Turizmi që po përhapet me shpejtësi? As në plazh, as në mal…

February 9, 2019 19:40

Turizmi që po përhapet me shpejtësi? As në plazh, as në mal…

Turizmi malor apo detar? Kjo ështe çështja me e diskutuar kur sezoni i pushimeve po afron dhe duam të zgjedhim destinacionin e duhur për të kaluar moment relaksi e qetësie.

Dikush zgjedh vendin tradicional e të pervitshëm, dikush hyn online për të gjetur një destinacion ndryshe e dikush tjetër  drejtohet në agjencitë përkatëse të informacionit.

Lloji më i ri i turizmit që po përhapet me shpejtësi në vendet e Evropës nuk ka në thelb destinacionin. Jo, jo! Qëllimi i vetëm i tij është të ofrojë qetësinë e relaksin, për të cilin secili ka nevojë në periudha të ndryshmë të vitit.

Bëhet fjalë për turizmin e mirëqenies ose ndryshe wellness tourism.  Ka një numër të caktuar agjencish, të cilat ofrojnë shërbime pothuajse në të gjitha vemndet e botës dhe kujdesen veçanërisht për mirëqënien e brendshme të atyre që zgjedhin të kalojnë pushime të tilla.

Keto agjenci janë përhapur me shpejtësi në vende si : Gjermania,  Franca , Kina , Japonia, Kanadaja, Austria dhe fokusohen në dhënien e shërbimeve të cilat nuk ofrojnë vetëm relaks por dhe një rrugëtim fizik e shpirtëror drejt të qenit të shëndetshëm.

Nëse do të zgjidhni të merrni një nga këto paketa, do të keni një shumëllojshmëri aktivitetesh si : joga, meditimi , aktivitete në natyrë si dhe një dietë të shëndetshmë në  , aktivitete në natyrë si dhe një dietë të shëndetshmë në  vakte të ditës për rigjenerimin e trupit e mendjes.

Ky lloj i turizmit parashikohet të arrijë një shifër marramendëse deri në vitin 2020, plot 919 bilion dollarë.

Ndoshta do të ishte një mundësi e mirë për të rigjetur veten në pushimet tuaja të rradhës!

j.l./ dita

February 9, 2019 19:40
Komento

1 Koment

  1. spata February 10, 17:09

    Turizmin detar e malor eshte dhurata me e pazvendesueshme e Natyres.Ajri i paster malor freskia dhe shumllojshmeria e botes bimore e shtazore ,sportet qe ofrojne, jane receta te rekomanduara qysh kur njeriu ishte primitiv . Plazhet detare uji i detit dhe aktivitetet ne to jane recetat me te shendetshme per trupin e njeriut .Terapia e rrezevete diellit , reres se nxehte dhe kolori me vitamia D jane jetdhense per njeriun .Jashte ketyre cdo relax tjeter eshte nje lloje psikologjie qe ndihesh i kenaqur brenda kushteve qe jeton .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*