj., pra janë disa nene të Kodit Penal, nëqoftëse janë dënuar për këto vepra, brenda apo jashtë shtetit, që janë hetuar apo janë proceduar për këto vepra, nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit, Policia ka detyrën t’i shkojë dhe t’i trokasë në derë, t’i thotë: – ti ke bërë 10 vjet (burg) për trafik droge? Po. Ke dhe këtë hotelin këtu. Tani, hoteli sekuestrohet, i vihet shiriti dhe ti shkon në gjykatë dhe provoje që është i yti.

Prioriteti numër 2, siguria rrugore! Siguria rrugore na vret më shumë njerëz se sa krimi i organizuar. Jo më shumë, por 5 herë më shumë. Çfarë do të bëjmë? Do të ndryshojmë Kodin Rrugor, do të ashpërsojmë masat, do të ashpërsojmë kontrollet, do të modernizojmë kontrollet, do të luftojmë fort për integritetin e punonjësve. Pra do të punojmë në të gjitha drejtimet, do të punojmë shumë për edukimin e qytetarëve nëpërmjet medias, përmes shkollës, përmes aktiviteteve të tjera”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Ai shtoi se për t’u përballur suksesshëm me zhvillime e fenomene të reja të krimit, do të ngrihet 4 Njësi të posaçme në Policinë e Shtetit, me ekspertët më të mirë.

“Do të bëjmë ndryshime të rëndësishme krahasuar me vitin e kaluar. Do bëjmë ndryshime në strukturë, e para. Do të krijojmë Njësi të specializuara për të luftuar ato fenomene kriminale, të cilat kërkojnë specializim. Do të krijojmë Njësi të reja, të cilat do të jenë:
– “Njësia E”, që është Krimi Ekonomik. Njësi e fortë, e specializuar, me ekspertë, e trajnuar, e pajisur, e cila do të trajtojë krimin ekonomik në kuptimin e krimit të organizuar, krimit të sofistikuar.
– Njësia tjetër do të jetë “Njësia I”, informacioni, inteligjenca. Këtu kërkohet dhe do të bëhet ndryshim thelbësor. Rrjetet e informacionit duhet të kthehen në rrjete profesionale.
– E treta, është “Njësia C”, e Krimit Kompjuterik. Edhe për krimin kompjuterik nuk besojmë që mund të krijojmë ekspertizë në nivel drejtorish vendore, është e pamundur dhe e panevojshme. Dhe do të përqendrojmë energjitë për të krijuar një strukturë të specializuar të krimit kompjuterik.
– Është krijuar në fakt struktura “Njësia K”, që ka të bëjë me kapjen e personave në kërkim. Gjithë kjo njësi është prapë një strukturë e specializuar, e cila është një strukturë gjahtarësh që do të ketë detyrë kapjen e personave të listës prioritare”, theksoi zoti Lleshaj.

Ministri kërkoi nga gjithë strukturat policore angazhim të fortë për luftën kundër trafiqeve dhe kontroll të rreptë të territorit. Masat për luftën kundër kanabisit do të nisin që në ditët e para të Janarit, e po ashtu edhe përgatitjet për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Ai nënvizoi si një tjetër prioritet kryesor të Ministrisë së Brendshme në tërësi, e Policisë gjithashtu, ofrimin e shërbimeve online për qytetarët. Që prej 1 janarit MB ofron 48 shërbime të tilla, që do të pasohen nga një tjetër paketë shërbimesh në Qershor 2020.

l.h/ dita
January 11, 2020 14:23
Komento

5 Komente

  1. Hosteni January 11, 17:03

    Krijoni dhe Njesine H (hani mut o popull).

    Reply to this comment
    • Genti January 11, 22:58

      Ate dite qe u clirua vendi nga fashisto-nazistet diten e neserme Enveri i hyri punes vence me themel per sekuestrimin e gjese se vjedhur te atyre qe kishin vene pasuri me abuzim.Ju keni tere keto vjet mek-mek-mek krijo k e krijo m e krijo lloj-lloj task forcash dhe gje hic.

      Reply to this comment
  2. Lalai January 11, 22:34

    Dhe njesi N RR L shqip Na Rruani Leshte o Llesh…..

    Reply to this comment
  3. Doktor Mortja January 12, 00:10

    Do filloni nga Kuvendi apo Kryeministria?!
    Apo si perhere do fusni ne burg perdoruesit e kanabis?!
    Villat ne Surrel, Gjirin e Lalezit apo Tirane e gjetke do i riparoni?’
    Te rroje Partia!

    Reply to this comment
  4. Nik January 12, 09:33

    O pallosh groshe thuj na duhen ca leke dhe forma qe kemi zgjedhur per ti mbledhur eshte kjo…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim