Llixhat e Elbasanit, ku “dermani” del nga dheu

Zylyftar Hoxha April 27, 2014 11:42

Llixhat e Elbasanit, ku “dermani” del nga dheu

Llixhat. Të rinjtë jo e jo, por edhe të vjetrit, po nuk u dhëmbën kockat, nuk e kujtojnë fare këtë fjalë. Por ja që vjen një moment dhe njeriu jo vetëm ua ndjen nevojën, po mezi pret t’i vejë data e prenotimit në to që të heqë atë dreq sikleti që i ka mbërthyer keq kyçet.  Pra llixhat tani nuk janë vetëm shpresë, por bëhen edhe shpëtim. Pavarësisht sa ia dinë vlerën dhe sa shfrytëzohen, por ujërat termale (llixhat) janë pasuria më e paçmuar e një vendi. Për fat, Shqipëria ka disa të tilla, por më të mëdhatë dhe më të njohurat janë Llixhat e Elbasanit.

Histori

Si në fusha të tjera, të naftës, gjeologjisë, arkeologjisë etj. edhe për ujërat termale qenë specialistët e huaj, veçanërisht austriakët, që gjatë Luftës së Parë Botërore bënë zbulimet e tyre. Ndërmjet këtyre zbulimeve ishin edhe llixhat e Treganit, ku u ngrit menjëherë një qendër kurative e turistike nga më të njohurat jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë rajonin e Ballkanit. Sot në çdo hotel apo lokal të llixhave, si një relikte me vlerë afishohet dokumenti i vitit 1932 që shkruan gegërisht e toskërisht: “Naltmadhenia e Tij, Mbreti Jone, Zogu I, sikurse interesohet për marëvajtjen e Shqipnis, denjoi me u interesua për ujnat minerale, me famë shëruese, të Llixhës s’Elbasanit edhe urdhënoi Qeverin me sjellë në vend specialistin me famë Ing. Dr Beno Ëinter, drejtorin e Banjës së Marienband-it të Çekoslovakis. Ky si bani analizën e duhun, u këshillue edhe me mjekë e specialistë të kësaj degë, dhe u gjet se këto ujna janë nga ma të rrallat në botë për fuqinë shëruese të tyne…”.

Bukuri dhe shëndet

Llixhat ndodhen vetëm 10 kilometra në juglindje të qytetit në një sipërfaqe të gjelbër prej, 35 hektarësh, ku lartësia mbi nivelin e detit nis nga 185 metra gjer ne 284 metra. Zona në fjalë ka një qëndrueshmëri sizmike, ku temperatura mesatare vjetore varion nga –2 në 35 gradë dhe sasia e rreshjeve llogaritet ne 1400 mm. Veç bukurive natyrore turistike, e tërë zona përfshihet në rreth 178 850 hektarë me pyje, ku rriten më së shumti dushk, frashër, shkozë, shqopë, murrizi dhe kryesisht pisha e kultivuar.  Kjo përgjithësisht është  një zonë e banuar, me një zhvillim të mirë ekonomik dhe ku kultivohen të gjitha kulturat bujqësore, veëanërisht perimet. Hoteli i parë i ndërtuar nga sipërmarrësit privat ka qenë ai i vitit 1932, i quajtur ” HotelPark”, pronë e Grigor Nosit. Analizat e ujërave të këtyre burimeve janë kryer në mënyrë të specializuar nga ana e inxhinierëve çekë, të cilët kanë evidentuar vlera të larta terapeutike, por edhe kanë evidentuar edhe efekte anësore që mund të ketë përdorimi pa kriter i këtyre ujërave. Këtu trajtohen sëmundje të shumta të rrugëve të frymëmarrjes, sistemit nervor, të lëkurës, stomakut, etj. Llixhat e Elbasanit kanë edhe vlera kozmetike. Sot gjenden shumë hotele private, që ofrojnë shërbime në këto llixha. Brenda zonës turistike të saposhpallur përfshihen qendra balneare, hidrotermale moderne, por edhe qendra të shërbimit shëndetësor. Një nga këto, më e madhja, është qendra shtetërore, e njohur hotel “Ylli”. Gjatë gjithë vitit vizitojnë llixhat mesatarisht 25 mijë pacientë e turistë, të cilët akomodohen në hotelet që më së shumti janë privat. Pjesa dërrmuesve e pacientëve shkojnë njëherë në muaj në këto llixha.

 

 Ujërat tjera termale në Shqipëri

1 – Bilatj pranë Fushë-Krujë

Gjenden në rrugën nacionale Vorë – Fushë Krujë, në fshatin Bilaj, pranë urës së Gjolës. Ka një qendër të re dhe bashkëkohore rehabilitimi, që ofron shërbimet e akomodimit, ushqimit, shërbimin e specializuar të stafit mjekësor etj.

2 – Bënja Përmet

Këto burime gjenden 14 km larg qytetit jugor të Përmetit. E veçanta e tyre është se këto janë burime të hapura në natyrë. Në këto burime nuk ka hotele dhe shfrytëzimi bëhet në mënyrë ambulatore.

3 – Vronomeros Leskovik

Këto burime gjenden 10 km në jug të qytetit të vogël të Leskovikut.  Këtu ofrohet akomodim modern me staf të specializuar mjekësor, si dhe me shërbim hotelerie.

4 – Llixhat e Peshkopisë

Ndodhen pranë qytetit veri lindor të Peshkopisë. Efektet e tyre lidhen me sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes: si astma bronkiale, bronshite, reamautizmën, diabetin, sëmundjet e lëkurës dhe probleme gjinekologjike. Krahas këtyre burimeve, në Shqipëri

5- Burimi i Kroit të Bardhë Mirditë

Në Komunën e Selitës në rrethin e Mirditës (i njohur për kurimin e gurëve në veshka)

6- Banjat e avullit të Postenanit pranë Leskovikut.

 

Këtu ka vend për të gjithë

Për të pasur dhe të varfër…

Është bërë kujdes që të mos ndodhë si kudo gjetkë në Shqipëri, që njerëzit u dyndën pa kriter. Këtu me një vendim të KRT-së të Qarkut, janë vënë kritere të forta për të ndaluar fluksin e madh të ndërimevë pa leje, por edhe të shfryrëzimit të ujit të nxehtë. Këtu ka vend për të gjithë, të pasur dhe të varfër. Sipas ambientit që zgjedh, ashtu janë edhe ëmimet. Nën çadra dhe banja pa kushte, përdorimi i ujit është me një çmim simbolik, ku mund të akomodohen shtresat e varfëra. Ndërsa për shtresat e pasura janë hotelet, njëri më i mirë se tjetri. Ka edhe nga ata që vijnë çdo ditë nga Elbasani dhe zonat për rreth dhe shfrytëzojnë përrenjtë që ende nuk janë zënë. Por duhet ditur edhe një gjë tjetër, llixhat e Elbasanit nuk janë vetëm për të sëmurë, janë edhe për të shëndoshët. Kush shkoi atje dhe nuk u kënaq me atë bukuri, ujë, ajër e ushqim!  Provojeni dhe do të më jepni të drejtë!

…Për të sëmurë dhe të shëndoshë

Sipas specialistëve llixhat e e Elbasanit janë përdorur për qëllime kurative që në lashtësi, sidomos gjatë periudhës romake. Nga pikpamja shkencore, ujërat e nxehta e me gaze të Elbasanit, që ndodhen në brendësi të tokës, u nënshtrohen një sërë procesesh hidrogjeologjike, që arrijnë në një temperaturë deri në 60 gradë në burime. Këto ujëra përmbajnë dhjetë elementë kimikë, të cilat i bëjnë llixhat mjaft kurative për shumë sëmundje, si ato reumatizmale, artrozat, sëmundjet e sistemit nervor periferik, gjinekologjike, të lëkurës, enëve të gjakut dhe aparatit tretës.

Zylyftar Hoxha April 27, 2014 11:42
Komento

6 Komente

  1. Fako Aliaj July 17, 19:44

    Gjithmone me jane dukur interesante banjat termale dhe jam i interesuar te provoj efektet sheruese te tyre. Dua me teper informacion per akomodimin, kohezgjatjen e kurimit, sezonin me te favorshem per frekuentim,
    cmimin etj

    Reply to this comment
  2. Hamdi feta July 30, 17:52

    Sa kushton per 5 dite

    Reply to this comment
  3. olga September 14, 10:56

    Mendojm te vijm 6 persona me tregoni qfar kushte ofroni ju , qmimi dhe transpotrin a siguroni nga Prizreni

    Reply to this comment
  4. Valbona September 11, 20:49

    Me imtereson tre vende me te gatuar vet cfar cmimi ka

    Reply to this comment
  5. Zeqir Maliqi October 24, 11:58

    qfar permban ky uje qe eshte sherues.

    A ka vende tani per vendosje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*