Lloji më i ri i trafikut, drogë dhe armë në organin gjenital të femrave

June 16, 2016 21:37

Lloji më i ri i trafikut, drogë dhe armë në organin gjenital të femrave

Policia e Shtetit të Pensilvanisë në SHBA ka arrestuar 26-vjeçaren Tabitha Bidgood, e cila ishte e dyshuar si trafikante droge. Oficerët e policisë gjetën në vaginën e gruas së re dy qese me heroinë. Tabitha Bidgood u ndalua nga policia në parkingun e një moteli në qytetin Moosic. Vlera e drogës së trafikuar shkon rreth 50 mijë dollarë.

Së bashku me Bidgood u arrestua edhe 33-vjeçari Clarence Anderson. Hetuesit dyshojnë se ai kishte rolin e truprojës. Të arrestuarit janë dërguar në qeli dhe mund ta fitojnë lirinë me kusht, nëse paguajnë 50 mijë dollarë.

Ky nuk është rasti i parë që ka ndodhur. Rreth një vit më parë në aeroportin e Kolumbisë u arrestua 28-vjeçarja- ruse Ludmila Maksimova. Në vaginën e saj, policia gjeti 182 gram kokainë. Në Moskë vlera e drogës kapte vlerën e rreth 40 mijë dollarëve. Ndonjëherë gratë arrijnë që të fshehin në organet e tyre gjenitale jo vetëm drogë por edhe armë zjarri. Në shtator të 2015, në Teksas u arrestua 31-vjeçarja Ashley Cecelia Castaneda.

Pas arrestimit dhe kontrollit, vajza rrëfeu se fshihte armë zjarri në vaginë. Të tronditur, agjentët e policisë kontrolluan dhe gjetën në organin e saj gjenital një pistoletë xhepi Smith & Wesson.

June 16, 2016 21:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*