Lobimi në SHBA, Prokuroria kërkon nga KQZ pasqyrat financiare të PD

November 30, 2017 12:56

Lobimi në SHBA, Prokuroria kërkon nga KQZ pasqyrat financiare të PD

 

Prokuroria ka nisur hetimet për kontratën që Partia Demokratike ka lidhur me dy kompani lobimi në SHBA, pasi ka dyshime se opozita ka fshehur burimin e të ardhurave.

Prokuroria i ka bërë sot një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku i ka kërkuar pasqyrat financiare që ka dorëzuar PD.

Pas publikimit të lajmit me pretendimin se Basha ka fshehur burimin e financimit, prokuroria nisi verifikimet për burimet e financimit të Partisë Demokratike.

Prokuroria nisi verifikimet e kontratës 1 milion dollarë të lobimit të Partisë Demokratike në SHBA një javë më parë.

Ishte edhe Partia Socialiste më herët, që në disa dalje publike, i kanë bërë thirrje Prokurorisë për nisjen e hetimeve sa më shpejt të këtij skandali dhe i kanë kërkuar Bashës që të tregojë se ku i gjeti 1 milion dollarë.

November 30, 2017 12:56
Komento

1 Koment

  1. spartaku November 30, 19:17

    Prokuroria do beje sikur do hetoi,dhe ne fund do dalin me vendimin nuk eshte e vertete,si ajo e 230 miljon euro te rruges se kombit.Prokuroria e Saliut,do beje sikur ajo te bene gjemen,dhe bene “drejtesi”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*