Lobimi në SHBA, Basha paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

June 19, 2019 10:45

Lobimi në SHBA, Basha paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është paraqitur këtë paradite në Prokurorinë e Tiranës, ku është thirrur për t’u pyetur për lobimin në SHBA.

Kreu i demokratëve është thirrur prej disa ditësh nga Prokuroria, ndërsa ishte urdhëruar shoqërimi i tij, nëse nuk do të paraqitej deri më 20 qershor.

Për këtë arsye, Basha ka vendosur sot të shkojë para prokurorëve, ku do të japë llogari për lobimin prej 650 mijë dollarësh në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017.

Në aktin “Ftesë për paraqitje” të datës 12 Qershor 2019, përcjellë me shkresën nr. 645 Prot. thuhej se Basha do të paraqitej në Prokurori për t’i njoftuar akuzën dhe për ta marrë të pandehur.

“Siç ju dhe opinioni publik jeni në dijeni, unë jam paraqitur në organin e prokurorisë mbi këtë çështje sa herë është kërkuar, në përputhje me ligjin. Këtë e kam bërë në respekt të plotë të ligjit, pavarësisht se në të gjitha rastet, thirrja e Kryetarit të Opozitës në prokurori mbi këtë çështje, është bërë gjithmonë pas paralajmërimit disa ditë përpara nga Qeveria dhe sa herë kjo e fundit ka qenë nën akuzë publike për skandale kriminale apo korruptive.”  shkruan Basha në letrën e tij.

Më tej argumenton se thirrje e prokurorisë nuk është në përputhje me detyrimin ligjor të Kodit të Procedurës Penale (KPP), neni 308, pika 3, i cili kërkon që ftesa për t’u paraqitur duhet të përmbajë “parashtrimin e përmbledhur të fakteve që rezultojnë nga hetimet e bëra deri në atë çast”.

j.l./ dita

June 19, 2019 10:45
Komento

5 Komente

  1. Gjon Leka June 19, 11:46

    Zagarët e Rusisë të japin llogari! Ajo që ka barë ky përbën tradhëti kombëtare, nuk është fjala për tifozllëk! Ky e ka lugën e çorbës së prishur.

    Reply to this comment
  2. MH June 19, 13:17

    Mire ne qe komentojme por komplet shtypi shqiptare asht i pa orientuem sic i takon shtypit te vertete.Kudo kerkojne te krijojne sensacione.
    Nji prokurori serioze.Kur te therret do te parashtroi fakte dhe do izolojne personin e thirrur.Ose te mos beje thirrje qe perfundon ne gafe.

    Reply to this comment
  3. Usa June 19, 13:58

    O lule te tradheton fytyra Shoku ta Fut saliu te coi te ruset e Panama paipers por shoku sali dhe te vret o lul dhe te ben pithtar demoracie.

    Reply to this comment
  4. prizem June 19, 14:59

    Tigri na u be kotele…

    Reply to this comment
  5. spata June 19, 17:00

    Si duhet marr kjo deklarate e Lulit . Prokurorija ska asnje fakte . Me thirren kot. Ska prova por nje plan i sajuar nga Rama .Kuptoni gje ju shqiptare se cfare ndodh po te thirret nje fukara .Kaq kaqola jane keta te prokurorise qe te therasin e te thone ne skemi prova per ty . Di ti gje se cfare thote Amerika per ty !!!!! Per cfare e thiri duke i treguar se dhe me force te marrin nese nuk pranon .Te thirren o Lul per te pare surratin tend apo te pini nje kafe .
    Nuk mendoj se Luli u thire kot sic thot ky hajdut e kriminel .Ndoshta keto jane levizjet e para qe do ti paraprijne nje arrestimi pa e njoftuar fare .Nuk bene vaki qe prokurorija ne keto situata te beje gabime te tilla. Dicka fshihet qe ne degjojme vetem Lulin .Ndoshta do te degjojme dhe konkluzjonet e vepres penale.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin