Lobimi me 500 mijë dollarë/ Basha pagoi shumën për një foto me Trump?

December 30, 2017 12:46

Lobimi me 500 mijë dollarë/ Basha pagoi shumën për një foto me Trump?

Prokuroria ka bërë verifikimet për kontratën 500 mijë dollarëshe të PD e cila u përdor për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i është drejtuar autoriteteve amerikane përmes një letërporosie për të zbardhur detaje mbi pagesën.

Sipas verifikimeve të Prokurorisë, PD ka pasqyruar transaksionin e rreth 120 mijë dollarëve nëpërmjet thesarit të shtetit, një pjesë kjo e pagesës për lobim.

Burime pranë Prokurorisë së Tiranës thanë për Report Tv se fondet janë siguruar përmes mbledhjes së fondeve nga një shoqatë në SHBA.

Paratë e siguruara nga kjo shoqatë, për të cilën nuk ka të dhëna dhe prokuroria pret informacione nga SHBA, kanë shkuar për të fituar kredo politike në interes të PD-së si dhe për foton e Lulzim Bashës me Donald Trump, në një mbrëmje bamirësie në Uashington.

Foto e Bashës me Trump është bërë dy javë përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit dhe mendohet se për këtë janë paguar shuma të konsiderueshme.

Përgjigjja e autoriteteve amerikane pritet të hedhë dritë mbi rrugën e mbledhjes së fondeve dhe pagesës së 500 mijë dollarëve të lobimit për mbështetje politike nga Uashingtoni.

Kujtojmë që paratë janë paguar përmes një kompanie offshore gjatë kohës kur PD ishte në çadrën përpara Kryeministrisë.

December 30, 2017 12:46
Komento

7 Komente

  1. lejlek December 30, 13:41

    Kush jeni ju qe i servirni fakte ne emer te prokurorise shqiptare?
    E nese i ka terhequr ket dollare “per lobim”a ka nje mbeshtetje ligjore per kete lloj transaksioni?
    E nese nuk ka, kush e ka lejuar nje shkelje te tille me nje zinxhir te gjate hallkash shteterore , cilet jane keqberesit?
    Ne cilin “shtet”i ka rene shorti te vihet dore ne thesarin e tij ?
    A nuk ju duket nje han pa porta dera e thesarit te shtetit qe mund te mbushe thaset kush eshte” i forti i lagjes”si ne kohen e Fullanit edhe te “dem shperblyer ” se ju vodhen leket nga banga me tren.
    Ne nje shtet qesharak ben vaki gjithcka, por “po vodhe shtepine tende ta hane minjte rrobat” -thote populli yne .Ky lajm eshte nje gote helmi per fukarenjte qe nuk blejne dot nje kg kopanka pule per vit te ri.
    Dilni vellezer ne protesta te gjithe pas Lulit se ai do na coje ne Amerike te z Donald Trump dhe te jetojme si bosa!Ha….hahahahahahaaaa!

    Reply to this comment
  2. Toger Lukashi December 30, 13:49

    E keta jane qener. Si ore shkojne e japin 500.000 $ per nje foto me Trump???
    Pse nuk ja dhane femijeve te pamundur keto para? Po per kaq budallenj i marin shqiptaret keta sa mendojne se do i genjejne me nje foto te Trump? Turp tu vije qe te gjitheve me keto shpenzime. I q… lobimin.

    Reply to this comment
  3. sigurimsi i PD December 30, 14:08

    Nuk ka rendesi jane te ligjeshme ose jo,jane pare te pista ose jo,por jane paret e shqiptareve,jane paret e djerses te atyre qe paguajne taksat duke u ropatur,dhe keta mafioz kriminel ja japin nje te pasuri qe te behet me i pasur dhe perse? per nje foto me trump apo Merkel apo kushdo.
    E perse? se i duhet qe tu mbush mendjen trushplareve te tij se shikoni sa i zoti jam une,dal me trapin ne fotografi,dhe kujton se ma ane te fotove do fitoj zgjedhjet qe te ulet ne karriken me te madhe dhe te vjedh se nuk i plas per trushplaret edhe per popullin fukara qe pergjerohen cdo dite e cdo minut.
    keta jane ca felliqsira qe per karriken e tyre shesin edhe bytthen e vet e te familjes.

    Reply to this comment
  4. alphade December 30, 18:12

    Pushtetaret tane qe bejne te tilla pislleqe te neveriteshme
    duhen varur te sheshi Skenderbej dhe te lihen aty derisa
    t’i hane mizat e qent qe te kuptojne nje here e mire qe
    hajduteri te tilla te tipit Fullhajni te mos perseriten me kurre ne kete Shqiperi me nje popull kaq te varfer e te
    raskapitur,ndersa pushtetaret e ketij vendi i hedhin parate
    neper bote vevetem e vetem per nje kolltuk te qelbur . A
    nuk duhet cuar kjo klase politike ne ferrin e Dantes ???
    Bashici, po permjerr ,sic ka permjerrur gjithemone ne deren e kishes per te zezen e tij ! E ke te siguruar fundin
    tend me keto pelivanlkeqe e maskaralleqe ! Nje fund te
    hidhur ! Mos mendo se do t’ ja hedhesh shqiptaeve dike
    u strehuar ne vilat tuaja ne Hollande ! Edhe ne vrimen e miut do te gjejne ! Ti dhe padroni yt si Noriega do ta pe-
    sojne…!!!

    Reply to this comment
  5. spata December 30, 18:25

    Mire keta budallenjte tane, qe japin shuma marramendse per tu kapardisur me Trampit,po trapi e di qe ato para jane djersa e popullit shqiptare qe kane vjedhur politikanet e pd!!!!!!!
    Nje servilizem i qelbur qe duhet ti jepet fund nese duam te behemi shtet prestigjoz . Turp qe shqiptaret kane ren ne pellgun e qelbur te politikave globale .
    Hajde more debil Luli dil me popullin tend e lutju te ngrihet ne protesta qe te hypesh ne pushtet .Populli te ul ne karrike nese e meriton e jo Trampi qe as nuk e di se ku bie Shqiperia .Dil ne foto me mire me nje evgjit tani ne prage te Vitit te Ri mbase te shpeton Zoti nga zullumet qe ke bere .Ptu fare qeni langaraq .

    Reply to this comment
  6. e di December 30, 21:25

    Para ca ditesh lexuam qe Borxhi i Shtetit Shqiptare eshte sot ca_8.0 Miljard €ur.

    Nga kto 8.0 Miljard €ur. ( 5.5 Miljard i kane politikanet shqiptare si berisha,meta,basha,& Co depozituar ne Banka te ndryshme neper Bote si psh.Zvicer/Austri/Italy/Greqi/Qipro/Lichtenstein/ Dubai/Turqi/Beograd/ dhe te gjithe kte shume ,do ta paguajn brezat e ardhshem shqiptare , duke u shitur ne tregun e Skllavit , e punuar disa breza si skllever deri ne zhdukje …

    dhe kta kriminele sot ,shetisin te lire ala Shqiperise ,madje bejne gangsterrin vs popullit me idiote qe njerezimi mundet te ket pare ndonjiher , e jo vetem kaq ,por pa asnji frike nga dikush , bejne kariere politike ,financojn Miljona Tutoret e tyre Mafioze ,qe do ti hipin perseri ne maje te karieres se tyre ,ne pushtet ,
    mbeshtesin cdo klan antishqiptare per te realizuar ambicjet e planet e tyre vs Shqiperise , si ta kishin Shqiperine prone te tyre dhe idiotat e asaj bote ,fryne syt si majmune te habitur !

    Reply to this comment
  7. lylTransi per nji gojore Trump-it i pagoj 1/2 e Miljonit looool !!! December 30, 22:01

    me ken muzlluman
    tana i ban

    ene n’myth e han

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*