Lobimi në SHBA, Balla: Prokuroria të vendosë nën hetim Bashën, rrezikohet prishja e provave

March 20, 2018 13:17

Lobimi në SHBA, Balla: Prokuroria të vendosë nën hetim Bashën, rrezikohet prishja e provave

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas ndalimit nga policia franceze të ish-drejtuesit të Partisë UMP në Francë, ish-Presidenti Nicolas Sarkozy, lidhur me financimet e dyshimta nga Libia në fushatën elektorale të vitit 2007.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, Balla i bën thirrje Lulzim Bashës dhe PD-së që të marrin të gjitha përgjegjësitë “për financimin e paligjshëm në kohën e “Çadrës së Republikës së Re” dhe të lobimit për të nxirë Shqipërinë në insitucionet dhe mediat amerikane, gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2017”.

Sipas Ballës, Prokuroria nuk duhet të vonojë vendosjen e menjëhershme nën hetim të Lulzim Bashës, sa kohë që çdo ditë që kalon është një mundësi më shumë për prishjen e provave.

“Ish-drejtuesi i Partisë UMP në Francë, ish-Presidenti Nicolas Sarkozy u ndalua sot nga Policia franceze lidhur me financimet e dyshimta nga Libia në fushatën elektorale të vitit 2007.

Në Shqipëri, Lulëzim Basha dhe Partia Demokratike duhet të marrin të gjithë përgjegjësinë për financimin e paligjshëm në kohën e “Çadrës së Republikës së Re” dhe të lobimit për të nxirë Shqipërinë në insitucionet dhe mediat amerikane, gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2017.

Burimet e errëta të atij financimi, ku përfshihen edhe xhepa oligarkësh ruse, janë një arsye e pashmangshme që Lulëzim Basha të ndiqet penalisht.

Prokuroria nuk duhet të vonojë vendosjen e menjëhershme nën hetim të Lulzim Bashës, sa kohë që çdo ditë që kalon është një mundësi më shumë për prishjen e provave dhe ka dyshime për përpjekje të Lulzim Bashës për të transferuar përgjegjësinë tek persona të tjerë”, shkruan Balla.

a.s/dita

March 20, 2018 13:17
Komento

1 Koment

  1. intelektuali March 20, 14:43

    PO PSE ME THIRRJE ENVERISTE SHOQERORE DO TA COSH NE PROKURORI LULZIM BASHEN O TAULANT XIBRAKA?

    Me mire na trego se ku kane shkuar “Peshqit e Medhenj te kokaines se Xibrakes” qe kishin hapur laboratorin me te madh ne Evrope me administrator nipin e Enverit

    sepse:

    LEKAT E RUSEVE I KA MARRE PRESIDENTI AMERIKAN SI DAROVITJE ALBANEZE PER NJE FOTO ME LULIN E SALIUT

    Cfare te keqe per amerikonet e Trumpit ka ketu?

    Ketu s’ka asgje te keqe per amerikonet, por ka te keqe per shqyptaret dru me pre qe nuk kane breke ne bythe, por darovisin Presidentin Miliarder Trump me 1/2 milione dollaro sic daroviste Enveri Miqte e tij komuniste ne Kohen e Qepes te Partise se Punes kur shqyptaret po vdisnin nga uria.

    E KEQJA ketu eshte se Kryeministri Yne Artist, Edi Rama e anatemoi me liber shpie Presidentin Trump nga CNN i financuar boterisht nga mafiozi George Soros dhe nuk la gje pa thene ne median boterore dhe prape i pagoi ne terrin e nates lobime misterioze per nje foto me ate qe e kishte anatemuar me pare.

    prandaj:

    Na mbetet te pyesim trimin e Xibrakes Taulant Balla:

    MIRE LULI TE IKE PER DHJAME QENI PER TRUMPIN PO EDVINI PER OBAMEN?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin